Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë

Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë

Foto ilustruese

TIRANE- Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër Vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re. Magjistratët në fjalë do të jenë objekt i një verifikimi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të mundshme displinore, sa i takon ligjshmërisë së vendimeve të tyre në raport me dosjet që kanë pasur në duar. Për Komisionin e Vetingut, këto shkelje të dyshuara nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndëshkuar subjektet, por i ka referuar çështjet për verifikimin tek organi kompetentet. Pjesë e kësaj liste janë edhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani dhe Kostaq Beluri si dhe anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Brunilda Kadi. Për Besnik Canin, përveç referimit të katër çështje për verifikim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ka një rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për ta shkarkuar nga detyra, ndërsa vendimi për fatin e tij do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Magjistratët e tjerë që do të verifikohen për shkelje të mundshme në detyrë janë Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Krimeve të Rënda Tiranë, Zeqir Hoda, prokuror në Tiranë, Kastriot Selita, kryetar i Administratives së Apelit Tiranë, Vladimir Mara, prokuror i Krimeve të Rënda Tiranë, Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Alma Muça, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, Eloida Goxhi, drejtuese e Prokurorisë Berat, Esmeralda Keshi (Cami), drejtuese e Prokurorisë Dibër dhe Emona Muçi, kryetare e Gjykatës Pogradec. Të gjitha dosjet në fjalë do të shqyrtohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që është organi përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë pritet të ngrihet dhe të funksionojë gjatë vitit 2020, pasi aktualisht kandidatët për drejtimin e këtij institucioni janë në fazën e verifikimit. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë shihet si faktor kyç për të ndalur edhe kërdinë në gjyqësor me vendime arbitrare të grupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët nuk kanë shpresa për të kaluar Vetingut, por që po shfrytëzojnë ditët që u kanë mbetur duke marrë vendime dukshëm korruptive.

Masat e mundshme

Në nenin 105 të ligjit për statusin e magjistratit, parashikohen gjashtë masa disiplinore p të përshkallëzuara që mund të marrë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për gjyqtarët dhe prokurorët, sipas rëndësisë së shkeljes. Konkretisht parashikohet vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit, ulje në detyrë nga një pozicion më i lartë në një më të ulët, pezullim nga detyra për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet si dhe shkarkim nga detyra. Sipas ligjit për statusin e magjistratëve, shkarkimi i magjistratit nga detyra jepet si masë disiplinore vetëm kur shkelja është shumë e rëndë si dhe në rastin kur organi procedues çmon se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin e tij.

Vetingu i dytë

Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër Vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.

Masat e mundshme

Parashikohet vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit, ulje në detyrë nga një pozicion më i lartë në një më të ulët, pezullim nga detyra për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet si dhe shkarkim nga detyra.

Magjistratët që do të verifikohen për shkelje nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

1. Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KPK ka vendosur transferimin Transferimin e çështjeve pranë organit kompetent për inspektim e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, si më poshtë vijon: a) Praktikës së marrëdhënies juridiko – civile ndërmjet subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me shoqërinë “K…i” shpk; b) Dosjes së procedimit penal me nr. 1079 të vitit 2012 si dhe praktikës për përfitimin e statusit të familjes së pastrehë në bazë të vendimit nr. 14 të datës 28.03.2013 të Këshillit Bashkiak Fier; c) Çështjes nr. 1290 të vitit 2015, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; d) Çështjes nr. 1380 të vitit 2006, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

2. Brunilda Kadi, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. KPK ka vendosur transferimin transferimin e çështjes civile të regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr. 9821/1649, datë 23 maj 2017, pranë Organit Kompetent për  inspektimin e shkaqeve për inspektimin e shkaqe.

3. Kostaq Beluri, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KPK ka vendosur transferimin e çështjes që i përket procedimit penal nr. 3, viti 2016, pranë organit kompetent për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

4. Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Krimeve të Rënda Tiranë. KPK ka vendosur transferimin e dosjes, që i përket çështjes penale nr. 129 te vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

5. Zeqir Hoda, prokuror në Tiranë. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, KPK ka vendosur të përcjell për vlerësim etik dhe profesional pranë organit kompetent dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

6. Kastriot Selita, kryetar i Administratives së Apelit Tiranë. KPK ka vendosur transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të dosjes që i përket çështjes administrative me palë ndërgjyqëse paditëse shtetasin me inicialet B.V dhe të paditurin, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, përfunduar me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit nr. 309 datë 06.02.2019.

7. Vladimir Mara, prokuror i Krimeve të Rënda Tiranë. KPK ka vendosur të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

8. Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë. KPK ka vendosur transferimin e praktikës së marrëdhënies së punës të z. A. M. me Prokurorinë e Apelit Tiranë, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

9. Alma Muça, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. KPK ka vendosur transferimin e çështjes për kallëzimin penal të kryer nga prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e vitit 2015, për çështjen e njohur mediatikisht si “Masakra e Çoles”, pranë organit kompetent për t’u marrë parasysh për vlerësimin periodik të subjektit të rivlerësimit.

10. Eloida Goxhi, drejtuese e Prokurorisë Berat. KPK ka vendosur transferimin e çështjes nr. 420 datë 20.05.2013, pranë organit kompetent për inspektim, për shkaqe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.

11. Esmeralda Keshi (Cami), drejtuese e Prokurorisë Dibër. KPK ka vendosur të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent, një çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025