Ekskluzive/ 2 ditë pas Promemories 
Trebeshina: Partia të më japë dorën 

Ekskluzive/ 2 ditë pas Promemories <br />Trebeshina: Partia të më japë dorën 
TIRANE- Një dokument 6 faqe i daktilografuar, firmosur në fund nga Kasem Trebeshina, nisur në Komitetin Qendror të PPSH, ngre pikpyetje të mëdha rreth “Promempries”, letrës së famshme që Trebeshina ia kishte nisur Enver Hoxhës më 1953.

Çfarë lidhje ka ky dokument, i cili ruhet në dosjen gjyqësore të Kasem Trebëshinës, i papublikuar asnjëherë më parë, me “Promemorjen” e bujshme?
Promemorja, u shkruar në 5 tetor 1953. Dokumenti u botua i transkriptuar pas rënies së regjimit, dhe rreth tij janë hedhur shpesh dyshime, pasi nuk është botuar asnjëherë i shoqëruar me  facsimilet e tij. Në këtë Promemorie, Trebeshina i tërheq vëmendjen numrit 1 të piramidës së regjimit komunist se në Shqipëri, si në letërsi ashtu edhe në politikë po zbatoheshin praktikat e regjimti të Luigjit Katërmbëdhjetë.(Për kujtesën e lexuesve do të sjellim të plotë edhe tekstin e Promemorjes.)

Një tekst jashtëzakonisht i guximshëm për kohën, me të drejtë ai u konsiderua për vite me rradhë si shfaqja më e pastër e disidencës së shkrimtarit.
Por në dosjen gjyqësore, ku janë trajtuar me imtësi thuajse të gjithë akuzat ndaj tij, nuk ekziston “Promemorja”. Në këtë dosje reflektohet rreth një letre që Kasem Trebeshina i kishte dërguar Komandantit të Përgjithshëm (Enver Hoxhës) në ditët e para të tetorit, (nuk saktësohet data). Çfarë i shkruante Trebshina Hoxhës në atë letër? A është ajo letër, Promemorja e shumëpërfolur? Ku ndodhet sot ai dokument?

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg