Ekskluzive|23 bashki pa shërbim
zjarrfikës, 70% mjeteve të vjetra

Dy vite pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale e cila shërbimin zjarrfikës ia kaloj në varësi pushtetit lokal, situata paraqitet në kufijtë e skandalit.

Një investigim ekskluziv i Report Tv ka zbuluar se nga 61 bashki në vend, shërbim zjarrfikës ofrojnë vetëm 38 prej tyre, ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston.

Kjo situatë ka sjellë edhe pasojat katastrofike nga zjarret në disa zona të vendit, ku flakët po bëjnë masakër ndaj pyjeve, ndërsa rrezikojnë edhe banesa. 

Kreu i Zjarrfikësve, Kristuli: S'kemi mjete ajrore
Kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70% dhe ato janë të vit prodhimeve 1960-1970-1980.

Po sipas Kristulit në inventarin e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës nuk ekziston asnjë mjet ajrorë për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion.
kristuli
(Drejotir i Shërbimit Zjarrfikës në MB, Alfred Kristuli)

Pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut.

Një tjetër mangësi e shërbimit zjarrfikës është edhe autoshkalla e cila disponohet vetëm në 10 qytete, por një pjesë e madhe e zonave urbane dhe pse zjarret mund të bien në katet e larta, ky shërbim nuk ofrohet.

Një situatë të tillë për Rreport Tv e konfirmoi dhe Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i cili bëri apel për më shumë investime.

"Është e domosdoshme që vetë shteti të ngrejë flotën ajrore, të operacioneve ajrore për fikjen e zjarrit në pyje dhe kullota", tha Prençi. 

Reforma Territoriale: Kryebashkiakët përgjegjës
Me ligjin 15/2015 shërbimi zjarrfikës i kalon për kompetencë dhe varësi bashkive dhe në nenin 9-të të tij saksionohet përgjegjësia e çdo kryebashkiaku si më poshtë:

Kryetari i bashkisë ka këto përgjegjësi: a) merr masa për ngritjen dhe kompletimin me mjete e pajisje të stacioneve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin, të shërbimit të MZSH-së në territorin e bashkisë, sipas standardeve enormave në fuqi; b) planifikon fondet e shërbimit të MZSH-së, nga buxheti i bashkisë, për çdo vit; c) siguron gatishmërinë e përhershme të stacioneve të shërbimit zjarrfikës me automjete, pajisje speciale, personel zjarrfikës dhe i vë ato në dispozicion për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin jetës, pronës, në çdo rast aksidenti, incidenti apo fatkeqësie dhe emergjencash të ndryshme në territorin e bashkisë.

kush eshte pergjegjes per zjarrefikset
(Përgjegjësitë e kryetarit të bashkisë sipas ndarjes së re territoriale)

Lajmet minutë pas minute, situata e zjarreve në gjithë vendin:

Ora 10:05 Zjarr në malin e Shanicës në orët e vona
Një zjarr ka rënë në orët e mbrëmjes në malin e Shashicës mbi zonën e Ujit të Ftohtë duke djegur shkurre.

Ndërsa është përmirësuar situata me zjarret në fshatin Duakt, rrezikon ende parku i Llogorasë, ku zjarrfikësit kanë marrë masa duke ndërhyrë që zjarri të mos përparojë në pishat e parkut.

Problem me zjarret ka edhe tek mali i Karaburunit ku janë dy vatra zjarri të cilat ende vijojnë të djegin masive me shkurre dhe pemë. Po ashtu dy avionë që do të ndihmonin për fikjen e zjarrit ende nuk kanë mbërritur në këtë zonë

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025