Ekskluzive/ 4 muaj pas zhdukjes, babai i Elvis Troqes për Report Tv: S’kam shpresa se është gjallë, dua një eshtër ku ta qaj

Babai i Elvis Troqes, Krenar Troqe flet ekskluzivisht në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha, 4 muaj pas zhdukjes së djalit të tij. Intervista transmetohet në emisionin Repolitix Report Tv, ku i ati thotë se ka humbur çdo shpresë për t’a gjetur të gjallë, Elvisin.

Krenar Troqe rrëfen me data dhe të dhëna konkrete momentet e zhdukjes së djalit, por edhe sqaron se zhdukja e tij nuk lidhet me Albano Xhaferrin, pasi sipas tij, Xhaferri dhe Elvis Troqe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ai thotë se nuk ka patur kërcënime direkte por se indirekt është ndierë i shqetësuar për djalin tjetër të tij.

Intervista e plotë

Kontakti i fundit me djalin tuaj, si ka qenë?

Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllain dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta tek shtëpia dhe ngatërrova dhe derën, nuk i rashë derës së saktë. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin.

Kur shkuat tek lokali, nga sa kujtoni, telefonin e kishte aty?

Po, telefoni ishte aty, edhe kafenë sa e kishte marrë. Kishte kaluar një makinë, i ka rënë bories dhe djali është çuar dhe ka shkuar atje. Kur shkoi tek makina, bënte muhabet nga sporteli, pas kësaj hipën në makinë. Një person, që unë dyshoj se ka sinjalizuar ka qenë përballë makinës së tij.

Nga pozicioni i makinës dukej tavolina?

Tavolina duket, por rruga jo. 

Që nga momenti kur doli nga shtëpia derisa e kanë thirrur tek makina sa ka zgjatur, sa minuta?

Punë 3-5 minutash, e kemi afër lokalin. Të gjitha, telefon, paketë, çakmak, ujë e kafe, ishin të pangacmuara. Pyeta shokun, më tha që djali iku të takonte Inin. Unë di që ka thënë se “Ika me Inin”. Tani unë nuk mund të flas dot se cfarë është bërë me të, unë di kaq. Këtë e ka thënë dhe në Polici. Di që ka hipur në makinë me të. Kanë kaluar 4 muaj e ca, këta më kanë thënë se kam takuar prokurorin dhe thotë se po punojnë. Ardi Veliu më ka thënë se po punon. Me të Policisë unë nuk kam probleme. Këta më thonë që po punojnë.

Fakti se djali juaj ka dalë pa telefon e paketë, dmth se personi që e ka thirrur ka njohje me të? Shoku i tij ku është?

Ai është fshehur. Ai ka qenë 6 orë në polici, ka dhënë të dhënat e tij.

Kamerat e sigurisë së bizneseve i keni parë?

Unë të miat i kam në rregull, këta më thonë se nuk duket gjë është turbullt.

Nga kamerat deri ku shihet lëvizja e makinës?

Deri tek VEFA dhe kthehen tek rruga e re që është bërë tani, Rexhina.

Sa makina ishin, një apo dy?

Këta më thonin se ishin 3 makina në filmime, policat, ka qenë me personin që e ka marrë në telefon dhe i ka rënë vërdallë lagjes. Se kush ishte, nuk e di.

Ka patur probleme më parë?

Jo, më herët bëri një rrugë në Itali dhe u kap. Në vitin 2015.  Ishte me dy italianë. Bëri një vit burg, doli me arrest shtëpie. Nuk qëndroi për arrest shtëpie dhe erdhi në Vlorë. Nuk kishte probleme, e kam pyetur.

E keni ruajtur ato kohë?

Jo, asgjë. Më pas iku tek një djalë i hallës sime. Shkoi njëherë në Belgjikë, u prish me të, kur ra në burg, ai shfrytëzoi dobësinë time dhe u lidh me atë avokatin, unë  e kërkoj dhe nuk më vjen.

Sa kohë bëri burg në Itali?

1 vit. S’kishte asnjë lloj problemi. Ky tani nga kushtet që kishim ne iku prapë tek ai. Iku në Belgjikë në janar ose shkurt. U kthye në korrik. 12 ditë kishte që kishte ardhur. Bëri një martesë, ndërroi pasaportën dhe mori mbiemër tjetër.

Iku në Belgjikë me rrugë tokësore.

Folët me të në atë periudhë?

Po, kam folur. Këtij djali që mendojmë se e ka marrë i ka ndodhur një aksident. I kanë vënë tritol, në atë kohë djali im ishte në burg në Itali. Nuk ka qenë djali im. Ky në Belgjikë më thotë se nuk kemi probleme me ta. Por llafet që dëgjoj në Vlorë janë se njerëzit me të cilët kishte probleme janë në Belgjikë.

Pse u kthye nga Belgjika?

U kthye se me djalin e hallës kishte një qejfmbetje dhe se kishte ditëlindjen e mamasë. Qejfmbetja nuk ishte problematike. I tha, unë nuk rri më këtu.

Me Albano Xhaferrin ka patur njohje?

Jo, nëse janë njohur në Belgjikë tani se më para s’kanë patur asnjë njohje. Kanë qëndruar në të njëjtin qytet në Belgjikë.

E keni pyetur nëse kishte probleme?

Jo, më ka thënë se nuk kishte probleme, rrinte me shokët deri në 2 të natës. S’kemi konstatuar asnjë problem.

Kur djali s’u kthye më në lokal, ju e kishit lenë që në 21:00 të mblidheshit, a shkuat direkt në polici?

Atë ditë unë kam shkuar dhe mora një njeri që njoh, i tregova problemin. Ik më tha atje bëj denoncim. OPGJ më thotë, se i thashë dua të më regjistroni kamerat e zonës se ata janë tipa që i fshijnë. OPGJ më tha se nuk është në kompetencat e mia. I thashë që e lemë më kaq. Më merr shoku të nesërmen, më thotë ik urgjentisht bëj denoncimin. Vajta bëra denoncimin, erdhën ata morën kamerat.

Si e nisën kallëzimin, me idenë për largim pa leje apo?

Prokurori më tha fillimisht do e marrim për vrasje. Unë pashë që në Vlorë s’kishte reagim, përveç reagimit të drejtorit. Ardi Veliu dërgoi këta të Krimeve në Vlorë. Pashë që kishte ecuri. Prokurori më tha, që ta marrin Krimet e Rënda duhet të bëhet rrëmbim personi. E mori, dosja erdhi këtu, personi që akuzohet për marrje po këtu. Shoferi i makinës, thotë që e kisha unë makinë n atë ditë. Përderisa e kishe ti atë ditë, si merresh dhe lëshohesh ti? E kanë marrë dhe e kanë lëshuar,  Krimet e Rënda e kanë kthyer prapë dosjen, se ky është larguar me dëshirë dhe nuk quhet rrëmbim. S’di si ta quaj, kur unë kam 4 muaj pa kontakt me djalin.

Keni patur ndonjë informacion se ku mund të ndodhet djali juaj?

Kam  dëgjuar shumë budallaqe, por jo për vendodhjen e djalit.

Çfarë shpresoni?

Unë nuk kam shpresë, kërkoj që në daç t’i mbajnë në burg, në daç t’i presin, në daç t’i vrasin, dua që një ditë të gjej edhe një eshtër të djalit, të mos e qaj rrugëve, ta qaj në një varr, kaq kërkoj.

Gjatë kësaj kohe, a keni krijuar ndonjë ide për çfarë arsye është rrëmbyer?

Unë kam dëgjuar dy arsye, sesa janë të vërteta nuk e di. Kam dëgjuar se mund ta kenë marrë për dëshmitar për çështjen që ka qenë në Belgjikë, me personin në fjalë.

Kam dëgjuar edhe se ky ka qenë në dijeni për ardhjen e Albano Xhaferrit. Këto janë hipoteza. Kam folur në prokurori dhe më kanë thënë që është prokuror i mirë.

Takova Arta Markun me kërkesë zyrtare, unë nuk jam në një fazë që të vij të bëj takime për të kaluar kohën, vij kërkoj atë që kam të drejtë.

Keni patur shqetësime apo sinjale të tjera?

Sinjale me gojë ndoshta s’kam patur, por kam patur lëvizje të tjera. I kam thënë dhe drejtorit të Policisë, i kërkova të krijohej mundësia që djalin tjetër t’a largoj nga Shqipëria. I thashë, më vini një kamerë ballë për ballë tek shtëpia, se mund të ndodhë një çudi më e madhe. Më thanë se bëjmë ne këtë, duhet t’a bësh vetë ti. Unë s’blej dot bukën.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, çfarë iu kanë thënë?

Më kanë thënë që po punojmë. Për punën e makinës, më thanë që e kapëm dhe e lëshuam. Herën e parë ka thënë se nuk ishte makina e tij. Kur e kanë marrë për herë të dytë, thotë se atë ditë makinën e ka patur në lavazho. I pyeta në cilën lavazho ka qenë.

Kur ndodhi ngjarja ka patur mbi të masë sigurie?

Për këtë që ka marrë djalin ka qenë me arrest shtëpie. Si ka dalë ai? A ka ligj?

Djali la telefonin në tavolinë, e sekuestroi prokuroria?

Po, i kanë ata, s’më kanë dhënë asnjë të dhënë. Më thanë që e kanë si provë.

Apeli juaj i fundit për institucionet?

Isha 4 ditë më parë me gruan. Iu thashë, s’dua asgjë, zbatoni ligjet. Unë dua edhe një eshtër që të di ku t’a qaj. Me ta bëni çfarë të doni.

Ju s’keni më shpresë se djali është i gjallë?

S’ma merr mendja, s’kam më besim.

****

Elvis Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës. Report Tv publikoi ekskluzivisht videon e momentit kur Troqe hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 

Fillimisht u raportua se dy të rinjtë, Elvis Troqe dhe Albano Xhaferri ishin kthyer së bashku nga Belgjika dhe zhdukja e tyre u dyshua se kishte lidhje me prishjen e pazareve të drogës atje.

Në dëshmitë e siguruara më herët nga Shqiptarja.com, mësohet se Albano Xheferri është vrarë me çekiç në kokë me urdhër të Edison Harizajt, ky i ekzekutuar dy javë më parë në një atentat në Durrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 29/11/2018 00:37

    kan ardh ca nga spanja

    Përgjigju
  • Loni: 22/11/2018 22:45

    Nje bie njemij ngrien

    Përgjigju
  • Vlora: 21/11/2018 22:25

    Po per cibuk spiunin te penduarin e fierit sna that gje sot pritem kot gjer tani keto i dim te gjitha

    Përgjigju
    • Fraiku: 22/11/2018 12:39

      Kur i di te gjitha na thuaj ndonje gje se pervec emrit te Init qe e di gjithe Vlora qe e ka bere ai nuk morrem vesh gje. Ky prind te dhimbset por nuk kuptohet shqetesimi i tij kur e ka ndjekur djalin 5 minuta pasi kishte dale nga shtepia, shqetesimi i menjeherehem etj Pra ai e di mire se cfare problemi kishte dhe me e kishte djali. Ndoshta ja ka treguar policise. Gjithesesi te dhimbset shume. Ky tjetri qe ka qene ne tavoline qenka fshehur, ndersa ai qe kane ndaluar ka frike te flase se kush e di si e kercenojne ose nuk di gje fare. Uroj sinqerisht qe pavarsisht ngatersave jo te vogla qe ka patur i biri, te jete gjalle ose te pakten ti gjejne eshtrat nese eshte e kunderta.

  • Kurioziteti: 21/11/2018 21:47

    Kush eshte kapoja i bandes se cameve qe jep urdhra nga belgjika per ne qe nuk jemi nga vlora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime