Ekskluzive/ 5 parti përjashtohen nga zgjedhjet 2021, nuk kthyen paratë që morën nga buxheti i shtetit! Në listë dhe Kujtim Gjuzi

Ekskluzive/ 5 parti përjashtohen nga zgjedhjet 2021, nuk kthyen paratë që morën nga buxheti i shtetit! Në listë dhe Kujtim Gjuzi

Pesë parti politike janë përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhjet ardhshme parlamentare të 2021, pasi nuk kanë kthyer paratë që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga buxheti i shtetit, për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Partitë e përjashtuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë Partia Aleanca Arbnore Kombëtare me kryetar Gjet Ndoj, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 441.688 lekësh, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 514.910 lekësh, Partia e Pajtimit Kombëtar me kryetar Spartak Bodi, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 162.500 lekësh, Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet me kryetar Kujtim Muça, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 162.500 lekësh si dhe Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, i cili nuk ka shlyer detyrimin prej 162.500 lekësh.

Përveç përjashtimit nga zgjedhjet e ardhshme, këto pesë parti nuk do të përfitojnë asnjë lekë nga buxheti i shtetit për pesë vitet e ardhshme. Çfarë ka ndodhur? KQZ u jep partive para paradhënie që të përballojnë fushatën zgjedhore. Që të përfitojë para nga buxheti i shtetit, një parti duhet të marrë jo më pak se 0,5 për qind të votave në shkallë vendi. KQZ-ja përllogarit shumën që i takon secilës parti, duke shumëzuar vlerën në para të një vote të vlefshme, me numrin e votave të vlefshme që ka marrë secila parti në zgjedhje e fundit. Por, sipas ligjit zgjedhor, nëse partitë marrin me pak se 0,5 për qind të votave në zgjedhjet radhës për të cilat kanë marrë paratë ose marrin më pak vota se sa në zgjedhjet paraardhëse, duhet të kthejnë diferencën e parave.

Sipas nenit 87, pika 8 të Kodit Zgjedhor, partia, e cila nuk kthen fondet përkatëse, brenda 90 ditëve, humbet të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesëtare e ndonjë koalicioni. Pesë partitë e sipërpërmendura nuk kanë kthyer paratë brenda afatit të parashikuar në ligjin zgjedhor. Ndërkaq, partitë që marrin më shumë vota se sa kanë përfituar para paradhënie, do të marrin para shtesë nga KQZ për çdo votë që kanë marrë më shumë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 17/05/2020 21:13

    Po nuk e beri Rama kete vend, nuk ka per tu bere me.

    Përgjigju
  • Adriatique: 16/05/2020 21:53

    Shqiperia do behet, te rrojë partia.

    Përgjigju
  • Leli: 16/05/2020 19:13

    Partia republikane Partia demokracia sociale.pbdnj. Partia e nard ndokes dhe nja 10 parti te tjeta si keto. Skane asnje elektorat. Dhe marin leket tona. Turp qe ska njerinte thote mjaft kesaj vjedhje me lekete e populit per te paguar makinat dhe zyrat e ketyre mostrave. Po behe kete vend o edi behe. Se ska me kohe Mjaft me me kete lloj politike. Depolitizo administraten dhe aty fillon shteti vertet

    Përgjigju
  • Pipo: 16/05/2020 18:53

    Po PD i pagoi leket e gjobes 120 mije euro?

    Përgjigju
  • LORA: 16/05/2020 18:21

    Pse vetem pese parti? Jane shume shushunja-parti qe duhen sikterisur pergjithmone nga skena,jane nje kosto kriminale per parane publike shqiptare Tung.

    Përgjigju
    • Vetem: 16/05/2020 18:58

      Partine e te madhit te medhenjve Krytar i Budallenjve Nard Noka mos perjashtohet

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë