Ndërsa Gjergj Fishta dërgjej i sëmurë në spitalin e Shkodrës në muajt e parë të 1939, priste me shpresë një ndihmë financiare nga qeveria e kohës. Por ish-minstri i Brendshëm i atëhershëm Musa Juka nuk i përgjigjej kërkesave të njëpasnjëshme të prefektit të Shkodrës për ta ndihmuar poetin e sëmurë.
Pas shumë ndërhyrjesh prej Prefektit Javer Hurshiti ndihma prej 500 franga ari iu dorëzua poetit, pasi u lëvrua nga fondi i emigrantëve në prefekturën e Shkodrës. Kjo pasi prefekti pas shumë përpjekjesh e kishte bindur Musa Jukën, i cili gjithsesi i kishte bërë një pabesi.
Ndërsa prefekti i kishte kërkuar që këtë ndihmë Juka ta lëvronte nga fondi sekret i Ministrisë së tij, ai i kishte thënë që këtë shumë ta merrte nga fondi i emigrantëve. Prefekti Hurshiti e kishte bërë këtë veprim, duke shpresuar se shuma do të zëvendësohej nga fondi sekret i Minsitrisë që drejtonte Musa Juka. Por ky i fundit i kishte dalë fjale.
Ndaj në qershor të 1939, ish prefekti i Shkodrës Javer Hurshiti (tashmë siç duket nga shkresat ishte zëvendësuar) ia parashtron këtë çështje ministrit të brendshëm Maliq Bushati. Ngjarjet e kësaj situate delikate zbulohen në katër dokumente të ruajtura në fondin e Ministrisë së Brendshme, dosja 102, të cilat tregojnë në detaje se si është zhvilluar komunikimi shtetëror dhe që ne po i sjellim të plota si më poshtë.
/Shqiptarja.com