TIRANE- Marrja e presidemncës nga ana e Shqipërisë në Shoqatën e Studimeve të Europës Juglindore në vitet ‘73-‘74, ngjalli shumë dikutime në strukturat qeveritare shqiptare.
Presidenti i mundshëm do të qe Aleks Buda, i cili atëkohë mbante postin e zv.presidentit të AIESEE-së e njëkohësisht ishte kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave.
Por për shumë arsye, një pjesë e të cilave nuk na bëhen të qarta nga dokumentacioni që posedojmë, Aleks Buda nuk mund të bëhej president i AIESEE-së. Nga dokumentet kuptojmë se Budës iu mohua me urdhër nga lart, pjesmarrja në konferencën paraprake të mbajtur në Ankara dhe Stamboll në tetor 1973. U tha që Buda s’mund të shkojë në Ankara se ka angazhime si kryetar i Akademisë.
Po ashtu nga dokumentet, pikërisht nga dokumenti që sjellim sot mësojmë se Buda dërgoi edhe një letër dorëheqjeje nga posti i zv.presidentit që mbante në atë kohë. Të dërguarit në Ankara Androkli Kostallari dhe Stefanaq Pollo, në raportin e tyre mbi takimin atje shkruajnë për çështjen e Aleks Budës: “U aprovua njëzëri (pasi u lexua tërësisht letra e prof. A. Budës mbi tërheqjen e tij nga funksionet në AIESEE) që A. Kostallari të jetë anëtar i Byrosë e Nënpresident i AIESEE-së, dhe S. Pollo – anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të saj”.
Pra nga ky moment Aleks Buda nuk kishte më asnjë lidhje me shoqatën e studimeve të Europës Juglindore. Hapat e më tejshëm për t’u tërhequr plotësisht nga kjo organizatë shkencore, do të hidheshin në vijim. Shkresat mes Komitetit Qëndror dhe Akademisë së Shkencave vijojnë për të argumentuar dhe shpallur vendimin e refuzimit të presidencës në këtë organizatë. Madje vula duket sikur vihet nga një shenim i Ramiz Alisë ku thotë: “të mos vihet kandidatura jonë”. Mw poshtw po sjellim pjeswn e parw tw raportit tw hartuar pas kthimit nga Ankaraja nga studiuesit shqiptarw Androkli Kostallari e Stefanaq Pollo.
/Shqiptarja.com