Ekskluzive/Ana e errët e
administratës, shkeljet e rënda 

Ekskluzive/Ana e errët e<br />administratës, shkeljet e rënda 
Administrata shtetërore nuk është ajo që duket.

Dy rezoluta të Kuvendit, për veprimtarinë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Departamentin e Administratës Publike konfirmojnë emergjencën dhe domosdoshmërinë e reformës në administratë, reformë e cila do të jetë prioriteti numër një për qeverinë ‘Rama 2’.

Duke analizuar punën vjetore të KMSHC, Parlamenti ka miratuar një dokument, në të cilin konstatohen 12 abuzime të rënda në piramidën e administratës publike, duke legjitimuar kësisoj nismën e kryeministrit për shkundjen e zyrave të shtetit. Përpos të tjerave, dokumenti konstaton emërime të paligjshme si dhe mungesa në përshkrimin e punës së punonjësve.

“Komisioneri, gjatë kryerjes së mbikëqyrjeve, inspektimeve në institucionet e administratës shtetërore dhe në njësitë e qeverisjes vendore, ka konstatuar të njëjtat problematika si një vit më parë, si: emërime në kundërshtim me ligjin, deklarime të statusit të nëpunësit civil pa përmbushur kriteret për të qenë nëpunës civil, mosdeklarime të statusit të punësimit, ndërprerje të marrëdhënies së punësimit në shërbimin civil me akte kolektive, mostrajtimi pa të drejtë i disa pozicioneve të punës si pjesë e shërbimit civil, paqartësi në përdorimin e instituteve të ligjit gjatë procedurës së ngritjes në detyrë, mangësi në ndarjen dhe përcaktimin e drejtë të raportit të pozicioneve të punës me legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punësimit në shërbimin civil, mungesa e planit vjetor të pranimeve të reja në shërbimin civil, moskryerja e procesit të vlerësimit të rezultateve në punë të nëpunësve, emërime pa respektuar rregullat e pranimit në shërbimin civil, mungesa e përshkrimeve të punës ose mangësi në dokumentacionin që duhet të përmbajë dosja e personelit”, thuhet në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë të thellë dhe të gjithanshme në administratën publike, në kuadër të motos ‘të çojmë tepsinë për skrap’. Kjo moto nënkupton largimin nga zyrat e shtetit të militantëve partiakë, të cilët e kanë punën në administratë si dhuratë nga parti të caktuara politike. 

Propozimi 

Përpos konstatimeve, duke iu referuar gjithnjë gjetjeve në raportet vjetore të KMSHC dhe DAP, Kuvendi kërkon inspektime dhe hetimit administrativ në rastet e informacioneve të paraqitura nga nëpunës civilë për shkelje.

“Të vijojë procesi i mbikëqyrjes/inspektimit të përgjithshëm ose tematik; mbikëqyrjes orientuese për procedurat e pranimit në shërbimin civil, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë pranë Departamentit të Administratës Publike dhe institucionet e administratës vendore si dhe mbikëqyrjes orientuese për procesin e pranimit në TND; hetimit administrativ në rastet e informacioneve të paraqitura nga nëpunës civilë, ose burime të tjera për miradministrimin e shërbimit civil; si dhe verifikimit të zbatimit të vendimeve paralajmëruese nga subjektet që i janë nënshtruar procesit të kontrollit, duke përdorur mjetet ligjore të parashikuara në ligj për të siguruar zbatimin e tyre”, thuhet në rezolutë. 

Rekomandimet e Kuvendit për KMSHC
 
Për vitin 2017, Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e
Shërbimit Civil, që:

1. Në përmbushje të kompetencave që i ka ngarkuar ligji nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, për të mbikëqyrur, kryesisht ose me kërkesë të institucioneve, zbatimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil në të gjitha institucionet që punësojnë nëpunës civilë, të vazhdojë të maksimalizojë përpjekjet për ta orientuar procesin e mbikëqyrjes jo vetëm drejt respektimit të kërkesave ligjore, por edhe përmirësimit të standardeve që mundësojnë parandalimin e shkeljeve.
 
2. Të vijojë procesi i mbikëqyrjes/inspektimit të përgjithshëm ose tematik; mbikëqyrjes orientuese për procedurat e pranimit në shërbimin civil, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë pranë Departamentit të Administratës Publike dhe institucionet e administratës
vendore si dhe mbikëqyrjes orientuese për procesin e pranimit në TND; hetimit administrativ në rastet e informacioneve të paraqitura nga nëpunës civilë, ose burime të tjera për miradministrimin e shërbimit civil; si dhe verifikimit të zbatimit të vendimeve paralajmëruese nga subjektet që i janë nënshtruar procesit të kontrollit, duke përdorur mjetet ligjore të parashikuara në ligj për të siguruar zbatimin e tyre.
 
3. Në kuadër të praktikës së krijuar nga institucioni i Komisionerit gjatë këtyre dy viteve të funksionimit të tij, të vijojë t’i ofrojë mbështetje dhe asistencë teknike njësive të administrimit të burimeve njerëzore, për të zbatuar drejt ligjin, duke përdorur metoda të ndryshme si: asistenca teknike e ofruar nga stafi i Komisionerit, hartimi i udhëzimeve ose rregulloreve për aspekte të ndryshme të administrimit të shërbimit civil.
 
4. Komisioneri të vazhdojë përpjekjet për të mundësuar krijimin e një sistemi të mbikëqyrjes digjitale efikas, dinamik, që ndjek në kohë reale çdo ndryshim që ndodh në lidhje me administrimin e shërbimit civil nga çdo njësi e menaxhimit të burimeve njerëzore pranë çdo institucioni dhe për çdo nëpunës civil, me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe reduktimin e kostove sociale dhe financiare në buxhetin e shtetit.
 
5. Të vijojë përpjekjet për të rritur bashkëpunimin me institucione të ngjashme në rajon dhe më gjerë ose organizma që operojnë në fushën e administratës publike, në përgjithësi, dhe administrimit të shërbimit civil, në veçanti, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga përvoja e tyre, në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe arritjes së standardeve evropiane.

dokumenta administrata

dokumenta adminsitrata
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë