EKSKLUZIVE/ Atentati në Francë, flet vëllai i biznesmenit Ylli Bezhani: U vra se i doli para atentatorit për të mbrojtur djalin dhe nipin! Kishin dalë të hanin pica

FRANCË- Saimir Bezhani, vëllai i sipërmarrësit të ndërtimit Ylli Bezhani, i cili mbeti i vrarë të dielën në Francë në një intervistë ekskluzive për Report Tv zbulon detaje nga atentatin ku mbeti i vrarë 47 vjeçari dhe u plagosën djali i tij dhe dhe djali i Yllit. Saimiri thotë se autori është identifikuar nga nipi dhe djali i tij si fytyrë, por autoritetet franceze refuzojnë t’iu tregojnë identitetin e plotë.

"Ditën e dielë vëllai, nipi dhe djali im dolën në darkë për të darkuar jashtë. Në një lagje në Grenovël, morën pica për të ngrënë. Një shqiptar, thonë kështu pasi ne nuk e dimë, - s’jemi informuar ende nga policia sepse ngjarja është në hetim - erdhi me motor me bateri,  nxjerr dy armë e godet drejtëpërdrejtë. Im vëlla del ballë përballë personit për të mbrojtur dy djemtë. E im vëlla vdiq"

Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës individual me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve.

Saimir Bezhani për Report Tv hedh poshtë versionin që është shpërndarë në media se vëllai i tij është vrarë për shkak të përplasjeve mes grupeve 

'Po hidhet baltë mbi të vdekurin për të shitur një lajm dhe kjo është skandaloze. Vëllai im ka që në 2000 në Bordo. Është sipërmarrës ndërtimi me licencë që nuk e kanë diskutuar as policia në Francë dhe as tatimet. Kur pashë komentet se kështu ndodh me bandat. Djali im, nipi dhe vëllai ishin me pica në dorë. Nëse quhet bandë kur je me pica unë jam i irrituar' thotë ai për Report Tv.

Vijimi i intervistës

Report Tv: Ju thoni se nuk ka asnjë lidhje smes vëllait tuaj dhe çfarë përshkruhet si aktivitet kriminal bandash apo jo

Saimir Bezhani: Unë kam ardhur të hënën këtu pasi mora vesh vdekjen e të vëllait pasi unë jetoj në Bordo. I pashë edhe këtu portalet dhe gazetat e frances por si vura rëndësi pasi e kuptoj racizmin e tyre sa e morën vesh që janë shqiptar por ama që të godasim njëri tjetrin.. Mirë që na goditën me armë, por të na godasin edhe në këtë mënryë, nuk e pranoj dot dhe nuk më vjen mirë. Nuk ia uroj askujt të ndodhë. Ata janë azilantë personat që ishin present.

Report Tv: Në çfarë rethanash ka ndodhur ngjarja. Përse është qëlluar në drejtim të vëllait tuaj. A ka një version, a ke marrë përgjigje?

Saimir Bezhani:  Ky djali, 25 vjeç thuhet nga policia ka ardhur me dy armë në dorë. Ka goditur drejtëpërdrejtë. I ka thënë. Kush jeni ju? I ka drejtuar armën drejtëpërdrejtë. Vëllai im ka dalë përpara dy fëmijëve për ti mbrojtur. Pa asnjë lloj motivi. As policia nuk ka motiv.

Report Tv: A e ka njohur agresorin më përpara, a ishte fytyrë që njihej?

Saimir Bezhani:  Jo për fytyrë e kan ëparë në moment. Djali im dhe nipi e kanë identifikuar në polici. Uroj që të mos I ndodhë atyre kjo që ndodhi ne. Ose verifikoje dhe dakord shkruaje atë që ke gjetur. Vëllai im ka që në vitin 2000 deri të dielën çdo sekondë, e ditë me djersë. Çdo pasuri e ka vënë me djersë. Nuk ka ndonjë pasuri të madhe. Një shtëpi dhe familjen e vet, që është pasuria më e madhe. Ai na vrau me armë të tjerët na vrasin me fjalë e thashetheme.

Report Tv:  Personi që ka qëlluar në drejtim të vëllait vijon të jetë në kërkim?

Saimir Bezhani: Po është në kërkim në interpol

Report Tv:  Gjatë këtyre viteve që ju përshkruat aktivitetin e vëllait tuaj a ka pasur probleme me drejtësinë më herët, me cfarë aktiviteti është marë në Francë.

Saimir Bezhani: Është biznesmen ndërtimi që kur ka ardhur. Nga A tek Zh. Ishte sipërmarrës, edhe im vëlla dhe nipi im. Janë sipërmarrës edhe në Bordo dhe në Grenovël!

Report Tv: Keni dyshime që mund të ketë ngatërruar objektiv dhe ka pasur qëllim të qëllojë ndaj personave të tjerë?

Saimir Bezhani: Ka qëlluar edhe në drejtim të tjerëve mbasi ka rënë vëllai im të tokë, me një armë automatik të vogël jo armë të madhe.

Report Tv: Çfarë thotë policia për të emrin? Kemi të bëjmë me një person që ka rekorde kriminal?

Saimir Bezhani: Në momentin që morëm djalin tim për vër fikim i nxorën foto... dhe autori para 5 vitesh ishte po këtu në Francë me precedent, foto policie, për të njëjtën gjë ka qenë në polici.

Report Tv: Ka qenë i dënuar për vrasje?

Saimir Bezhani: Po!

Report Tv: Identitetin nuk ua ka bërë me dije policia?

Saimir Bezhani: Jo sepse refuzojnë... me idenë e hakmarrjes.

Report Tv: A ka pasur ndonjë konflikt fëmijët tu me të?

Saimir Bezhani: Jo kurrë, pjesën më të madhe të kohës nipi im është në Bordo. Këtu vijnë vetëm kur marrin tendera.

Report Tv: Keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar...

Saimir Bezhani: I bëj thirrje atyre komentuesve, e para është kolegëve të mi, kam qenë pjesë TV. Mos abuzoni me vdekjen tjetrit. Jemi shqiptarë dhe nuk kemi pse tallemi me njëri-tjetrin.

Plumbat e derdhur drejt shqiptarëve lanë të plagosur djalin dhe nipin e Ylli Bezhanit, njëri prej të cilëve raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën dhe po merr mjekim në një spital në Francë. Policia vendase akoma vijon të jetë në kërkim të agresorit. Nga informacionet e mbledhura deri tani dyshohet të jetë shqiptar me precedent të mëparshëm penal.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 08/08/2024 15:09

    Ngushellime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë