Ky shtrëngim duarsh ndërmjet komandantit të forcave të armatosura Presidentit të Republikës dhe ushtarakut Bardhyl Kollçaku, i cili për tre vite mbajti postin e shefit të shtabit do të mbetet vetëm në arkiv.

Bardhyl Kollçaku i la vendin Bajram Begaj në një ceremoni zyrtare më 30 qershor, ndërsa nga ajo ditë ai s'ka patur asnjë dalje publike apo koment duke u rikthyer me një padi ndaj Presidentit dhe ministrisë së mbrojtjes.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Bardhyl Kollçaku ka paditur në gjykatë Presidentin e Republikës dhe Ministren e Mbrojtës duke kërkuar që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet.

Është kjo padia e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ndaj Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja Olta Xhacka të cilëve u kërkon të tërhiqen nga vendimet e marra.

Së pari ai kërkon të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.

Së dyti shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

Më tej Kollçaku kërkon që gradën madhore ta marrë nga gjykata pasi i është refuzuar nga institucionet. “Detyrimin e të paditurve, të nxjerrin aktet përkatëse për dhënien e gradës madhore "Gjeneral Major" për paditësin dhe kthimin e tij në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë duke e emëruar paditësin në një funksion në përputhje me gradën "Gjeneral Major";

Ndalur tek ana financiare ish numri një i forcave të armatosura kërkon që atij ti paguhet paga si shef shtabi për një muaj nga 29 korriku deri më 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati.

Kjo nuk është fatura e vetme ekonomike që kërkon ushtaraku i lartë sot në lirim pasi ai kërkon që nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet me pagën sipas gradës Gjeneral Major deri në emërimin e tij në funksionin sipas gradës.

Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli ndërsa la detyrën në periudhën e ministres Xhaçka të cilën tashmë e ka paditur edhe në gjykatë.