Ekskluzive/ Basha ankohet për krizë, sekretarët e PD ndajnë dhjetëra mijëra euro fitim me kompanitë e tyre, kupola blu tendera, pallate e biznese në lulëzim

TIRANË- Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha alarmin se në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bërë biznes dhe kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Më katastrofike përshkruhet situata nga paraardhësi i Bashës, Sali Berisha. Por, në një kohë kur Berisha-Basha ankohen për krizë ekonomike, Sekretari i Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, ndan divident (fitim) të konsiderueshëm me kompaninë e tij ONYX, me nipt ‘L62130005H’, me të cilën ka marrë edhe para publike. Nga një dokument i siguruar nga Shqiptarja.com, Sekretari i Organizativ i PD, në datën 1 korrik të 2020, ka ndarë rreth 60 mijë USD fitim. (Gjatë qeverisjes së PD-së Dollapi ka mbajtur poste si drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, drejtor i KESH dhe në fund administrator i CEZ, ku i vuri vetes rrogë 5 mijë euro në muaj).

ONYX, në pronësi 100 % të Sahit Dollapit, ushtron veprimtari në fushën e mirëmbajtjes së ujësjellës-kanalizimeve, zhbllokimit të pusetave, dedektimit të rrjedhjes së ujit, në fushën energjike, të transportit etj., pikërisht në ato fusha që Dollapi ka drejtuar gjatë qeverisjes së PD.

Dokumenti i ndarjes së fitimit nga Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi

Ndërkohë që organizonte protesta për të rrëzuar qeverinë 'Rama', Sahit Dollapit ka lidhur një kontratë me Ujësjellës-Kanalizimet e Bashkisë së Durrësit për inspektim, pastrim dhe zhbllokim të kolektorëve. Po ashtu, Ujësjellës-Kanalizimet e Bashkisë së Korçës kanë blerë dy makina tek kompania e Sekretarit Organizativ të PD-së. Një tender publik nga njësia vendore Korçë për dedektim të rrjedhjes së ujit, Sahit Dollapi i PD ka fituar edhe në bashkëpunim me kompaninë 'RA-MI KOMPANI', në pronësi të Ramazan Rami, Elona Rami dhe Blerta Nika.

Teksa Sali Berisha ‘vajton’ për krizë ekonomike, i biri Shkëlzen Berisha, pas rrëzimit të babait nga pushteti në 2013, nisi të hapë disa kompani, nga të cilat ka deklaruar të ardhura të konsiderueshme. Madje, Shkëlzeni sfidon edhe biznesmenët më me përvojë, pasi ngriti një biznes boronicash pranë Gërdecit me 1.8 milionë euro, duke kontribuar nga xhepi i tij me vetëm 10 milionë lekë. Po lulëzojnë gjithashtu edhe kompanitë e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është bërë pronar me 35 % i 17 pallateve në Tiranë, me sipërfaqe ndërtimi 28.000 metra, tek ish-kompleksi Partizani, me vlerë mbi 20 milionë euro. Këtë pasuri Jamarbri e krijoi pasi u bë pronar i vetëm 6.3 metra tokë në Tiranë, si një nga 48 trashëgimtarët.

Dokumenti ku Jamarbër Malltezi zgjeron objektin e kompanisë duke përfshirë konsulencë në çështjet e mjedisit

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet mjedisore, në shkurt të këtij viti, ka zhbllokuar dhe aktivizuar edhe një kompani të themeluar në 2017, përkime të ndryshme, redaktim dhe/ose recensim të materialeve të ndryshme të shkruara, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, duke zgjeruar këtë vit objektin e veprimtarisë me konsulencë në fushën e menaxhimit të projekteve, vlerësimit dhe auditimit mjedisor. Nuk kuptohet se çfarë lidhje ka redaktimi i materialeve gjuhësore me çështjet e mjedisit, por me sa duket Jamarbri e ka shtuar objektin e veprimtarisë së kompanisë, duke shpresuar ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, për të marrë para publike si konsulent për çështjet e mjedisit. Pasurimi përmes konsulencës është kthyer në një traditë pasurimi nga familja Berisha, veçanërisht kur PD-ja është në pushtet.

Ndërkaq, vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tetor të vitit 2019, u zhvendos për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë, ku qiraja kushton 2.5 mijë euro në muaj. Kujt duhet t’i besojnë shqiptarët deklaratave të Bashës dhe Berishës së Shqipëria është në krizë ekonomike apo dokumenteve që flasin për lulëzimin e bizneseve Shkëlzenit dhe Sekretarit Organizativ të PD-së dhe dhëndrit të familjes Berisha?!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 06/09/2020 10:12

    Ed Rama mund te kete 100 difektr po maskara e qelbesire si keto fytyra nuk eshte. Kjo eshte fara ma bastarde ne Shqipri. Edi po ndryshon Shqiprin kto vetem vjedhin

    Përgjigju
  • Bledi: 06/09/2020 09:14

    Motrat dhe grate ku ti keni, mor hajduta legena. Keni goje e flisni per te tjeret.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 05/09/2020 16:14

    Keni maraz i kan vu me djerse te ballit

    Përgjigju
    • O tej: 05/09/2020 17:27

      A me djersen e by** s thua?

  • Miku: 05/09/2020 14:58

    E kur mendon se ata politikan zihen me njeri tjetrin diten e naten ndajnë parat bashke.. Sa per drejtesine s'ka pas ..s'ka..dhe s'do ketë kurre ne Shqiperi..nuk jetohet me aty..

    Përgjigju
  • Iris: 05/09/2020 13:40

    Ku asht ajo dreq drejtesie ne shqiperi qe dalin gjerat haptazi ne medja dhe nuk vepron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar