Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë një marrëveshje për të qetësuar situatën në veri të Mitrovicës, e për këtë arsye ky qëndrimi kundër propozimit të BE dhe SHBA duke se do t’u kushtojë shtrenjtë të dy vendeve respektive, e më konkretisht liderëve Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.
Ekskluzivisht për Report TV, zëdhënësi i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano, i tha gazetarit Ermal Qori, se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka nisur diskutimin me vendet anëtare në lidhje me gjendjen, çka mund të përshkallëzohet deri në sanksionim ndaj dy liderëve.
"Nëse palët dështojnë të veprojnë, BE-ja është e gatshme të marrë masa të vendosura që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona. BE-ja u kërkon të dyja palëve që të jenë konstruktive dhe të gatshme për kompromise – dhe ne duhet të shohim hapa pozitiv veçanërisht nga Kosova për të zbutur tensionet në terren në veri të Kosovës shumë shpejt” tha Stano për Report TV.
Sipas përfaqësuesit të BE-së, të dërguarit e posaçëm, Lajçak dhe Eskobar, po intensifikojnë bisedimet për palët, dhe Bashkimi Europian pret që Kosova të kete qasje ndryshe.
Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për arritjen e një marrëveshjeje. Miroslav Lajčák ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vetë përfaqësuesi i lartë tani po zhvillon një konsultim me të gjitha shtetet Anëtare të BE-së për masat që do të merren.
Vetë përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitën në Prishtinë dhe Beograd i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar, e ka konsideruar tepër të veshtirë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.2%
-
Të gabuar
7.1%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 1396
Lajme të tjera
-
Shqipëria për herë të parë s'linjëzohet me BE, Rama nga Italia: Të dënojë atë që ndodhi në veri të Kosovës dhe shpalljen e zisë kombëtare në Serbi
27 Shtator, 14:44
-
Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës dhe cili është roli i Radoiçiçit? Opozita serbe kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor
27 Shtator, 14:22
-
FOTO/ Momenti kur Policia e Kosovës kap të gjallë terroristin serb të plagosur
27 Shtator, 14:02
-
Tensione në veri të Kosovës, flasin banorët e Banjskës: Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur
27 Shtator, 13:20
-
Fundi i një politike te portat e manastirit?
27 Shtator, 12:32
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, vendet e BE-së: Nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për sulmet në Banjskë, të merren masa
27 Shtator, 12:27
-
Prej ditësh e bllokuar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, hapet rruga në Banjskë
27 Shtator, 12:16
-
Ekskluzive/ Shqipëria në krah të Kosovës, për herë të parë nuk mbështet deklaratën e BE-së për dialogun me Serbinë
27 Shtator, 11:42
-
DASH dënon sulmin ndaj policëve të Kosovës, thirrje Prishtinës dhe Beogradit për dialog
27 Shtator, 11:32
-
Frrok Çupi: Lavdia e fundit e kufirit të mbyllur
27 Shtator, 10:56
-
Sulmi në veri, Albin Kurti: Grupi i armatosur skenar për gjakderdhje në Kosovë! Me armatim me vlerë 5 mln euro e mjaftueshme për qindra luftëtarë
27 Shtator, 10:40
-
Ambasadori amerikan në Kosovë: Sulmi ishte i koordinuar dhe i sofistikuar! Sasia e armëve tregon se ishte plan për të destabilizuar sigurinë në rajon
27 Shtator, 10:35
Bllof i rradhes! Per sa kohe qe te perdoret frika si mjet motivimi, per aq kohe do kafshoni vucicin e Kurtit. Jam kurjoz te shikoj se sa e gatshme eshte europa te shkele te drejtat njerezore shqiptare dhe deri ne cfare pike ndodhet deshperimi i saj. Shpresoj qe mund te them se shpejti…stano, borrel dhe pse jo, grenell e escobar, shihemi ne hage per gjenocid kundra Shqipetareve! Keshille per qeverine e Kurtit dhe kryetaren Osmani….na duhet nje komision qe mbron te drejtat njerezore tona ne gjyqet nderkombetare. Rama eshte i zene me draft statutet sekrete dhe showrndarjen e buxhetit. Ne kete komision, cdo veprim dhe politike e cdo zyrtari te huaj, ne kuader te Shqipetarve, duhet te veresohet dhe gjykohet nese eshte ne kundershtim me lirite dhe drejtat njerezore tona si dhe nese ka gjenocid. Nese veprimet e kujtdo qofshin jane kunda shqiptarit dhe te paligjshme, ne duhet te fillojme automatikisht ceshtje gjyqesore ne gjykatat nderkbetare perkatese. Mjaft me si skllever te shkerdhatacioneve europjane!
PërgjigjuHiqni Kforin thote dikush,po me heq a e din mor djale se per 24 ore e ke kufirin ne Kukes e kosovarte duhet me ardhe edhe njehere me i ngule çadrat ne Kukes
Përgjigjueshte koha te degjojme per telefonaten e Kurtit Rames mbi rolin qe Kosova e sheh te domosdoshme te luaje Shqiperia si ndermjetese me te deleguarit Lajcak dhe Escobar ose te jape doreheqjen nje ore e me pare
PërgjigjuA Sorosianet e qelbet
PërgjigjuHiqni KFORin nga Kosova sepse kete pune e regullon vete QIVERIA e Kurtit.
Përgjigju