EKSKLUZIVE/ Berisha në
Lezhë me 109 gardistë

TIRANE- Kryeministri Berisha ka zhvilluar një vizitë të “blinduar” në qytetin e Lezhës javë më parë, pikërisht më 2 mars, ditën e “Besëlidhjes së Lezhës”.

Gazeta "Shqiptarja.com" boton sot  dokumentin ekskluziv të Gardës që përmban të gjitha masat e marra për të shoqëruar kryeministrin në qytetin ku Skënderbeu është prehur për herë të fundit.

Kanë qënë plot 109 gardistë, nga të cilët 24 oficerë dhe 85 nënoficerë pa llogaritur këtu dhe grupin e stërmadh të shoqërimit, të cilët të akomoduar në 19 automjete kanë garantuar jetën e kryeministrit Berisha në ditën historike të besëlidhjes shqiptare. Në të cilën janë shënuar dy incidcente, përjashtimi i Presidentit Topi nga ceremonia që nuk paraqiste asnjë rrezik dhe fikja e dritave që ka tronditur pak sentimentin e kreut të qeverisë por dhe të njerëzve që e shoqëronin. Por që mbetet mister nëse e ka pasur Berisha jelekun antiplumb. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Braçe, ndërkohë që pas investigimit të gazetës "Shqiptarja.com" zbulojmë në mënyrë eksluzive dhe dokumentin e plotë të zv.shefit të shtabit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, N/Kolonel Kolin Gjoka dërguar komandatit të përgjithshëm të Gardës(i komanduar), N/kolonel Artan Hoxha pesë ditë më vonë me rastin e përfundimit të detyrës.

Kështu në siglën 'Lënda" është shkruar Raport përfundimtar mbi kryerjen e detyrave dhe zbatimin e masave të sigurise për PLSH-të, PSH-të e vendit dhe të huaja në aktivitetin që zhvilluan më datë 02.03.2012 në qytetin e Lezhës. "Në zbatim të urdhërit Tuaj Nr.63/2 s datë 01.03.2012 "Për zbatimin e masave të sigurisë për ruajtjen dhe mbrojtjen e PLSH-ve të vendit dhe të huaja në aktivitetin që do të zhvillohet më datë 02.03.2012 në qytetin e Lezhës me rastin e festës së 568 vjetorit të Kuvendit të Lezhës ju relatoj si më poshtë vijon: Strukturat e Gardës Republikës në zbatim të urdhërit Tuaj kryen detyra shërbimi, sigigurie, ruajtje dhe mbrojtjeje të PLSH-ve, PSH-ve, të vendit dhe të huaja në objektet dhe ambjentet ku u zhvilluan aktivitetet si dhe sigurim të rrugëkalimit Tiranë-Lezhë. Detyrat e shërbimit u planizuan dhe u zbatuan sipas kërkesave të Rregullores së Brendshme të Gardës dhe detyrave të përcaktuara në Urdhërin Tuaj", shkruan n/koloneli zv.shef shtabi i Gardës, n/kolonelit Komandat të përgjithshëm të Gardës në lidhje me masat e marra për këtë takim, duke vijuar me detaje shpjegimin e tij shkresor. "Në realizimin e detyrës u angazhuan efektivë nga: Drejtoria për sigurinë e PLSH- ve. Njësia e Parë, Dytë, Tretë, Speciale dhe Sektori i Analizës. Forcat për në detyrë u nisën në orën 07.°° nga sheshi i Garnizonit në mënyrë të organizuar nën drejtimin e Përgjegjësit kryesor të shërbimit, dhe u kthyen në orën 1800. Shërbimi u mor me masa të plota në orën 09.00 e përfundoi në orën 16.00, Dt.02.03.2012. Detyrat e sigurisë, ruajtjes e mbrojtjes së afërt të PLSH-ve, PSH-ve të vendit e të huaja u morën e u zbatuan nga Drejtoria për sigurinë e PLSH. Gjatë kyerjes së detyrave, efektivat treguan përkushtim, përgjegjesi e zbatuan të gjitha masat sipas planit të sigurimit dhe nuk u evidentuan mangësi", shkruan në raportin e tij N/Kolonel Gjoka në lidhje me detyrat e zbatuar për vizitën e Berishës në Lezhë. Duke thënë se detyrat për sigurinë ruajtjen e mbrojtjen e, objekteve, ambienteve të aktiviteteve të PLSH-ve të vendit e të huaja në qytetin e Lezhës, u morën nga Njësia e Dytë, një grup i Njësisë parë e dy grupe të Njësisë Speciale. Sipas tij, gjatë kyerjes së detyrave nuk u evidentua asnjë rast i cënimit të masave të sigurisë. Efektivat e angazhuar në këtë shërbim treguan performancë e zbatuan të gjitha masat sipas planeve të sigurimit.

Në raport nënvizohet se "masat kontrolluese dhe ruajtjes nga icidentet me LE e ASHM në objektet e ambientet ku u zhvilluan aktivitetet gjatë shërbimit u morën dhe u zbatuan nga Njësia e Dytë e nga Njësia e Tretë në itinerarin e rrugë kalimit Tiranë-Lezhë. Gjatë kontrollit u zbatuan të gjitha kërkesat e rregullores e nuk u konstatua ndonjë problem. Masat organizative, bashkëvepruese e koordinuese të strukturave të Gardës me ato mbështetëse të Policisë së Shtetit, me Protokollet e institucioneve, organizatorët e aktiviteteve u zbatuan nga Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gardës e Shefi për Sigurinë e Koordinimin në Shtabin e Gardës si dhe Qendra e Drejtimit". Raporti nënvizon se gjatë ndjekjes së shërbimeve nga të gjitha strukturat e Gardës pjesëmarrëse në shërbim dhe struktura të tjera të cilat kanë detyrimin sipas urdhërit të Ministrit të Brendshëm për kryerjen e detyrave të sigurisë, të bashkëveprimit, koordinimit e bashkërendimit u realizuan në kohë e me korrektësi. Sipas Raportit, masat për mbështetjen e strukturave të Gardës së Republikës për shërbim shëndetësor, transport, furnizimin me materiale e karburant u morën e u zbatuan në kohë e me korrektësi nga Shtabi i Gardës e Dega e mbështetjes me Logjistikë dhe gjatë kyerjes së detyrave nuk u konstatuan probleme. "Problem i evidentuar gjatë kryerjes së shërbimit, pavarësisht masave të marra ishte ndërprerja e energjisë elektrike për rreth 8 minuta në aktivitetin e orës 13.00 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Lezhës kjo ndërprerje erdhi si rezultat i një difekti të shkaktuar në rrjetin ndërkombëtar. Në kryerjen e detyrës kanë marrë pjesë. Gjithesej: 109 efektivë: Nga këta oficerë 24, n/oficerë 85. Për transportin e forcave janë përdorur 19 mjete. Përgjegjës kryesor shërbimi Kolonel Dashmir Shehi. Duke Ju falenderuar për vëmendjen, zv/shefi i Shtabit të përgjithshëm të Gardës,n/Kolonel Kolin Gjoka, shefi për Sigurinë dhe Koordinimin, n/kolonel Behar Hasa dhe e printuar nga Kaptere III Mimoza Dosti", përfundon raporti i plotë i Gardës për ruajtjen e kryeministrit Berisha në "Besëlidhjen e Lezhës" dhe që jepet ekzluzivisht në gazetën "Shqiptarja.com". Ndërkohë që masat e forta të sigurisë për kryeministrin janë shtuar shumë kohët e fundit, teksa dhe tek shtëpia e tij në rrugën "Mustafa Matohiti" në qendër të kryeqytetit është bllokuar nga forca të shumta të Gardës dhe të sigurisë, duke e bërë kryeministrin më të ruajturin në botë.
(Në foto: Kryeministri Berisha në 2 mars në qytetin e Lezhës)
sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet