TIRANE- Biznesmeni Julian Bregu, njeriu që kallëzoi për gjobëvënie 6 shokët e tij mes tyre dhe Genc Ferhatin, që prej tre ditësh janë izoluar në burg me vendim gjykate, ka pranuar përpara noterit por edhe para prokurorëve se ai u kishte marrë shuma të konsiderueshme euro dhe se nuk ia kishte kthyer ende.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka siguruar ekskluzivisht disa deklarata noteriale ku Julian Bregu pranon vullnetarisht borxhet ndaj Ferhatit, duke premtuar njëherësh ti shlyente ato deri në datën 13 tetor 2016.
Pavarësisht deklaratave noteriale, ai në muajin shkurt 2014 ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda shtetasit Genc Ferhati, vllain e tij nga njerka Elvis Karoli, Pajtim Serianin, Ditmar Reçi, Klevis Kardashi dhe Arben Haxhihysenin. 32-vjeçari Bregu, pronar me 100 për qind të aksioneve në kompaninë e kafesë “Enti-08”, ka pasur marëdhënie huaja me Genc Ferhatin, e më konkrektisht me babain e tij Shpëtim Ferhatin.
/Shqiptarja.com

VIDEO