Ekskluzive/ Bundestagu gjerman i do të pandehur, por prokurorët e shkarkuar kërkojnë paga dhe pension special

TIRANË- Prokurorët e shkarkuar nda detyra me vendim të organeve të Vetingut, kryesisht për mosjustifikim të pasurisë, kërkojnë privilegjet financiare, bazuar në ligjin për statusin e magjistratëve si dhe në ligjin për pensionet shtetërore. Ndërsa Bundestagu gjerman ka kërkuar hetimin dhe ndëshkimin e njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga Vetingut, prokurorët e shkarkuar dhe të dorëhequr, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkua pagesat që u takojnë pas largimit të detyrës dhe pension shtetëror. Mes tyre rezulton edhe Adnand Kosova, ish-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në 13 mars 2020, me arsyetimin se pamundësisë për të justifikuar pasurinë. 

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë të Prokurorisë që në fund të muajit maj 2020, duke i kërkuar që të shprehet mbi kërkesat e prokurorëve të shkarkuar apo të dorëhequr, për të përfituar privilegjet e parashikuara në ligj pas largimit nga detyra. Shkresa e organit qendror të akuzës është shtruar për diskutim nga kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, në mbledhjen e datës 17 shtator 2020, duke propozuar në fund shtyrjen e dhënies së mendimit për këtë çështje. 

“Besoj se Prokuroria e Përgjithshme ka të drejtë që na e shtron ne këtë çështje pasi ka të bëjë me statusin e prokurorëve dhe si e tillë ky është forumi i duhur për ta diskutuar. Megjithatë, memoja e përgatitur nga administrata për këtë çështje, na është vënë në dispozicion dje, duket se është e pakohshme për të dhënë një opinion të pjekur për këtë çështje”, ka pohuar Ibrahimi. 

Ndërkaq, përfitimi financiar i prokurorëve përcaktohet nga pozicioni që kanë mbajtur. Zyrtarët përfitojnë dy deri në tre paga pas largimit nga detyra si dhe 40-50 për qind të pagës për një periudhë nga një deri në tre vite pas largimit nga detyra. Gjithashtu, përfitojnë pension shtetëror pas largimit nga detyra nëse kanë kryer 35 vite shërbimi në funksionet e parashikuara,

Në 8 tetor të vitit 2019, Bundestagu gjerman miratoi disa 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qiparizi: 07/10/2020 09:42

    Me sa kam kuptuar prokuroret e njohin mire zanatin e berberit se dine te qethin mire sic kane qethur te gjithe te pandehurit qe kane pasur neper duar ne kohen kur ushtronin lirshem zanatin e hetuesit te ashtuquajtur prokuror. shume lehte me nje gershere ne dore dhe hop gdhihesh berber

    Përgjigju
  • Emi: 06/10/2020 23:07

    Te gjithe te shkojne te pandehur e ti konfiskohet pasuria e vene ne rruge te pandershme. E turpshme si kane guxim e kerkojne rroga apo pension apo dalin e punojne perseri si avokate te pavarur.kane 25 vite qe vetem drejtesi qe nuk kane ushtruar por vetem jane korruptuar dhe mbuluan edhe korrupsionin politik nder vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi