EKSKLUZIVE/ Celula e “Xhindeve” të natës, lekët e vjedhura tek posta e Krujës i fshehën në tjegullat e çatisë

KRUJE- Një hetim i nisur rishtazi për grabitjen e 130 milionë lekëve të vjetra në filialin e postës së Krujës, ka zbuluar një celulë të plotë grabitësish që vepronin si “xhindet” e natës, në trekëndëshin Durrës, Tiranë dhe Krujë. Hetimi ka pikasur dhe ka vënë në qendër të vëmendjes të prokurorëve të Krujës një person me emrin Besnik Parruca, me detyrë polic privat, roje poste në këtë qytet, por i arrestuari i parë si i dyshuar për akuzën e “Grabitjes me dhunë”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Fill pas ndalimit të tij, hetimi i udhëhequr nga dy prokurorët e Krujës, Petrit Cano dhe Bujar Memia, të cilët në bashkëpunim edhe me policinë e këtij qyteti, është shtrirë dhe ka zbuluar celulën e grabitësve me armë në Laç dhe Fushë-Krujë, të cilët kishin kryer plot 18 grabitje dhe dispononin armatim të kalibrave të ndryshëm dhe tepër të fuqishëm. Kujtojmë që filiali i postës së Krujës ishte vjedhur edhe një herë tjetër nga kjo celulë grabitësish, por herën e para ata kishin mundur të marin vetëm shumën prej 640 mijë lekë të vjetra. Gazmir Saka, Andi Rrexhepi, Mark Caka, Haziz Lika dhe Bashkim Tunga, që tashmë ndodhen në burg, shfaqeshin si “xhinde” në errësirën e natës, duke kryer grabitjen e bizneseve të ndryshëm në Tiranë, Durrës, Vorë, Gjirin e Lalëzit, dhe Krujë. Ky grup specialitetin e tij e kishte në grabitje, ndërkohë anëtarët nuk përjashtohet në pjesëmarrje në vrasje dhe plagosje, pasi prokuroria u ka sekuestruar një arsenal të madh armatimi, i cili është çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore. Gjithçka ka nisur në 4 nëntor 2019 ku rreth orës 03:30 “xhindet” janë shfaqur në errësirën e natës, duke arritur të hyjnë në ambientet e brendshme të filialit të postës në Krujë, dhe prej andej të marrin me vetë kasafortën ku ndodheshin 13 milion lekë të rinj si dhe si edhe 1.482 euro.

Hyrja është bërë nga dera kryesore e postës e cila është thyer. Më pas për këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe të “Shpërdorimit të detyrës” i rojës private të postës, Besnik Parruca. Arrestimi i tij është kryer për arsye se në datën 4 nëntor 2019, rreth orës 03:00, me detyrë roje sigurie objektesh “Nazeri 2000” dhe “ARB”, i cili ka pasur si detyrim ruajtjen e Postës së qytetit Krujë, edhe pas marrjes dijeni për ngjarjen e ndodhur, nuk ka kryer sipas detyrimit njoftimin e shërbimeve të policisë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe kur është pyetur nga patrulla e policisë Krujë nëse kishte ndonjë problem te Posta, ai ka thënë se nuk ka problem dhe se dera është e mbyllur, kjo për faktin sepse ka pretendon se në ikje e sipër autorët e krimit e kanë kërcënuar me jetë nga autorët, për të mos treguar. Njëherësh është bërë shpallja në kërkim e Sllavko Troja, pasi dyshohet se ka “Shpërdoruar detyrën” duke mos njoftuar Policinë e Shtetit, gjë të cilën e ka pasur me detyrim ligjor.

Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike të Postës, në datën 4 nëntor 2019, ora 02:55 konstatohen katër persona të maskuar, me doreza dhe kapuçët e xhupave hedhur mbi kokë, të maskuar, të cilët realizojnë heqjen e grilës, shqyerjen e derës, marrjen e kasafortës dhe largimin, ku karakteristikë dalluese që lidh edhe me ngjarje të tjera, është se njëri nga këta persona mban syza optike. Ndërkohë dy ditë më pas nga grabitja e postës, prokuroria e Krujës ka urdhëruar kryerjen e kontrolleve në banesat e Mark Caka, Gazmir Caka, Andi Paturit alias Rexhepi, Hysen Kica, Bujar Tafa, pasi kishte dyshime dhe të dhëna se ata mund të ishin autorë të grabitjes së postës. Gjatë kontrollit të banesës së Gazmir Saka, rezultoi se ky person, me qëllim për të fshehur provat, mbi çatinë e banesës së tij, mbi tjegulla, kishte hedhur (futur) në dy qese me shuma lekësh, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një kapuç leshi me ngjyrë të zezë, i lagur me tri vrima, një tip këmbaleci me dy këmbë me ngjyrë të zezë., 6 fishekë, shkop gome, paketa elektronike me ngjyrë të zezë që shërbejnë për makina, dy targa automjeti të shtetit të Kosovës.

Nisur nga këto prova është urdhëruar arrestimi i Saka në kushet e flagrancës.Ndërkohë në një automjet tip “Range-Rover” i vjedhur në Gjirin e Lalëzit dhe që përdorej nga Andi Rexhepi, janë sekuestruar një arsenal i tërë me armë, tritol dhe sende të tjera të paligjshme. Nisur nga kjo situatë policia dhe prokuroria e Krujës kanë filluar të bëjnë krahasimin e gjurmëve të gishtave dhe pamjeve filmike me implikimin e këtyre personave të arrestuar në ngjarje të tjera kriminale. Si rezultat i këtij hetimi është krijuar bindja në prova dhe dyshime të arsyeshme se Gazmir Saka, Andi Rrexhepi, Mark Caka, Haziz Lika dhe Bashkim Tunga janë të përfshirë në ngjarjen e 3 marsit 2018, kur në ora 02:20, kanë tentuar të kryejnë vjedhje ndaj pikës “Ëestern Union” në Fushë Krujë, në pronësi të Klenti Myftari. Katër persona të maskuar, të paidentifikuar, pasi kanë zbritur nga mjeti tip Mercedez Benz B Clas, me ngjyrë gri, kanë tentuar të hapin me forcë derën e blinduar të dyqanit “Ëestern Union” dhe më pas janë larguar. Ndërkohë në datën 28 qershor 2018 rreth orës 21:15, në fshatin Larushk Krujë, kanë vjedhur me dhunë banesën e Nue Laska, , ku autorët janë futur nga dera kryesore dhe kanë vjedhur me dhunë 100.000  lekë, 2.000 euro dhe automjetin tim Benz me targë AA 642 HD në pronësi të tij, i cili në datën 29 qershor 2018, rreth orës 07:30, u gjet i braktisur në afërsi të urës së fshatit Larushk. Në datën 27 korrik 2018, rreth orës 03:00, kanë kryer vjedhjen e “Big Market Kruja”, dyqan i cili ndodhet në rrugën “Skënderbej”, në qytetin e Krujës, në pronësi të Fatmir Rada, ku autorët pasi kanë hapur me forcë portën duralumin të marketit, kanë mundur të futen në brendësi të tij duke vjedhur një kasafortë, brenda së cilës gjendeshin 980 mijë lekë dhe disa paketa cigare të markës “Marlboro”.  Po kështu në datën 27 nënëtor 2018, ora 07:05, kanë vjedhur market “Densa 2008”, në pronësi të biznesmenit Enver Sallaku, ku qepeni i marketit është shqyer me sende të forta dhe dera e vetratës duralumin gjendet e shqyer dhe autorët kanë marrë një sirtar, brenda të cilit gjendeshin para në shumë 3.000.000 lekë të rinj dhe 2 kuti kartoni me cigare të markës Winston, Marlboro dhe LM. “Xhindet” e natës shfaqen sërish në 8 prill 2019, rreth orës 23:30, në bashkëpunim në dukje me armë zjarri kanë vjedhur shumën prej 500.000 lekësh të rinj në banesën e biznesmenit Arjan Çela. Një muaj pas kësaj ngjarje në 13 maj 2019, ora 02:31, tre persona, të cilët janë munduar të futen në ambientet e shërbimit të Postës Shqiptare të qytetit të Krujës dhe pasi kanë hapur me mjete të forta portën kryesore dhe grilën metalike të kësaj porte, kanë mundur të vjedhin xhiron ditore të punonjëses së sportelit, ku kanë marrë shumën prej 64.730 lekësh të rinj. Shtatë ditë pasi vodhën postën e Krujës, në datën 20 maj 2019, rreth orës 01:45, kanë hapur derën kryesore, kanë tentuar të vjedhin market “DIAMBE”, në lagjen “Bakushe Visha” Fushë Krujë, me menaxher Juf Jusufi, dhe pasi ka rënë sinjali i alarmit, janë larguar. Ndërkohë në 29 qershor 2019, rreth orës 03:00, në Krujë, në lagjen nr. 2, “Abaze”, në bashkëpunim dhe të maskuar, pasi janë konfliktuar me Hysen Veseli, babai i Arjan Veselit, kanë vjedhur me dhunë banesën e Arjan Veseli, dhe më pas janë larguar me një mjet Rover, pa targa, duke marrë disa bizhuteri floriri, me vlerë 300.000 lekë të rinj, një çelës të mjetit të tij “Tuareg”, me targë AA 798 UL, si edhe serverin e kamerave të sigurisë. Po në të njëjtën natë dhe dy orë pasi kishin grabitur Veselin, “xhindet” shfaqen sërisht duke tentuar të vjedhin bankomatin e bankës “Intesa San Paolo” në Krujë.  Plotë 17 ditë më vonë nga kjo ngjarje në datën 16 korrik 2019, në vendin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, në kompleksi Lura i Njësisë Administrative Ishëm, Durrës, kanë vjedhur automjetin tip “Range Rover”, me targa zvicerane SG326113, në pronësi të Irfan Aliu, automjet ky që më vonnë është gjetur i braktisur në qytetin e Fushë Krujës. Dy ditë me vonë, sërisht “xhindet” në 19 korrik kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “Range Rover”, me targa AA 965 LL, në pronësi të Enkeleda Nasta.

Sërish dy ditë më pas në datën 21 korrik 2019, gjatë natës, në lagjen nr.13 Durrës, në afërsi të hotel “Dyrrahut”, të parkuar afër banesës, kanë vjedhur mjetin tip “Range Rover”, me targë AA 070 XC, në pronësi të Ahmet Metalia. Dhjetë ditë më pas në 31 korrik 2019, gjatë natës, në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin lokalin e këmbimit valutor “Money Gram”, në pronësi të Luan Taipi. Në 22 korrik 2019, ora 02:30, në brendësi të resorteve Turistike “Lura 1” dhe “Lura 3”, në Gjirin e Lalzit, kanë bërë vjedhje me thyerje të kasafortës së marketit “Eco Market”, në administrim të biznesmenit Klodjan Naska, si dhe në dalje kanë vjedhur edhe një veturë fuoristradë tip “Range Rover” “Evogue”, me ngjyrë jeshile të hapët dhe me targë AA 717 LI, në pronësi të fasonerisë “SFIDAL-NULL”, me pronar Hajdar Keqi. Po kështu në 19 tetor 2019, gjatë natës, në lagjen nr. 13 Durrës, rruga “Pavarësia”, dyshohet se Damjano Dervishit, i kanë vjedhur mjetin tip “Range Rover”, me targa AA 808 RE. Në 24 tetor 2019, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur automjetin tip “Land Rover”, me targa AA 482 LA, në pronësi të Nerida Beqiri. Po kështu në datën 28 tetor 2016, rreth orës 04:00, në lagjen nr. 13 Durrës dyshohet të kenë vjedhur automjetin e markëz “Benz Mercedez”, autoveturë e tipit E Clas, Eëo, me ngjyrë të zezë. Në 28 tetor 2019 i kanë vjedhur mjetin e tij tip Benz Mercedez, me targa AA 398 VR, në pronësi të Shkëlqim Drita, të cilin e kishte parkuar në rrugë, në afërsi të hotel “Adriatik”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 14/11/2019 10:24

    Me kodin e ri pedal te pakten mund te denohen me 50 vite burg secili

    Përgjigju
  • Erik: 14/11/2019 09:44

    Meriton secili mbi 10 vjet burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja