Ekskluzive/ Debati i ashpër i Ramiz
Alisë me Muho Asllanin për Kavajën

Ekskluzive/ Debati i ashpër i Ramiz<br />Alisë me Muho Asllanin për Kavajën
TIRANE - Në pjesën e tretë të dokumentit sekret që zbardh mbledhjen e byrosë politike të datës 14 korrik 1990, vijojnë diskutimet mbi ngjarjet e rënda dhe demonstratat e mbajtura në Kavajë. Ndërsa përfundon fjalën e tij ministri i brendshëm Hekuran Isai, shpjegon se zgjidhja e situatës duhet arritur përmes njerëzve të Partisë. Në Kavajë sipas tij situata është delikate. Në radhët e para të demonstruesve po dalin gratë dhe fëmijët dhe policia sipas tij, po të ndërhyjë me armë do ti duhet të ndeshet me fëmijët...

Pas kësaj, dialogjet nxehen mes Ramiz Alisë dhe Muho Asllanit, ku Alia e akuzon Asllanin për një varg fajesh që e kanë çuar agravimin e situatës deri në këtë pikë.
Më poshtë po sjellim të plotë këtë pjesë të tretë të dokumentit sekret të mbledhjes së byrosë politike të datës 14 korrik 1990.

Më datën 18 i bien të nëntat të vdekurit.
Në qoftë se arrijmë në rrugë partie që ta zgjidhim, mendoj që situatën do ta stabilizojmë. Po të ndërhyhet me armë, me dhunë, atje do të ndeshemi me fëmijët. Para policisë 200-300 fëmijë nga 9-11 vjeç gjuanin me gurë, pas këtyre gratë inkurajonin djemtë.

Me porosinë tuaj atje kanë shkuar një grup veteranësh që po punojnë, kanë shkuar dhe në ndërmarrje e të tjera, por fakti është që në këto mbledhje po venë pleqtë. Në Tiranë ka plot kuadro nga Kavaja, që punojnë në Kryeministri, në dikastere e në institucione, të cilëve u dëgjohet fjala, janë me influencë, prandaj mendoj që këta duhet të shkojnë të punojnë siç kanë shkuar veteranët.

Në rast se ne arrijmë që ta heqim fuçinë me lule që është në mes të pazarit, të cilën nuk ka kurajë ta kapë një kavajas me dorë, se policinë ne nuk do ta fusim aty, në rast se ne do të arrijmë që të vendosim qetësi jo me policë, kur të mbushen 9 ditët, mendoj se situatën do ta kapërcejmë. Them se këtë situatë mund ta kapërcejmë, por duhet një punë e thellë partie.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg