Ekskluzive/ Deputetët e ‘Foltores’ futën makina luksoze pa doganë! Benza të tipit të fundit dhe Range Rover, emrat nga Këlliçi, Noka tek Spaho dhe Paloka

Dokumentet e siguruara nga Raport Tv tregojnë se deputetët e rreshtuar në krah të Sali Berishës, në luftën e tij për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike dhe për të detyruar amerikanët t’i heqin damkën si i korruptuar, kanë futur makina luksoze në pikat kufitare, pa paguar detyrimet doganore, siç paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Shmangia e detyrimit doganor nuk është një veprimtari e paligjshme, pasi neni 17 i ligjit për statusin e deputetit parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet.

Por, ajo që bie në sy është fakti se që të gjithë deputetët e kanë shfrytëzuar këtë privilegj për të sjellë makina të shtrenjta nga Gjermania, Zvicra, Italia, Suedia, Anglia, Serbia, Bullgaria, Franca, SHBA, Kanada etj. Befasues është rasti i Belind Këlliçit, i cili sapo është bërë deputet, ka shfrytëzuar këtë privilegj, duke blerë një makinë BMW x5 në Kanada, ku është përjashtuar nga TVSH-ja me vlerë rreth 3.9 mijë USD. Krahas luftës në krah të Berishës, Këlliçi duket se ka menduar edhe për ta shfrytëzuar statusin e deputetit.

Po gjatë vitit 2021, ka blerë një makinë në Gjermani edhe deputeti Agron Duka. Makina tip Mercedes Benz është prodhuar pikërisht në vitin 2021, ndërsa vlera e TVSH-së së falur është 3 275 595 lekë. Në vitin 2018, deputeti Edmond Spaho, rezulton se ka futur në të njëjtën formë një makinë të re Opel Corsa, nga Gjermania, prodhim i vitit 2018. Më herët, Spaho ka blerë edhe një makinë tjetër në Gjermani, tip Mercedes Benz S400 hybrid, për 10 mijë euro.

Flamur Noka, përfaqësuesi më i zjarrtë i foltores, ka blerë në Gjermani një makinë ‘BMw’ me vlerë 40 mijë euro, gjatë mandatit 2013-2017, duke u përjashtuar nga TVSH-ja me vlerë 1 123 482 lekë. Mbështetësi tjetër i flaktë i ‘Foltores’, deputeti Edi Paloka, të cili Berisha i besoi edhe firmat e famshme të delegatëve, ka blerë një makinë në Gjermani me vlerë 28 616 euro, duke shfrytëzuar gjithashtu privilegjin e përjashtimit nga detyrimi doganor.

Deputeti Oerd Bylykbashi ka blerë një Mercedes Benz, importuar nga Gjermania, me vlerë 23 mijë euro. Ky privilegj është shfrytëzuar edhe nga ish deputetët Gent Strazimiri, Genc Pollo, Arben Imami dhe sidomos Astrit Veliaj, i cili ka blerë dy makinë me vlerë 111 mijë euro  dhe 12 mijë euro.

Deputetët pranë Berishës që futën makinat pa doganë

Belind Këlliçi, makinë BMW x5 me nafte, e vitit 2017, importuar nga Kanadaja, vlera e TVSH së përjashtuar 397 219 lekë, viti 2021.

Agron Duka, makinë Mercedes Benz s500 4matic kubik 2999 cc, vit prodhimi 2021, hybrid+benzine, importuar nga Gjermania, vlera e TVSH së përjashtuar 3 275 595 lekë.

Luçiano Boçi, makinë e përdorur Range Rover Sport, vitit 2015. 2993CC, naftë, importuar nga Gjermania në vitin 2021, TVSH-ja e përjashtuar 371 948 lekë.

Edmond Spaho, makinë të re, Opel Corsa, e viti 2018, benzinë, importuar nga Gjermania në vitin 2018, TVSH-ja e përjashtuar 285 958 lekë.

Flamur Noka, makinë ‘BMW 7L’, me vlerë 40 mijë euro, importuar nga Gjermania gjatë mandatit 2013-2017, TVSH-ja e përjashtuar 1 123 482 lekë.

Edi Paloka, makinë (e përdorur)  Mercedes Benz 220, vit prodhimi 2015, importuar nga Gjermania gjatë mandatit 2013-2017, me vlerë 28 616 euro.

Agron Duka, makinë Mercedes Benz GLK350, viti prodhimi 2009, 2987CC, naftë, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, blerë për 28 mijë euro.

Oerd Bylykbashi, makinë të përdorur Mercedes Benz 350CDI 4MATIC, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, blerë për 23 mijë euro.

Astrit Veliaj (ish deputet i PD-së), makinë Land Rover LG, e re, viti prodhimi 2017, sjellë nga Gjermania në vitin 2017, TVSH-ja e përjashtuar 2 997 665 lekë, blerë për 111 mijë euro. Benz R350, vit prodhimi 2007, sjellë nga SHBA, blerë për 12 mijë euro.

Genc Pollo (ish deputet i PD-së), makinë të re Ford Kuga Trend, vit prodhimi 2013, 1997 CC, naftë, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, me vlerë 22 mijë euro.

Gent Strazimi (ish deputet i PD-së), makinë të përdorur "LANCIA YPSILON", vit prodhimi 2009, benzinë, importuar nga Zvicra, vlera e TVSH së përjashtuar 83 857 lekë.

Arben Imami (ish deputet i PD-së), makinë Volkswagen, Phaeton, vit prodhimi 2008, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, me vlerë 11 mijë euro.

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 21/01/2022 08:51

    Ne kete subjekt qe njihet per me kriminal ne rajon,vertet nuk ka mbetur asgje e mire kombetare,shteterore e politike per shqiptaret dhe Shqiperine

    Përgjigju
    • Riku: 21/01/2022 09:54

      Ti dallohesh lehtesisht qe ke shume aftesi perceptive per te dalluar kruminele :)))))

  • Riku: 21/01/2022 08:43

    Ky tipi eshte si 90% e shqiptareve me plasi qe bej dem me ate qe bej rendesi ka qe kam rroge te mire dhe jam zari i preferuar i shefit... keto jane te dhena qe administrohen nga shteti ky i merr dhe i publikon ne favor te pushtetit pasi dallohet lehtesisht nga personazhet qe jane vetem te krahut pa pushtet

    Përgjigju
  • asolingo: 21/01/2022 06:32

    Pra faji eshte i punetoreve te doganes,shume e thjesht shkarkim nga detyra kontroll nga spak per keta persona.Me nje fjale qeveria duhet te jete me aktive.

    Përgjigju
    • A. N.: 21/01/2022 07:54

      Punetoret e doganes kush i solli aty pervec pageses nga 10-30mij euro per te kapur ate pune? Vete ata i prune

  • gora: 21/01/2022 04:56

    ja keta jane ata te pastrit e Berishes ,po e moren pushtetin te bejne gjemen mbesohini keta plera me

    Përgjigju
  • Fshati: 20/01/2022 19:05

    Lajm ? Ka me shume se 30 vjet qe deputetet kane favore te tilla. Doni te thoni deputete te pandershem ? Te gjithe e dine.

    Përgjigju
  • Latif: 20/01/2022 18:26

    Edhe ja lejon statusi edhe behet lajm?? Po nga krahu tjeter sa makina ka??? Nxirr listen e te gjithe depyteteve qe kan perfituar A duhet ti hiqet ky privilegj deputetve?? Kjo eshte pytja qe duhet te bejme, nqs kerkojme te jeni me kembe ne toke ose do te fshihemi mbas gishtin eshte muhabet kot.

    Përgjigju
    • Balo Bënça: 20/01/2022 23:24

      Epo krahu tjetër nuk shprehet për rithemelime,revolucione e çmëndurira të marrokut nga Viçodoli! Ose je i pastër dhe o burra të vijmë pas teje për " të shpëtuar" kombin ,ose je si të tjerët dhe rri urtë MOS NA ÇAJ TRAPIN...! NUK KA 25% TË NDERSHËM!KA TË NDERSHËM DHE JO TË TILLË!

  • Miku: 20/01/2022 18:04

    Fajin e ka ligji, jo deputeti. Kushdo do t bente, me mire merr nje makine te re me leket e doganes qe kurse.

    Përgjigju
  • Leli: 20/01/2022 17:42

    Po keto duhet te bejne gazetaret cdo rast. Ti kerkojne llogari dhe kuvendit qe ka vendosur keto favore. Per keta njerez qe skane asnje aftesi thjesht servila te kryetareve

    Përgjigju
    • Per Lelin: 20/01/2022 20:58

      Vendimmarrjet e neneve te ligjit për statusin e deputetit, behen nga vete deputetet ne parlament. Propozohen nga deputetet dhe votohen po nga vete ata. Imagjino psh te kesh vete ne dore sa e do rrogen. Ketyre u ka pjelle pula veze te arte.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)