TIRANE- Pas Durim Bamit e Mark Frrokut, dje deputeti Tom Doshi solli në skenë një tjetër super-dëshmitar, që sipas tij vërteton versionin që Ilir Meta ka dashur që ta vrasë. Sipas një deklarate që Doshi ka bërë në “facebook” Petrit Çinari, një ish-oficer i specializuar si snajper është porositur nga babai i kryeparlametnarit Meta për ta vrarë.
Por për fat të keq të deputetit të Shkodrës edhe ky version ka dështuar pa nisur mirë, pasi sipas dokumentave që disponon “Shqiptarja.com” Petrit Çinari është një i sëmurë mendor. “Snajperisti” Çinari rezulton si një person i paaftë mendërisht dhe që sipas familjarëve që prej vitit 2010 eshte i paaftë për të punuar.
Çinari: Nuk mbaj mend gjë
Sapo Tom Doshi ka publikuar në “facebook” versionin e tij për një komplot tjetër për ta vrarë atë, ku sipas tij Petrit Çinari ka shkuar vetë në Prokurori për të denoncuar se babai i Ilir Metës, Rexhep Meta para një viti e gjysëm e ka takuar atë në Gjirin e Lalzit, dhe i ka kërkuar vrasjen e deputetit Doshi, “Shqiptarja.com” ka mundur të kontaktojë me Petrit Çinarin. Fillimisht Çinari i surprizuar kërkon sqarime, por përgjigjet e tij janë të turbullta.
“Nuk e di se çfarë po më thoni”, shprehet ai. I pyetur se a ka qenë në Prokurori për të denoncuar ndonjë gjë që di për tentativat për vrasjen e Tom Doshit, Çinari thotë: “Nuk mbaj mend të kem qenë në Prokurori”. Po kështu këmbënguljes sonë për tu përgjigjur se a ka të paktën njohje me personazhet kryesorë të kësaj çështje: Ilir Metën e Tom Doshin, ai i përgjigjet njësoj: “Nuk mbaj mend të jem takuar personalisht me Ilir Metën.
Nuk mbaj mend të jem takuar personalisht me Tom Doshin”. Nga telefonata duke se diçka nuk shkon, sepse Çinari jep shenja çrregullimi dhe shpesh thotë fraza pa ndonjë kuptim, sqarimi vjen fillimisht nga familjarët. Pas këmbnguljes sonë marrim kontakt me familjarët të cilët na sqarojnë se Petriti vuan prej vitesh prej çrregullimeve mendore. “Hedhim poshtë çdo pretendim për Petritin, ai prej 2010-ës nuk është i aftë mendërisht as për të punuar. Vuan nga një sëmundje mendore”, na thonë ata.

Certifikata
Gazeta “Shqiptarja.com” ka siguruar certifikatën që vërteton se Petrit Çinari nuk është në rregull mendërisht. Sipas certifikaës së lëshuar nga mjeku specialist më 3 shkurt 2015, Petrit Çinari vuan nga: “Epilepsi psikomotorre me çregullime psikotike. Fillim demence”. Sipas familjarëve Petriti është diagnostikuar me këtë sëmundje mendore që në vitin 2010 dhe që nga ajo periudhë ai nuk është i aftë për punë, madje është në KEMP. Pra ky është personi që sipas deputetit Tom Doshi i është kërkuar para një viti e gjysëm, pra diku nga fundi i 2013 që ta vrasë atë.

Statusi ne Facebook
Ja versioni i Tom Doshit për Petrit Cinarin
“Jam informuar nga një i njohuri im, se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dje është bërë një kallzim penal nga Petrit Cinari, një ish o cer nga Skrapari. Në këtë kallzim është deklaruar se babai i Ilir Metës, rreth 1 vit e gjysëm më parë, e ka thirrur Petritin në Gjirin e Lalzit dhe i ka kërkuar atij me porosi të Ilir Metës, që të vras Tom Doshin. Ky person paska punuar bashkë me Rrexhep Metën në ushtri dhe paska qenë qitës i shkelqyer. Pas rikthimit te tij nga Amerika, babai Ilirit e paska gjetur, ftuar në Gjirin e Lalzit dhe bërë ofertën makabre, e cila duket se nuk është pranuar nga Petriti. Ky person, me guximin e lavdërushëm qytetar ka shkuar me vullnetin e tij të lirë dhe ka denoncuar këtë porosi të re vrasjeje. Këtë información mund ta konfirmojë Prokuroria. Ky person menjëherë duhet mbrojtur si dëshmitar i drejtësisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO