Ekskluzive/ Do trafikonin 195 kg drogë me kamion me destinacion Turqinë, trafikantët përdorën një të pa arsimuar për të regjistruar kompaninë e  transportit

Ekskluzive/ Do trafikonin 195 kg drogë me kamion me destinacion Turqinë, trafikantët përdorën një të pa arsimuar për të regjistruar kompaninë e  transportit

Lënda narkotike në kamion

Zbardhet skema e trafikut të 195 kg drogë nga Tirana në drejtim të Greqisë e më pas në Turqi. Personat organizatorë të këtij trafiku kanë shfrytëzuar një shofer të papunë, për ta vënë në provë. Safet Velaj, ditën e arrestimit e kishte ditën e parë të punës, pasi kishte qëndruar një periudhë disa mujore i papunë dhe pa të ardhura. Ndërkohë nga ana tjetër, plani për tu maskuar më së miri për trafikimin e kësaj sasie droge ka vijuar me themelimin e një kompanie transporti. Regjistrimi i këtij biznesi është kryer në 5 mars 2020, gati dy muaj nga kapja e sasisë së drogës në pikën kufitare të Kapshticës.

“Shqiptarja.com” zbulon se kjo kompani fiktive është hapur duke përdorur emrin e një personi anonim në Korçë, që nuk dinte të shkruante dhe lexonte. Ky person analfabet quhet Denis Potgorija dhe sipas dokumentacionit të verifikuar në QKR, rezulton të jetë pronari i kompanisë së transportit “Deni Trans” dhe kamionit që u kap me 195 kg drogë. Ndërkohë që Denis Potgorija zotëronte 100 për qind të kapitalit të kompanisë, të dhënat e kontaktit të kësaj firme, i përkasin një personi tjetër të quajtur Bledi Rafa, por që ende po verifikohet nga prokuroria. Lidhur me këtë zbulim, policia e Korçës ka shoqëruar Denis Potgorinë, i cili në dëshminë e tij ka pohuar se në muajin mars 2020, Gjergji Thimo, i cili është arrestuar dhe dënuar për çështjen e pikturave dhe ikunave kishtare, e ka prezantuar me një person që u identifikua si Mondi Janko nga Korça. Denisi, ka treguar policisë se Mondi i ka bërë një ofertë që në emrin e Denisit, do të regjistronte një kamion dhe së bashku kanë shkuar në Bashkinë e Korçës, ku sipas tij të dy kanë nënshkruar disa dokumente, por nuk ka mundur të kuptojë se çfarë ishin ato, pasi Denisi, nuk di shkrim dhe këndim. Më tej Denis Potgorija, ka treguar se Mondi Janko, i ka kërkuar që të shkonin në bankë të merrnin një kredi prej 500 mijë lekësh në emrin e tij, por Denisi, nuk ka pranuar. Ai ka pohuar në polici se s'ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka kuptuar se çfarë dokumente ishin përdorur për regjistrimin në emër të tij të kompanisë “Deni Trans” dhe kamionit që u kap me drogë në Kapshticë. Pasi kanë ndërtuar këtë skemë me qëllim maskimin dhe mos daljen e emrit të organizatorëve të këtij trafiku droge nga Shqipëria në Turqi, grupi kriminal ka filluar të mendojë për gjetjen e një shoferi kamioni. Dhe kështu ka ndodhur, është gjetur një shofer i quajtur Safet Velaj, i papunë për shkak të situatës së COVID-19 dhe me probleme ekonomike, pasi ishte dënuar më parë për “Dhunë në familje”.

Velaj pas arrestimit ka treguar në polici se kishte mbetur pa punë dhe gjatë diskutimeve me Artur Seitaj, kolegun e tij, ky i fundit i ka thënë se një person që e thërrisnin “Stefi” i identifikuar më pas si Shefki Hima nga Kombinati, kishte nevojë për një shofer kamioni. Të dy së bashku si Safet Velaj dhe Artur Seitaj, kanë shkuar në banesën e Shefkiut duke komunikuar me këtë të fundit. Shefkiu, ka kërkuar që ta testojë nëse ishte në gjendje ta drejtonte kamionin me targë AA 127 NN. Ky kamion është drejtuar nga Safeti nga zona e Kombinatit deri në Ndroq dhe anasjelltas. Të dy së bashku kanë rënë parimisht dakord për tu punësuar Safeti si shofer, por nuk kanë lënë datë fikse se kur do fillonte punë.

Pa kaluar shumë ditë, Shefki Hima i ka telefonuar Safet Velaj se nuk ishte ai pronari i kamionit por një person tjetër me emrin “Beni”, duke i thënë se ky i fundit do ta telefononte për të filluar punën. Pikërisht në datën 28 Maj 2020 rezulton se Safeti është telefonuar në numrin e tij të telefonit nga një person me emrin “Beni”, duke e lënë të takohen. Safet Velaj, ka treguar në polici se ka marrë një taksi dhe ka shkuar në vendin ku i ka thënë telefonuesi “Beni”, të takohen tek “Casa Italia”, përballë me kompaninë “Beton Shkodra”. Teksa janë takuar me “Benin”, ky i fundit i ka thënë Safetit të hipi në kamion dhe ta marri atë pasi do shkonte në Selanik. I ka pohuar se dokumentacionin e kishte në rregull dhe se duhet të shkonte në Selanik. Për çdo gjë tjetër do e sqaronte në telefon.

Ndërsa për të komunikuar nga jashtë territorit të Shqipërisë i ka dorëzuar një numër tjetër. Ndër të tjera “Beni” i ka dhënë dhe 1 mijë euro të cilat do ti shpenzonte për karburant dhe nevoja të udhëtimit. Në një fletë formati, “Beni” i ka shënuar dhe itenerarin që duhet të ndiqte, duke filluar nga Tirana deri në Selanik e mandej në Turqi. Safet Velaj, ka marrë kamionin dhe është larguar por kur kishte kaluar Elbasanin, Safeti është telefonuar nga Beni, i cili i ka pohuar se duhet të qëndronte tek restorant “Balla”, pasi donte ta takonte. Beni ka mbërritur me një djalë tjetër, ku Beni dhe Safeti janë ulur për të pirë një kafe, djali tjetër ka shkuar tek kamioni me qëllim për të instaluar një GPS. Pa kaluar shumë minuta, djali i paidentifikuar ka ardhur në tavolinën e lokalit duke pohuar se nuk mund të instalonte GPS-in, pa praninë e një Lap-Topi.

Pas disa minutash “Beni” i ka thënë Safetit të niset për në drejtim të Greqisë dhe do të komunikonin herë pas here në telefon. Por në orën 01:30 të mesnatës, duke u gdhirë 29 maj 2020, policia e pikës kufitare Kapshticë, ka konstatuar se në kamionin që drejtonte Safet Velaj, kishte prezencë të madhe droge. Pas sekuestrimit dhe peshimit të mallit, rezultoi se në kamion ishin fshehur 195 kg drogë dhe menjëherë është kryer arrestimi i shoferit të kamionit Safet Velaj.

Pas tij, disa orë më vonë në pranga kanë rënë Shefki Hima, Vilfred alias Alfred Cenolli dhe Mondi Janko. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë. Pritet që në ditët në vijim gjykata e Korçës të caktojë masën e “arrestit në burg” për katër të ndaluarit e akuzuar për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim të dokumentave”.

U arrestuan:

1-Shefki Hima 64 vjeç, banues në Tiranë, akuzuar për trafik narkotikësh (i dënuar më parë për "Vetëgjyqësi")

2-Vilfred allias Alfred Cenolli 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").

3-Mondi Janko  48 vjeç, banues në Korçë, akuzuar për veprën penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" i cili ka falsifikuar dokumentacionin e kamionit.

4-Safet Velaj 54 vjeç nga Mallakastra,  banues në Tirane dhe i arrestuar për trafik narkotikesh. Ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 31/05/2020 19:10

    Të gjithe fshatare

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2020 00:39

    Qeveria ka sjelle idene e edukimit juridik te shqiptareve,ide shume e mire ,por duhet te rifilloje luften kunder analfabetizmit me mire ,dhe ky Gjergji Thimio qe ankohej se ja kishin marre ikonat pa te drejte ,na dalka qe nuk qenka lule shqere ,por nje gangster me kollaro ,qe edhe pse u dogj nje here prape nuk heq dore nga <<zanati>> I zemres.Shteti beri shume mire qe ia sekuestroi ikonat,hajdutit kriminel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!