TIRANE- Kryesia e PD-së në 18 shkurt 1991, ndërsa vijonte greva e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti, ishte kundër, ndërsa kreu i sapozgjedhur i PD-së, kërkonte referendum për emrin e ish-diktatorit. Gazeta Shqiptarja.com publikon sot faksimilet e dokumentit të mbledhjes se 18 shkurtit 1991 dhe procesverbali origjinal për grevën e urisë 18 shkurt 1991. Bashkë me intervistën me ish studentin e grevës së urisë 18-20 shkurt 1991, Afrim Krasniqi.

Redaksia e Shqiptarja.com e ka marrë dokumentin të retushuar nga burimet e veta. Në fletën e procesverbalit (Faksimilja me poshtë) janë diskutimet e disa prej drejtuesve të PD-së, gjatë mbledhjes së komisionit drejtues, në 18 shkurt 1991.
- Të ndahet universiteti-thotë njëri prej anëtarëve. (fjalia e parë në faksimile )
- Jam për ndarjen-ndërhyn tjetri (fjalia e dytë në faksimile) .
Fjalia e tretë,e zmadhuar në kuadrat me të kuqe nga redaksia, janë fjalët e kreut të sapozgjedhur të PD-së, Sali Berisha, i cili thotë -Të marrim rezultatet e Pleniumit, jam për referendumin.

dokumenti
(Foto: Faksimile e procesverbalit te mbledhjes se kryesise se PD 18 shkurt 1991)


Proces verbali orogjinal per grevene e urise 18 shkurt 1991
(Foto: Faksimile e procesverbalit te mbledhjes se kryesise PD, 18 shkurt 1991)
1 - Të ndahet universiteti - thotë njëri prej anëtarëve
2- Jam për ndarjen - ndërhyn tjetri
3- Ndërsa kreu i sapozgjedhur i PD-së, Sali Berisha thotë -Të marrim rezultatet e Pleniumit, jam për referendumin

(sg/shqiptarja.com)