Klubi më i titulluar në Shqipëri, "KF Tirana" prej 10 vitesh nuk po arrin që të fitojë kampionatin, për më tepër që në sezonin 2016-2017 ra për herë të parë nga kategoria. Tani është kthyer, por sërish problemet nuk janë shuar. Si të mos mjaftonte pozicioni aktual në renditje, edhe financat lënë për të dëshiruar.
Për këtë arsye presidenti Refik Halili në fund të vitit të kaluar deklaroi se është gati të bashkëpunojë me këdo që dëshiron të kontribojë në këtë klub historik. Prej disa ditësh po përfliten disa emra, ku njëri prej tyre është Lutfi Nuri, ish-donator në vitin e fundit kur Tirana u shpall kampione. I kontaktuar nga “Report TV” për këtë çështje Z.Nuri deklaron:
“Unë e dua me gjithë shpirt Tironën sepse aty jam rritur. Kjo nuk është në dorën time, por nëse më ofrojnë mundësinë jam i gatshëm që nesër të kontriboj. Këto janë punë që mbi të gjitha bëhen me dokumenta dhe jo me fjalë”.
Më tej zoti Nuri siguron se ai nuk kërkon të bëjë rolin e shpëtimtarit.
“Unë nuk kursehem për Tiranën se është pjesë e familjes, në situata të mira apo të këqija. Kam qenë aty kur klubi fitonte tituj, tani dua të jem në këtë situatë të vështirë, sepse kur je mirë të gjithë të duan.”
Për Nurin mjafton që Tirana të kthehet në majën e futbollit shqiptar, me ose pa atë.
“Unë s’kam kërkuar dhe s’do të kërkoj asnjëherë asgjë që kam dhënë për Tiranon, as nuk do t’i numëroj kurrë ato para. Nëse Halili del nga kjo situatë unë do të vijoj të jem një tifoz i Tironës ashtu siç kam qenë gjithmonë.”
Aktualisht 66% të aksioneve të klubit të Tiranës janë në pronësi të Refik Halilit, ndërsa 34% janë të bashkisë.
Ekskluzive/ Donatorët e rinj te Tirana, Nuri: Jam i gatshëm që nesër, nuk kursehem, e dua ekipin me gjithë shpirt
Komento
O kadri nuri po hik mor burr si mund të bëhet Tirona me ty që ke 3 klas fillore. Se atë shkoll që ke bler fshi by...
Përgjigju