Ekskluzive/ SPAK nuk pranon dosjen CEZ për Berishën, Rulin dhe gjyqtarin Sallaku, vendimi ankimohet në Gjykatën Speciale

 Ekskluzive/ SPAK nuk pranon dosjen CEZ për Berishën, Rulin dhe gjyqtarin Sallaku, vendimi ankimohet në Gjykatën Speciale

Sali Berisha dhe Genc Ruli

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk ka pranuar të shqyrtojë dosjen CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar. SPAK-u ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e dosjes, ndërsa ka vendosur ta dërgojë çështjen në Durrës. Në 20 shkurt të këtij viti, juristit dhe ekspertit ligjor i OSHEE, Romeo Kara kallëzoi në SPAK për shpërdorim detyre gjyqtarin Lazër Sallakut, i cili mbylli dosjen CEZ me kërkesë të Prokurorisë. Në të njëjtën kohë, në kallëzim kërkohej nga SPAK-u edhe sekuestrimi i gjithë dosjes CEZ, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro, ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish-ministrit Genc Ruli, ish-zëvendësministra, ish-këshilltarë, ish-drejtorë etj. 

Por, Prokuroria e Posaçme ka anashkaluar politikanët, duke u fokusuar vetëm tek veprimet e gjyqtarit Lazër Sallakut. Meqenëse gjyqtari punon në Tiranë, SPAK ka vendosur dërgimin e dosjes kundër tij në Durrës për verifikim. Sipas SPAK-ut, vepra për të cilën akuzohet gjyqtari, pra shpërdorimi i detyrës, është në kompetencë të një prokurorie të zakonshme. SPAK-u nuk është investuar për të hetuar rolin e Berishës dhe Genc Rulit në aferën CEZ. Sipas nenit 135 të Kushtetutës, Berisha dhe Ruli janë subjekte të SPAK-ut, për çdo vepër të mundshme penale të dyshuar se mund ta kenë konsumuar. Por, beteja për hapjen e dosjes vazhdon. Romeo Kara konfirmoi për Report Tv se ka vënë në lëvizje Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur edhe si Gjykata Speciale, për të rrëzuar vendimin e SPAK. Juristi Kara i kërkon Gjykatës Speciale të detyrojë SPAK-un të shqyrtojë dosjen. 

Romeo Kara mendon se SPAK-u duhet të bëjë një hetim të plotë dhe të hollësishëm, jo vetëm për rolin e gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli dosjen disa ditë pasi mbylli edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobimin rus. “Unë duke mos pasur prova për grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion, cilësova vetëm shpërdorimin e detyrës të cilin unë e argumentoj plotësisht, ndërsa për këto të tjerat ishte detyrë e SPAK-ut që të hetonte nëse ka korrupsion apo diçka tjetër. Nuk merret vendimi për moskompetencë vetëm duke luajtur me cilësimin që unë si kallëzues i kam berë akuzës. Cilësimi i akuzës është atribut i prokurorisë, i cili behet pas një hetimi të plotë dhe të hollësishëm”, thotë Kara. 

Ndërkaq, një tjetër betejë po zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës për hapjen e dosjes CEZ. Gjyqtarja Shpresa Beçaj është zgjedhur përmes shortit për të shqyrtuar ankimimin e Kuvendit të Shqipërisë kundër vendimit të gjyqtarit Lazër Sallaku për mbylljen e dosjes. Në kallëzimin e bëra nga Kuvendi akuzohet edhe Shkëlzen Berisha, i biri i Sali Berishës, për lidhje të dyshuara dhe të pretenduara nga Kuvendi, me sekserin kryesor të aferës CEZ, Nuel Kalaj. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 05/03/2020 22:31

    SPAK=KAPS... NË GJUHËN POPULLORE MBAJTJA E UJIT TË TRASHË, KUR THOT KAPS NUK DUA TË HETOJ SALIUN, U PORDH AI STAN. E MJERA SHQIPËRI!!

    Përgjigju
  • vladimir: 05/03/2020 17:43

    Çudirat dhe lloqet per drejtesi ne Shqiperine tone te dashur nuk ka SPAK E OFL qe I ndalon,,,,, pasi organizata kriminale Qeveri- Gjyqesor- -Media jane KÇK-ja me e sofistikuar e kohes moderne qe jetojme. Flm

    Përgjigju
  • Vicidoli: 05/03/2020 16:42

    Berisha bani lek me cez ju hani narmalate

    Përgjigju
  • Kallzusi!: 05/03/2020 16:38

    Dosja cez eshte dosja evjedhjes madhe Berish ,Rul e shum rula tjer.Nerase spaku nuk e heton dhe e denon ket krim te shemtuar vjedharak ne kete vende’ me mire te dorzoje celesat e te rrine ne shtepi,te presin deri sa te vdes hajduti me cizma Sali Ram Berishizmi me Rulistat. Turp per drejtesine shqiptare qe Amerika dhe Europa kanie ivrstuar me miljona Euro qe drejtesia shqiptare te vihet ne vendin e duhur.Edhe njenjeri i thjesht qutetar shqiptare nuk mohon fakton e mospasjes se proveve per impikimin e familjes te Sali bej berisha per kete ofere korruptive.Cez sali berisha dhe Ilir Rexhep meta.

    Përgjigju
  • Oshee: 05/03/2020 16:33

    Ja kane lene ne dore Shpresa Becaj? Kjo eshte vet e korruptuar.., kush e mbylli dosjen e Metes dhe qindra te tjera ne Gj. Larte...? Si u shkri nje gjykate e larte teresisht, ku kjo ka qene kryetare per 9 vjet? Kjo s duhej te ish me pjese e sistemit te drejtesise por e rifuti Meta per ti shlyer nderin qe e nxori pa lagur..

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/03/2020 16:22

    Ka filluar SPAK-U dhe po ngjet si ajo gjykata e Permetit. Nuk i shikoj gjerat e mbara..,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia