Ekskluzive/ Enver Hoxha: Ja
pse Nako Spiru s’ma hapi zemrën

Ekskluzive/ Enver Hoxha: Ja<br />pse Nako Spiru s’ma hapi zemrën
TIRANE- Në pjesën e dytë të procesverbalit të mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror me 13 qershor 1983, zbulohen detaje të tjera surprizë mbi vetëvrasjen e Nako Spirut. Ndryshe nga ç’është theksuar në variantin zyrtar të kësaj ngjarjeje, Enver Hoxha shprehet me keqardhje qe Nako Spiru nuk iu rrëfye atij për të fshehtat që ruante mbi presionet e jugosllavëve dhe grupit të Koçi Xoxes. Hoxha shprehet në këtë mbledhje të qershorit 1983 se Nako zgjodhi që t’ia shkruante letrën e tij sovjetikëve.

Ai më kërkoi 5 ditë kohë. Donte të fitonte kohë sa të vinte një mbrojtje për të nga Moska, thotë Hoxha, dhe vijon më tej se ekzistencën e asaj letre ia ka rrëfyer  ambasadori rus i asaj periudhe në Tiranë Gagarinov. “Letrën, në kohën kur vrau veten, Nakoja nuk ma adresoi mua, po sovjetikëve, Gagarinovit, i cili erdhi tek unë dhe nuk ma dha, po më tha: “Ja, Nakoja vrau veten, duket se është gjendur në vështirësi të mëdha me jugosllavët”. Kështu perifrazon Hoxha diplomatin rus, duke vijuar me persiatje të tjeras rreth kësaj ngjarje, të cilën herë pas here e krahason me vetëvrasjen e Mehmet Shehut, duke i mëshuar vazhdimisht faktit se Mehmet Shehu ndryshe nga Nako Spiru ishte agjent.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit