Kjo urdhëresë e Enver Hoxhës parashikon të gjithë detajet e funksionimit të burgjeve, nga drejtori, komandanti i burgut, kontrolli i imtësishëm i të burgosurve dhe survejimi i kujdesshëm i të gjithë vizitave dhe bisedave mes të burgosurve dhe të afërmve… po ashtu detaje të hollësishme parashikon kjo urdhëresë, për heqjen e sendeve personale, regjistrimin e tyre, kontrollin e ushqimeve që u sillet të burgosurve nga të afërmit, apo mënyrës si do të nxirren për ajrim të burgosurit.
Dokumenti i plotë i zbardhur më poshtë sipas origjinalit që ruhet në QSH në fondin 41, dëshmon për paranojën e udhëheqësve të rinj komunistë dhe kujdesin e tyre për të parandaluar çdo rast arratisjeje dhe për të ngritur burgje të një sigurie të lartë.