EKSKLUZIVE/ Flet babai i Gentian Malindit: Makinën e përdorur për të transportuar çantat me oriz, e kam fshehur unë! Djali mendoi se kishte skrap

TIRANË - Shqiptarja.com, sjell një intervistë eksluzive me Ilir Malindin, babain e Gentian Malindit, që është në kërkim për 137 kg kokainë zbuluar në kontenierët me banane të ardhur nga Ekuadori ndaj së cilës DEA amerikane, autoritetet greke dhe shqiptare, bënë dorëzimin e kontrolluar të kontenierëve në Portin e Durrësit.

Ai thotë se makina me targa franceze që policia ka lokalizuar përmes GPS të vendosur në orizin që u ndërrua me pakot me kokainë në portin e Pireut, është në përdorim nga djali i tij Gentian Malindi.

"Djali im ka makinë me targa franceze, atë e ka përdorur. Ja ka marrë një shokut të tij, pronar i një hoteli, i kanë bërë kontroll edhe atij tek hoteli. E ka përdorur gati një muaj e ca djali im, dhe vazhdonte ta përdorë", thotë ai, duke shtuar se me këtë makina ka hyrë dhe ka dalë vazhdimisht në portin e Durrësit për shkak se aty ka anijen e tij. Kujtojmë se Gentian Malindi është biznesmen dhe ka një anije peshkimi.

Të dy personat e arrestuar për kokainën në kontenierë, avokat Ilir Malindi, që ka marrë në dorë çështjen e djalit të tij, thotë se Gentian i  njeh. Ardian Bega 53 vjeç, punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit, është mik me 43-vjeçarin Gentian Malindi, ndërsa i arrestuari tjetër, Altin Mislihaka, 35 vjeç, është përfaqësues i komunitetit rom, punonjës pastrimi në anijen e peshkimit të Malindit, "Eniëej".

Djali i tij, 43-vjeçari Gentian Malindi, babai i dy fëmijëve, është në kërkim policor, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet si porositës i kokainës që erdhi nga Ekuadorim tranzit në portin e Pireut me destinacion portin e Durrësit. Avokat Ilir Malindi thotë se ka qenë vetë ai që e ka shtyrë djalin të arratiset dhe t'i fshihet drejtësisë. Në një rrëfim ekskluziv për Shqiptarja.com, avokati thotë se djali i tij ka 5 ditë që është në arrati, kohë kur policia i shkoi për kontroll në banesë.

"Ka 5 ditë që e largova unë menjëherë djalin e shpura diku afër nga Tirana. Veprimet kanë filluar 5 ditë përpara. Policia erdhën për kontroll në shtëpi në orën 09.00 të mëngjesit, ne nuk dinim gjë. Djali ishte diku në një lokal po pinte kafe dhe na lajmërojnë ka ardhur policia. 3-4 furgona, na thanë duam t'i bëjmë kontroll shtëpisë së djalit. Duke parë këtë situatë, dhe duke parë që tim bir ka 10 vjet që e sulmojnë ata kriminelë, banditë, i kam demaskuar të gjithë. E kanë arrestuar e akuzuar, i thash tim biri: "Largohu derisa të zgjidhet situata", se këta të fusin brenda dhe aty të mbajnë, merr pafajësi, e të thonë hidhi në gjyq, pastaj e fito paratë. Unë jam vet avokat i djalit tim", tregon ai.

Por nga doli emri i Gentian Malindit?

Ishte punonjësi i sigurisë në Portin e Durrësit, Ardian Bega, që ka deklaruar se ka qenë me Gentian Malindin dhe se pakot në kontenier i ka marrë me porosi të tij. Por, avokat Malindi jep një tjetër version. Ai thotë se Ardian Bega dhe punëtori i tij, Altin Mislihaka, e kanë telefonuar Gentian Malindin për t'i marrë nga porti i Durrësit. 43-vjeçari ka shkuar me makinën me targa franceze dhe i ka marrë, ku siç thotë babai i tij avokat, njëri prej tyre, pastruesi i anijes, ka qenë me një çantë në krah.

"Djali im nuk ka dijeni për këtë punë. Im bir del që e ka çuar punëtorin e tij atje, se e ka pasur punëtorin e tij. Punëtori është një nga më të varfrit në Shqipëri. Ai vjedh skrap nga porti, i nxjerr nga porti dhe i hedh në ato karrocat me motor të vogël. Ai atë ditë ka dalë dhe ka mbushur çantën. Nuk dimë kush e ka hapur kontenierin, mund ta ketë marrë ai kush e di, por nuk ka flagrancë. Ai i sigurisë portuale, Ardian Bega, e njeh djalin tim, janë shokë, miq.  Ai ka deklaruar që unë kam qenë me Gentian Malindin,  unë nuk e di këtë punë, por e pash mes deklarimeve, dhe ka thënë edhe që unë jam ulur një ditë në tavolinë me ta dhe u kam folur për politikë. Ai do të ballafaqohet me provat e tjera. Jam i sigurt 1 mijë %, ta garantoj me jetën time që im bir nuk ka prekur asgjë me dorë. Ka dijeni s'ka dijeni, këto janë çështje provash, dhe quhen prova indirekte. Unë besoj dhe jam i bindur që shpresoj të dalë ashtu dua unë. Siç është e vërteta. Pavarësisht se djali  ka folur, ai nuk është i implikuar për asgjë. Janë prova kontradiktore. Ata prova kanë deklarimet e Begës. Im bir nuk ka drejtpërsëdrejti asgjë, nëse ai ka bërë marrëveshje të vjetër me ta, është tjetër, problem që unë nuk e di", shprehet Ilir Malindi.

Ai tregon se djali i tij e ka çuar punëtorin në portin e Durrësit, dhe më tej Altin Mislihaka ka dalë nga porti me Ardian Begën dhe kishin një çantë. Siç tregon avokati për Shqiptarja,com djali i tij e ka pyetur se çfarë është, por nuk ka marrë përgjigje dhe ka menduar se mos ishte skrap që punëtori i tij merrte vazhdimisht nga porti.

"Im bir thotë: Po kam qenë, më kanë thirrut, i kam marrë me vete, i kam kthyer prapë. Vajti në port. I thanë: Vonohemi gjysmë ore, vajtën një orë, dhe pastaj i ka marrë prapë. Punëtori ka hipur në makinën e djalit tim, se djali e çoi atje se e di ai ose për peshkim ose për hekurat e skrapit.  Djali ka qenë në kafe në hyrje të portit. Ka ardhur punëtori me çantë. Ça i ke e ka pyetur djali - si ka thënë gjë. Ai duket i ka pasur skrap, se me skrap merret ai dhe kanë ikur. Djali im i ka çuar tek tek Ura e Dajlanit, se aty e shesin skrapin. Djali ka ikur ka fjetur në shtëpi. Të nesërmen shkoi në kafe si zakonisht para pune kur lajmërojnë që ka ardhur policia.  GPS nuk ka qenë në makinën e djalit tim, ata të thonë çfarë të duan. Makinën e ka pasur djali im, por nuk është kjo makina që thotë policia se ka pasur pakot sepse GPS nuk tregon 100 % në pikë, gabon në 200 metra distancë. Pse të themi që është kjo makinë dhe nuk ësht ëmakinë e shefit të policisë? Nuk ka pasur fare drogë. Droga është marrë nga policia në Pire dhe është bërë kombinacioni, nuk kanë lënë asnjë pako droge. 22 kg oriz ka qenë aty, nuk ka pasur fare drogë", shton Ilir Malindi.

Avokati tregon në intervistën për Shqiptarja.com se pakot janë gjetur në një kanal pranë Shkëmbit të Kavajës, dhe se nuk është gjetur kokainë. Brenda pakove ka pasur oriz me GPS, që janë të njëjtat pako të nxjerra nga kontenierët me banane në Portin e Durrësit, nën mbikëqyrje prej muajit gusht.

"Pakot janë hedhur nga Shkëmbi i Kavajës, dhe nuk kanë gjetur asgjë përveç pakove të orizit që u gjetën në një kanal përmes GPS. Tek orizi qe gjetën nuk u kap asnjë njeri. Njëri u arrestua para 4 ditësh duke pirë sot. Tjetrin e morën që në fillim para 6 ditësh për përgjime ambientale tek krimet e rënda, dhe i lëshuan një herë. Tani ç'kanë folur njëri me tjetrin...", thotë Malindi.

Ardian Begës i është paraqitur një fotografi e punëtorit të anijes, që tashmë është arrestuar, dhe Bega mësohet të jetë shprehur: Po ai ka qenë personi që ka marrë pakot nga kontenieri. Avokat Malindi hedh dyshime se Ardian Bega ka dhënë dëshmi të simuluar duke përmendur si porositës djalin e tij pa pasur asgjë të vërtetë.

I pyetur se si mund të kenë përfunduar pakot të hedhura nga makina, avokati përgjigjet se djali nuk i ka shoqëruar me makinë deri tek Shkëmbi i Kavajës ku u gjetën pakot, por se udhëtimi i tyre është ndalur tek Ura e Dajlanit. "Pakot nga makina mund ti ketë hedhur Bega, ai me shokë ku ka qenë...nuk ka punë im bir fare le të thotë kam qenë me Gentin. Nuk i ka shoqëruar nga Shkëmbi i Kavajës e tutje".

Por ku ndodhet makina që policia thotë se i ka pritur dy të arrestuarit jashtë portit dhe me të cilën kanë lëvizur pakot e marra nga kontenierët?

Avokat Malindi thotë se është vet ai që e ka lëvizur makinën dhe e ka fshehur.

"Makina aty ka qenë, e parkuar afër trotuarit, me makina të tjera. Unë thash hiqeni fshijeni gjëkundi aty, fshijeni fare meqë është bërë kjo punë. Tani që është bërë kjo zhurmë,  vetëm nga inati...E hoqa unë e vura në një garazhin tim aty, i thash dikujt tjetër merre se s'po më intereson. Policia e kanë pasur aty makinën 5 ditë", përfundon llir Malindi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 29/09/2019 13:02

    a ka me te paster?"makinen e fsheha une"-deklaron hapur.por makina eshte nje nga provat.pra avokati ,jo vetem ka fshehur te dyshuarin,por ka fshehur edhe provat.pergjegjesia penale eshte e paster.duhet te ishte ndaluar.pra prokurori nuk ben detyren.ose ka nderhyrje nga persona me cantate zeza dhe te fryra nga dokumenta te rezervuara.miqesi e hereshme familiare.si thote populli:-komshiu te behet si vella.epo te rritur te tille.

    Përgjigju
  • Gerdalla: 28/09/2019 03:20

    O moterqir n.a. fute brenda se ish puma jote ajo qe jam une 12vjet brenda o ropqir n.a. fute brenda dhe nje paket nuk solle jemi dy n.a. 12 vjet ketu n.a. jepje 1000 euro pa n.a. then ca beje n.a. mashtrove o pederast familjarisht o ropqir e koshat te tute ish in tani do shikosh

    Përgjigju
  • Burgajeti: 28/09/2019 03:19

    Sa baba legen... Genje,por te pakten gjej nje genjeshter te besueshme.I biri,qenka me bamires se Shen Tereza per te ndihmuar te varferit.Edhe pse eshte biznesmen,shkon te ndihmoje "puntorin" e tij te marre skrap e ta coje diku per ta shitur.O baba kric,po ti thua qe puntori eshte nga me te varferit ne Shqiperi,kurse une them se ai,eshte nder me te "pasurit".Pse?Po sepse ka shofer nje bos,i cili e shpije dhe e merr nga puna,i transporton c'do gje me makinen e tij dhe kur e pyet bosi shofer,cfare ke ne cante,ky nuk i pergjigjet,pra nuk i jep "llogari". Po per sa "kile" skrapi e shpije dhe e merr puntorin yt bir,per disa kile ne cante,apo per kv?Sa mire,keshtu i duam bosset ne... Tjeter edhe skrap te kishte puntori,nuk duhet ta merrte ne makine.Ti vet thua se puntori e vidhte skrapin dhe kete e dinte dhe djali yt,pra eshte bashkepuntor me "puntorin ne vjedhje dhe te skrapit… O Ilir Malindi.E di qe e keni ca hunden e perpjete,e vleresoni tej mase veten,por nuk jeni aq te mencur sa thote populli si me poshte: -Di te vjedhesh? -Di. -Di te fshehesh? -Jo. -Atehere mos vith.

    Përgjigju
  • Ajnshanji: 28/09/2019 03:16

    Ne p te motres e te mamase o bq durresit te zune hakat e a tyre dy vlonjateve qe fute brenda Kane 2 vjet brenda o bq durresit me 450kg hashash dhe kta te punoje rehat me bq e tjere ne dogane o rq u djegsh me gjithe familje e me femijet e tu o bq se ke te gjste Bashir me babane tend bq qe ke mbyt mbi 100 shqiptar eshte super kriminel ilir2malindi ti dime ke ke vrare o rq

    Përgjigju
  • Malindifismuti: 27/09/2019 22:11

    Hidheni brënda te dhoma e shpurës këtë burrë ordiner, ky është më i ndyrë se pjella e tij trafikant.

    Përgjigju
    • LAPANI..URA: 28/09/2019 06:05

      O ILIR MALINDI O MAFIOZ.QË TURPËROVE ATË ÇIK BABA QË NUK E ARRIN DOTË JO TI POR BURRA ME KOQE.O MASHTRUES.TË KA DALË NAMI SA IKU NË BOTËN E PËRTEJME YT ATË TEKI MALINDI.RRONI ME PISLLËQE.TUPËROVE BABANË E SKRAPARIN.MOS U NGOPSHI KURRË ME BUKË.O VARFANJAK QË VETË EMRI I FSHATIT TUAJ MALIND INJOROHET NGA KRIMBA SI JU.

  • Geri: 27/09/2019 20:52

    Seriozisht e ka ky apo eshte nen efektin e orizit hahahaha nuk e besoj dot se ky mund te jete avokat. Skraparlli e mirrem vesh por avokat ky?? HHagaha cfare perralle te shemtuar ka thene. E hengert mortja policine qe nuk e arestoi dot trafikantin.

    Përgjigju
  • Dauti: 27/09/2019 19:59

    Ohoho prap qorri me kokine... po e paska henger kaaj here. Ky baba vet eshte ne dijeni dhe organizator me 2 djemt e tij...... dhe para ca kohesh qorri u kap ne drejtimin e nje fugoni me 400 kile hashash dhe doli per 2 dite. Suksese ne jete o familja malindi.

    Përgjigju
  • Tekfk: 27/09/2019 19:16

    Mashtues. Kto jane vetem peshqit e vegjel, se fshihet peshku madh pas ketij. Gjith Durresi dhe Shqipriai njeh

    Përgjigju
  • Maksi: 27/09/2019 19:08

    Ik ore zgjebarak mashtrus. Edhe ty edhe djalin brenda

    Përgjigju
  • Shabani: 27/09/2019 19:06

    Per keta tipa e keto sjellje jane ato kushtet e gjermanise.

    Përgjigju
  • tani: 27/09/2019 18:59

    Ky eshte trafikanti me I madhe,kreu I trafikut nderkombetar se kokaines ne Durres.Te arrestohet sa ma pare

    Përgjigju
  • Arberi: 27/09/2019 18:58

    Far avokat është ky futeni brenda se do këndoj edhe më mirë ...!!!

    Përgjigju
    • Silloja: 27/09/2019 21:25

      Po cfare avokati, ish sigurims eshte, perseri fara e kuqe del kudo. Nuk shuhen bolsheviket e qelbur jooooo

  • Sillo: 27/09/2019 18:52

    E njeh DEA peshkaqenin e Durresit? Po Tekiun e njohin? Po ate te madhin e njohin apo jo? Kete me thuaj. Hahaha

    Përgjigju
  • Lani dr: 27/09/2019 18:35

    Pse nuk e nxirni kte avokatin te tregoj prralla ke teatri kukllave se qenka mjeshter

    Përgjigju
    • navy: 27/09/2019 21:03

      Të gjithë e dinë që edhe nën Sokol Olldahi i gjithë porti u ishte shitur kriminelëve. Pastaj erdhi Samir Tahiri, i cili përdori kriminelin më budalla si drejtor i kufirit të Policisë në të gjithë bregdetin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja