Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Erjon Çela djali i Ymer Çelës, të dy të plagosur në protestën e mbrëmshme të opozitës joparlamentare, thotë se të dy janë qëlluar me shufra hekuri që ai thotë se ishte një patericë.
Nga ambientet e Spitalit të Traumës ku ai po merr mjekim, në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku, Erjon Çela thotë se babai i tij është Ymer Çela, truprojë ndër vite i Sali Berishës, deri në 1998-ën. Ai thotë se sulmi nga persona të panjohur për ta, u bë në mënyrë të qëllimshme, pasi siç ai tregon, në mesin e turmës përballë piramidës, këta persona njohën babain e tij, e thirrën në emër, dhe nisën t'i sulmojnë fillimisht me grushte e shkelma, dhe më tej me një patericë. Sipas rrëfimit të Erjon Çelës, fillimisht sulmuesit menduan se ai dhe babai i tij ishin policë të infiltruar.
"Kemi shkuar duke u zënë dhe duke u rrahur, as vet nuk e di se nuk mbaj mend gjë tjetër. Në fillim jam goditur me grushte dhe shkelma, pastaj më ka ardhur një patericë turinjve, se nga doli ajo patericë nuk e di, kujtonin se ishte policia. Në vend ta hante drurin policia e hëngra unë. Lajmëruam ambulancën dhe erdha me ambulancë. Ngjarja ndodhi fillimisht tek piceria përballë piramidës, nga aty kemi shkuar deri tek "Dajti". Filluan duke sharë babain tim, ky është Ymer Çela - thanë. Unë jam demokrat, babën e kam pasur bodyguard me Berishën dikur deri në 1998-ën, na kanë poshtëruar këta që janë në pushtet dhe po na poshtërojnë dita ditës", tha Erjon Çela për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Protestuesit me shufra hekuri plagosin truprojën e Berishës dhe djalin, VIDEO zbulon blofin e ish-kryeministrit
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25