Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë

Vitin e ardhshëm Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet e IPARD, duke i dhënë mundësi fermerëve të përfitojnë mbështetje për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Lajmi u bë i ditur në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, në një intervistë për emisionin 'Sot Live në Shqipëri', me gazetarin Nertil Agalliu.

“Për vitin 2025, skema do të jetë funksionale. Çdo proces ka kohën e vet, ne përthithëm IPARD I dhe II, dhe presim skemën e tretë për 2025-ën, që do të jetë IPARD III”, tha zëvendësministri Kote.

Në korrik të vitit të shkuar Bashkimi Evropian vendosi të pezullojë këtë mbështetje, për shkak se IPARD II u përfshi në hetime nga OLAF, për shkak të dyshimeve për keqmenaxhim të këtyre fondeve, ndërsa më pas rezultatet e hetimeve iu dorëzuan autoriteteve të Brukselit. Në total programi IPARD II që i takon periudhës 2014-2022 ishte 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE. Ndërsa programi i tretë që i takon viteve 2021-2027, planifikohet në vlerën 112 milionë euro.

Sa i takon skemës Kombëtare, Kote tha se fermerët duhet të bashkohen që të asnjë të mos mbesë pa mbështetje.

“Duke ditur që 35% e fermave tona janë të vogla nja 1 deri në 10 krerë, e pjesa tjetër është komplekse sepse ka edhe ferma shumë të zhvilluara me 1 mijë krerë. Por ne kemi menduar për të dyja pjesët. I kemi thënë fermerëve bashkohuni me një akt marrëveshje të thjeshtë, sepse të tre kanë nipt, dhe bashkohuni në emrin e një fermeri”, tha Kote.

Për të dëshmuar se skema e bashkimit funksionon, Kote solli shembullin e prodhimeve në sera.

“Kur ke një prodhim nga lopët, fermerët e gjejnë gjuhën se kjo na ka dhënë rezultat tek serat. Ata kanë nga 2 dynym sera dhe janë bashkuar dhe kanë përfituar masën 4 miliardë lekë. Janë rreth 600 fermerë që kanë aplikuar në grupe të bashkuara, që bëjnë rreth 580-600 hektar sera. Këta që kanë një kulturë të njëjtë, që kanë ullinj, që mbjellin grurë, apo mollë, duhet të mbjellin një kulturë, dhe aplikojnë për të njëjtën skemë. Pagesa i shkon gjithsecilit në llogari në bazë të sipërfaqes”, tha Kote.

Zëvendësministri sqaron se ndryshe nga viti i kaluar këtë vit do të përfitojnë të gjithë aplikuesit.

“Ndryshe nga skema e vitit të kaluar, këtë vit të gjithë aplikuesit janë përfitues, nuk ka rëndësi nëse aplikove i pari apo aplikove i 5 mijti”, tha Zëvendësministri.

Numri i përfituesve këtë vit pritet të arrij në 72 mijë fermerë, dhe për to do të shpërndahet një fond prej 54 milionë dollarë.

“Pagesa do të arrijë deri në 54 milionë dollarë, dhe do të përfshihen rreth 72 mijë fermerë, rreth 10 mijë fermerë më shumë se në vitin e kaluar”, tha Zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote.

Aplikimet për skemën kombëtare të hapura më 27 mars do të mbyllen në 19 prill, dhe vetëm në 24 orët e para kanë aplikuar mbi 10 mijë fermerë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matematika: 28/03/2024 20:40

    Fermeri do ishte mire te aplikonte direkt , te hapet dhe ligji per 50% te hektarit per aplikim pasi shqiperia sikur mali zi etj jane vende te vogla dhe fermeri do ishte mire te kishte akses direkt te aplikonte tek fondet e EU keshtu I jep avantazh fermereve shqiptar dhe lufton burkracite

    Përgjigju
  • Zio: 28/03/2024 15:20

    Kush mban pergjegjesi?

    Përgjigju
    • Loni: 28/03/2024 16:31

      I papërgjegjshmi mban gjithmonë

  • Po mër po: 28/03/2024 13:49

    Do zhbllokohen nesër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i zyrtarit të Kadastrës dhe kryeplakut të Saukut për korrupsion në zgjedhjet e 2019! SPAK: Leje legalizimi ose punësim në këmbim të votës

Arrestimi i zyrtarit të Kadastrës dhe kryeplakut të Saukut për korrupsion në zgjedhjet e 2019! SPAK: Leje legalizimi ose punësim në këmbim të votës