Ekskluzive/Elbasan, fisi Çapja në hetim pasuror për trafik ndërkombëtar droge
“Forca e Ligjit” ka filluar verifikimet e pasurisë për shumë grupe kriminale në vend. Kjo Task-Forcë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej muajsh kanë zbritur në Elbasan.
“Forca e Ligjit” ka filluar verifikimet e pasurisë për shumë grupe kriminale në vend. Kjo Task-Forcë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej muajsh kanë zbritur në Elbasan.
Në një dokument të siguruar ekskluzivisht nga Report TV, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se jane vendosur me trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.
Mes personave që po i verifikohet pasuria janë:
Arian Çapja
Florenc Çapja
Bledar Muça
Enver Çapja
Fejzullah Çapja
Erion Çapja
Vladimir Çapja
Ermira Kushi
Ymer Koseni
Sajmir Serjani
Fatmir Koseni
Dokumenti i cili mban datën 30 maj 2018, tregon se hetimi pasuror ka filluar prej muajsh dhe se tashmë po mblidhen të dhënat për çdo pasuri që kanë këta persona në Elbasan, por edhe në qytetet e tjerë. Hetimi pasuror për familjet në Elbasan, vjen në një kohë kur Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, është shprehur se do të goditen të gjitha grupet kriminale, jo vetëm në Elbasan por në të gjithë Shqipërinë.
Verifikimi pasuror ka nisur me indicie të “Task-Forcës”, por edhe për faktin se nga të dhënat paraprake ka rezultuar se familja Çapja në disa prej bizneseve të saj ka dalë me humbje, ndërkohë që mendohet se fitimet kanë qenë shumë të mëdha.
Për këtë arsye Prokuroria e Krimeve të rënda kërkon informacion nga Gjendja Civile për të gjithë personat e mësipërm, duke kërkuar të zbulojë lidhjet familjare të tyre, për të gjetur më pas pasuritë që ata kanë. Verifikimi pasuror ka nisur që në 2017, por tashmë Task-Forca kërkon të zbulojë të tjera lidhje.
Dyshimet e Task-Forcës dhe Prokurorisë janë që këto pasuri nuk justifikojnë burimin e të ardhurave dhe mund të kenë ardhur trafiku i drogës. Elbasani është një ‘vatër’ e nxehtë ku shpesh herë ka pasur përplasje dhe atentate ndaj fisit Çapja, por nuk ka pasur veprime konkrete për arrestimet apo sekuestrimet e pronave, ndërkohë që ‘Forca e Ligjit’ pritet që të dalë me rezultate konkrete në fund të hetimeve.
Dokumenti i siguruar nga Report Tv për fillimin e hetimeve për fisin Çapja në Elbasan
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U pushua çështja, Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Florenc Çapjas në Gjykatën e Elbasanit për atentatin ndaj ish-efektivit Mema! Dyshohet se fshihet në Dubai
17 Korrik, 10:32
-
Nga ish-kreu i bandës së Durrësit tek Eldi Dizdari, bosët e krimit që dyshohet se fshihen në Dubai! Prençi: Prej atje dirigjojnë aktivitetin kriminal
12 Shkurt, 19:08
-
Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit në 2012, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun! 25 vite për Florenc Capjan! 'Kursen' bashkëpunëtorin e drejtësisë
17 Shkurt 2023, 15:30
-
Operacioni 'Golden Bullet', konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Pogradec dhe Elbasan; 4 banesa, 1 biznes dhe 4710 m2 tokë, i kalojnë shtetit
27 Janar 2023, 12:46
-
Pronë në Udënisht të Pogradecit, ”Audi A8” troje dhe biznese, SPAK sekuestron pasurinë e Florenc Çapjas dhe Bled Muçës
23 Janar 2023, 15:23
-
Florenc Çapja kthehet nga Dubai? Policia i kontrollon shtëpinë, shpallet në kërkim babai, dyshohet se ndihmonte të birin në krime! Çfarë iu gjet në servis
17 Gusht 2022, 10:01
-
Media europiane: Qyteti belg Antwerp ku u vra Bledar Muça po pushtohet nga gangsterët shqiptar të trafikut të drogës
14 Gusht 2022, 16:33
-
Qëllohet me 6 plumba në Belgjikë Erion Hasanbelliu, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri! Autor dyshohet Kasandro Noga, në hasmëri me 43-vjeçarin
12 Qershor 2022, 22:05
-
‘Plumbi i artë’ u dekonspirua, burime për Report Tv: Pati rrjedhje informacioni! Kush janë ‘bosët’ e krimit që janë ende në arrati dhe i shpëtuan prangave
21 Maj 2022, 12:29
-
DOSJA 'Plumbi i Artë' / Operacioni i SPAK u dekonspirua? 14 'bosat' shmangin arrestimet, mes tyre Suel Çela, Talo Çela e Ervis Martinaj! Nga vrasjet, te përplasjet me armë, për çfarë akuzohen
19 Maj 2022, 14:46
-
Ekzekutimi i babë dhe bir në Elbasan në 2012, dëshmon i penduari i drejtësisë, i kërkon falje nënës së viktimës: Si e njoha Gentian Beqirin në burg dhe porosia për vrasjen e tij
11 Maj 2022, 17:43
-
Prokurori belg: Mafia shqiptare po korrupton zyrtarët tanë! Po blejnë biznese e po pastrojnë para
3 Maj 2022, 22:43
Fredi nga BABRRUJA ! Fredi nga PASKUQANI ! Fredi nga KAMZA e quan Veten QYTETAR !!! ??? Hahahahahahaha! O Fredi BALUA unë kam Lindur dhe jam ritur nê QYTET O MISTREC Burrë , që vetëm Druri që jep Gruaja dhe ÇUPAT të Sjellin në vete ty MATUF PLAK !??? Fredi MORTAJA ! Fredi BIPOLARI me ILAÇE ! Fredi KOKËSHTREMBËTI !
PërgjigjuUroj dhe shpresoj qe mos jet thjesht nje lajm per ti mbushur mendjen popullit qe po bejm pun,veprimtarin e ktyre personave mjafton te besh nje xhiro ne qytet dhe te pyesesh dhe kuptohet leht,por kjo esht me e pakta qe mund te akuzohen.ka fmi baballaresh,lot nenash dhe vejusha qe vajtojn per gjakun qe kan derdhur kto kriminel plot 9 te vrare dhe asnje i burgosur.plus dhe atentat me kallashnikov efektive te policis dhe prap asnje i burgosur.drrejtesi do quhet kur te jen mbas hekurave shtet i dashur
PërgjigjuBravo Policia e Shtetit ! Mos ju lini kusur Kriminelëve dhe Hajdutëve. O Sot O Kurrë ! Mos Pyesni fare për Emra sepse para SHTETIT dhe para LIGJIT Nuk duhet të ketë të fortë dhe Gangëstera! Edhe ato ÇUPAT e Fredit duhet të Hetohen për PASURINË që kanë vënë nëpër SEMAFORE , sepse NUK kanë Paguar TAKSAT dhe kjo quhet EVAZION FISKAL .
PërgjigjuO Fredi 80 lekesh ngele, mos bej ham ham e komenton te tjeret se je lepur dhe do te hane te fortet qe i permend emrin ketu, ngele me 5mije lekesha ne xhep te lloto, ik bej ndonje leke.
@fredi shqupisti te dogji xhan, apo te ka mare malli per prasin e faikut? Grrrrr Ngushellimet e mia i ke frida.
Ke te drejte o Fa-ik se motrat e tua e kane mbushur arken e shtetit plot hahahahah. Jane disa banda kriminale ne Elbasan dhe jo vetem familja Capja. Nejse te shohim sesa pasuri do ju sekuestroni.
Ok mo dakort ne burg te vene,po per ato celajt pse nuk hetohen se nje m jane te dyja grupet!apo se lejon lal qazo???
PërgjigjuKeto jan spiuna policie edhe do e myllin shpejt
Po keto jan kriminel qe i kan van pronat me goca pune edhe me trafik nderkombetar drroge pse ku i gjeten leket keto qe kan ber gjith ate hotel aty qe ne biznese kan dal minus mir keto minuset po leket qe kan futur ne pun ku i kan gjetur keto ato me deklarimet qe kam ber nuk justifikojn dot nje makin ato ka 10 makina super te shtrenjta edhe te blinduara keto jan fisi capja drroga dhe prostitucioni