Në një intervistë ekskluzive për Report Tv ministri i Drejtësisë Toni Gogu komenton për herë të pare vendimin e djeshëm të Gjykatë së Lartë, mbi praktikën e zbatimit të arrestit me burg.
Qeveria ndërkohë është në pritje të propozimeve për ndërhyrje në kodin e procedurës penale mbi çëshjen e paraburgimeve.
Për parandalimin e ngjarjeve tragjike si ajo e Durrësit ku dy të mitur humbën jetën, Gogu tha se së shpejti Ministria e Drejtësisë do të dalë me një paketë masash.
Ndërkohë Ministria e Drejtësisë do të jetë organizatorja e një eventi që do të presë për dy ditë në Tiranë ekspertë të shumtë ndërkombëtarë, takim që i paraprin Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet vitin e ardhshëm në kryeqytet.
Intervista e plotë ekskluzive për Report Tv
Raziela Myslimaj: Zoti ministër, faleminderit që na dhatë mundësinë e zhvillimit të kësaj interviste. Nga nesër në Tiranë do të vijnë ekspertë të shumtë ndërkombëtarë, një takim që i paraprin Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet vitin e ardhshëm po në kryeqytet. Cila është domethënia e këtij takimi përveç faktit që sigurisht do të sjellë në Tiranë figura të njohura të jurisprudencës ndërkombëtare.
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë: Tirana siç e thatë edhe juve do të jetë kryeqyteti botëror i drejtësisë. Në vitin tjetër 2027n, por të enjten ne do të bëjmë sesionin hapës të këtij kongresi botëror, i cili mund ta themi me gojën plotë që është forumi më i rëndësishëm botëror global i jurisprudencës, që do të thotë jurist, akademik, gjyqtarë, drejtues institucionesh të pavarura, aderojnë në këtë forum dhe diskutojnë drejtësinë si një çështje globale, drejtësinë si themel të demokracisë, drejtësinë si shtrati i shtet shtetit ligjor dhe domethënia është që kanë vendosur që të mblidhen në Tiranë. Unë besoj jo vetëm se Tirana është tashmë një trend turizmi, por besoj që kanë vendosur të mblidhen në Tiranë për shkak të atyre që kanë ndodhur në 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe që është reforma në drejtësi dhe që Shqipëria nuk është më një vend në korridoret e drejtësisë botërore duke kërkuar standarte, duke kërkuar modele, por është një vend që ka me shumë vendosmëri ka reformuar sistemin e vetë dhe tashmë është gati të kontribuojë në dialogun e madh global të sundimit të ligjit në një shoqëri dhe sa e rëndësishme është kjo për demokracitë liberale.
Pyetje: Axhenda siç e thatë edhe ju parashikon që në fokus të ketë edhe 10 vitet e reformës në drejtësi. Synohet vetëm një analizë e këtij 10 vjeçari të rëndësishëm për Shqipërinë apo synohet të shkohet edhe drejt propozimeve konkrete, aq më tepër tani që merr një rëndësi edhe më të veçantë për shkak të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë: Të enjten në sesionin hapës do të vendoset pikërisht tema e kongresit që ndodh vitin tjetër dhe që është sundimi i ligjit, përballimi i sundimit të ligjit me sfidat globale. Unë besoj që kjo ka një rëndësi shumë të madhe dhe për qytetarin shqiptar, jo vetëm për ekspertët ndërkombëtarë, për shkak se në fund të ditës qytetari është i interesuar të thotë çdo të thotë drejtësia për mua. Pra, Si mundet një gjyq më i shpejtë për mua? Si mundet një vendim gjykate më i drejtë për mua? Si mundet garancitë dhe liritë e mia personale të jenë të mbrojtura dhe përballë më të fuqishëmve, qoftë shteti apo qofshin kompani të fuqishme. Pra kjo këto janë sfidat që ka sot i gjithë qytetërimi botëror duket në ato demokraci ku drejtësia është në qendër, në themel të shoqërisë. Kështu që ky do të jetë diskutimi dhe prandaj mendoj që ka rëndësi jo vetëm për debatin botëror, por ka rëndësi dhe për qytetarin shqiptar i cili në këtë moment është shumë i interesuar që standardi europian, standardi ndërkombëtar të fillojë dhe të jetësohet në jetën e përditshme të drejtësisë shqiptare.
Zoti Gogu, ka patur disa zhvillime të fundit shumë të rëndësishme, siç është vendimi i djeshëm i kolegjeve të bashkuara të Gjykatës Lartë që rishikojë praktikën e arresteve me burg, kohëzgjatjes së tyre, orientoi një tjetër qasje për gjyqtarët dhe prokurorët në mënyrë që ata të shohin masa të tjera alternative përpara arrestit me burg. Pra të argumentohet mirë një masë arresti me burg. Marrë parasysh problematikën që është bërë me paraburgimet e shumta, çështje që është ngritur edhe nga kryeministri Rama. Cili është vlerësimi juaj për këtë vendim të djeshëm dhe çfarë prisni të ndryshojë konkretisht nga ky vendim i kolegjeve të bashkuara?
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë: Ashtu siç thashë edhe më përpara, standardi europian po fillon të të bëhet pjesë e jetës e përditshmërisë së drejtësisë shqiptare dhe besoj në këtë frymë është edhe vendimi i kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili e sjell më pranë drejtësinë europiane, madje është në zbatim të një vendimi të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut për një rast në Shqipëri ku thotë që arresti me burg nuk është më rregulli, por arresti me burg është përjashtimi, që do të thotë, kolegji me aq sa lexova vendimin e shkurtuar, por do presim arsyetimin për shkak se unë mendoj që në arsyetim duhet të ketë edhe më shumë standarte dhe më shumë detyra për gjykatat, por pak a shumë vendimi për ta thënë thjeshtë thotë që duhet arsyetuar ë dhe duhen shkuar direkt menjëherë tek masat alternative përpara se të shkosh tek arresti në burg dhe duhet t'i arsyetosh mirë se përse ato masa alternative nuk mundet të përdoren.
Pra rregull janë masat alternative dhe në këtë gjykatat duhet të arsyetojmë mirë se pse ato nuk mundet të përdoren. Gjithashtu nuk është më krimi që cakton pra lloji i veprës penale që cakton menjëherë masën e arrestit, por duhet duhen parë rrethanat, duhet parë situata personale, duhet parë proporcionaliteti i çështjes. Pra jo pse vepra është e rëndë atëherë menjëherë arrest në burg, por duhen trajtuar të gjitha këto. Dhe prova në fund nuk i mbetet të pandehurit për të thënë pse nuk duhet të shkojë në burg, por duhet të jetë prokuroria që duhet të thotë pse masa e arrestit është masa e përshtatshme. Pak a shumë këto janë tre çështjet që zgjedh që zgjidh vendimi i kolegjeve të bashkuara që unë besoj sjell dhe njëherë standartin europian më pranë, por nga ana tjetër do të detyron gjykata të arsyetojnë më shumë, të arsyetojnë proporcionalitetet, të arsyetojnë rrethana, të vlerësojnë, të analizojnë më shumë në mënyrë që masa e arrestit dhe paraburgimit të mos jetë në një zgjedhje automatike e gjykatës, por të jetë e arsyetuar mirë dhe të jetë një rrjedhë logjike e atyre ngjarjeve që kanë ndodhur. Besoj që do të ndihmojë jashtë mase dhe është në kuadrin e forcimit të garancive procedurale në këtë rast në procesin penal, por që unë besoj që garancitë procedurale duhen forcuar në çfarëdo lloj procesi gjyqësor në të cilën gjendet qytetari në mënyrë që drejtësia të shihet që është duke u bërë dhe që është e drejtë dhe që qytetari të ndihet i mbrojtur përballë kujdo.
Pyetje: Ndërkohë edhe vetë Ministria e Drejtësisë disa kohë më parë ka ndërmarrë disa hapa për t'u përballur, apo për të parë mënyrën se si mund të përballet me fenomenin e paraburgimeve që janë të shumta. Është organizuar edhe një takim me ekspertë ndërkombëtarë, ekspertë të Këshillit të Europës. Qeveria nga ana tjetër ka njoftuar ngritjen e një grupi pune në mos gaboj me ekspertë francez dhe italianë. Në çfarë faze është konkretisht ky proces që besoj do të finalizohet me ndërhyrje në kodin penal dhe në kodin e procedurës penale.
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë: Ne duhet të mësohemi që brenda 2027-ës ne duhet të kemi përafruar blloqet e mëdha të legjislacionit tonë. Tradita jonë ligjore i përket vendeve që kanë e kanë të drejtën e tyre të kodifikuar dhe në këtë kuadër patjetër që studimi që u bë nga ekspertët e Këshillit të Europës për sa i përket popullsisë së paraburgimit e cila është në nivele shumë shumë të larta dhe shqetësuese besoj që ka kontribuar dhe ka ndihmuar ekspertët ndërkombëtarë të cilët janë duke punuar me kodin e procedurës penale i cili ne e presim shumë shpejt që të mbërrijë në Ministri të Drejtësisë me të gjitha ndryshimet jo vetëm nga ekspertët ndërkombëtarë por edhe nga praktikantët e së drejtës tonë dhe për të filluar serinë e konsultimeve publike. Po e gjitha bëhet siç thashë më përpara që standardi europian të jetë i prekshëm në jetën e përditshme të drejtësisë shqiptare dhe që qytetari shqiptar të ndihet i mbrojtur në çfarëdolloj procesi që ai është, por në rastin konkret në procesin penal. Kështu që ky është edhe qëllimi. Besoj që shumë shpejt për publikun dhe për të gjithë praktikantët e së drejtës, Ministria e Drejtësisë do të komunikojë se si do të procedojë më tutje.
Pyetje: Siç thatë ju o zoti ministër që qytetari të ndihet i mbrojtur, po duket sikur ka pak siguri në rrugët e vendit tonë dhe këtu dua të ndalem tek një çështje që ka shqetësuar të gjithë opinionin publik siç ka qenë ngjarja e Durrësit, ku dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor dhe nuk ishte një aksident rrugor si ata të zakonshmit që jemi mësuar shpesh të shohim, por dy fëmijë të cilëve ju morë jeta në trotuar ndërkohë që luanin. Sigurisht ky person që kreu këtë krim ishte përballur edhe më herët me shkelje të kodit rrugor. Policia në disa raste apo në të paktën një rast e kishte shkelur syrin dhe ka pas patur një irritim të madh në opinionin publik, por ndërkohë edhe nga mazhoranca juaj socialiste për respektimin e kodit rrugor, ndërkohë që është propozuar edhe ashpërsimi i kodit rrugor apo edhe i kodit penal. Ju si i shihni këto propozime? Marr parasysh këtë ngjarje, po sigurisht që nuk është e vetmja. Ka patur ndër vite të paktën në pesëvjeçarin e fundit që Report tv ka bërë një analizë të aksidenteve kanë qenë të shumta dhe me numër fatalitetesh ë shumë të mëdha. Mendoni që është e nevojshme një ndërhyrje e tillë në ashpërsimin e kodit rrugor dhe në kodin penal?
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë: Së pari më duhet që të them si prind edhe si qytetar që ajo dhimbje që pllakosi para dy ditësh në qytetin e Durrësit besoj që ka na ka mbërthyer të gjithëve dhe në këtë kuadër jam jashtëzakonisht i ndinjuar dhe e mirëkuptoj tërë indinjatën e madhe publike që është gati për të ashpërsuar masat, për të trajtuar madje aksidentin me pasojë vdekje deri tek vrasja me dashje. E mirëkuptoj këtë plotësisht sepse është menjëherë emocioni i një prindi që sheh që dy fëmijë, tre fëmijë duke luajtur ë goditen në mënyrë të pamëshirshme nga një recidivist, nga një njeri që e ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur dhe ne si shoqëri edhe si shtet nuk mundëm që t'i mbronim.
Nga ana tjetër si ministër i drejtësisë më duhet të them që jo domosdoshmërisht një ligj që ndëshkon më ashpër zgjidh problemin. Ndaj ajo çfarë ne jemi duke bërë është që jemi duke analizuarmenjëherë situatën e pse kemi mbërritur këtu, pra praktikën gjyqësore dhe duhet të shohim aty nëse kemi vend për t'u drejtuar inspektorit të të lartë të drejtësisë që të shqyrtojmë menjëherë, sepse kemi raste nga praktika gjyqësore që ndëshkohen ashpër ë drejtuesit e automjeteve që e bëjnë këtë nën ë influencën e alkoolit apo drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Në raste të tjera kemi që e kalojnë paq. Kështu që jemi kemi kërkuar menjëherë gjithë informacionin. Po analizojmë dhe do shohim nëse ka vend për t'ju drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të shqyrtuar këto raste. Nga ana tjetër Gjithashtu po shqyrtojmë legjislacionin nëse do ta çojmë në atë standard ku e kanë çuar fqinjët tanë europian, për shembull italianët, e ndëshkojnë minimalisht me pesë vjet burg, aksidentin, me pasojë vdekjen, pa e analizuar fare është apo jo me ,dashje, pra menjëherë kërkojnë minimumi është pesë vjet burg. Ajo çfarë dua të them është që kemi vënë re që ndëshkimet e ashpra të parashikuara në ligj, jo domosdoshmërisht na parandalojnë situatën. Ne duam të parandalojmë situatën dhe parandalimi i situatës kërkon një qasje të gjithanshme. Pra, kërkon që gjyqësori të standartizojë praktikën dhe gjyqësori të ndëshkojë recidivistë të cilët pa pikën e e problemit hipin përsëri në makinë dhe mundet të vazhdojnë edhe të të kryejnë, të shkelin ligjin. Nga ana tjetër, ne duhet që së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme të shikojmë se si mundet ta luftojmë këtë pjesë kriminaliteti, por nga ana tjetër gjithashtu duhet të bashkërendojmë siç thashë edhe me organe të tjera edhe me ë ë vetëdijen qytetare sepse në fund të ditës është përgjegjësi është përgjegjësi personale. Kështu që Ministria e Drejtësisë në javët në vijim do të vijë patjetër me një paketë qoftë ndryshimesh ligjore, por qoftë edhe veprimesh administrative që ne të mos lejojmë tragjedi të tilla të na shkundin dhe të na tronditin dhe të prishin jetë familjesh siç bëri ky.
Lajmi në përditësim....

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në një intervistë për Report Tv komenton aksidentin tragjik në Durrës, ku 2 të mitur u përplasën për vdekje nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi, ndërsa shoferi i dehur në timon, rezulton i skeduar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas Ministrit Gogu, “Jo domosdoshmërisht ashpërsimi i dënimeve e zgjidh problemin. Ne synojmë parandalimin, përmes një qasjeje të gjithanshme që përfshin drejtësinë, institucionet dhe ndërgjegjësimin qytetar”, theksoi ai.
Ministri paralajmëroi se në javët në vijim do të prezantohet një paketë masash ligjore dhe administrative për të parandaluar tragjedi të tilla dhe për të rritur sigurinë në rrugë.
“Ajo çfarë ne jemi duke bërë është që jemi duke analizuar menjëherë situatën e pse kemi mbërritur këtu, pra praktikën gjyqësore dhe duhet të shohim aty nëse kemi vend për t'u drejtuar inspektorit të të lartë të drejtësisë që të shqyrtojmë menjëherë, sepse kemi raste nga praktika gjyqësore që ndëshkohen ashpër ë drejtuesit e automjeteve që e bëjnë këtë nën ë influencën e alkoolit apo drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Në raste të tjera kemi që e kalojnë paq. Kështu që jemi kemi kërkuar menjëherë gjithë informacionin. Po analizojmë dhe do shohim nëse ka vend për t'ju drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të shqyrtuar këto raste. Nga ana tjetër Gjithashtu po shqyrtojmë legjislacionin nëse do ta çojmë në atë standard ku e kanë çuar fqinjët tanë europian, për shembull italianët, e ndëshkojnë minimalisht me pesë vjet burg, aksidentin, me pasojë vdekjen, pa e analizuar fare është apo jo me ,dashje, pra menjëherë kërkojnë minimumi është pesë vjet burg. Ajo çfarë dua të them është që kemi vënë re që ndëshkimet e ashpra të parashikuara në ligj, jo domosdoshmërisht na parandalojnë situatën. Ne duam të parandalojmë situatën dhe parandalimi i situatës kërkon një qasje të gjithanshme. Pra, kërkon që gjyqësori të standartizojë praktikën dhe gjyqësori të ndëshkojë recidivistë të cilët pa pikën e e problemit hipin përsëri në makinë dhe mundet të vazhdojnë edhe të të kryejnë, të shkelin ligjin. Nga ana tjetër, ne duhet që së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme të shikojmë se si mundet ta luftojmë këtë pjesë kriminaliteti, por nga ana tjetër gjithashtu duhet të bashkërendojmë siç thashë edhe me organe të tjera edhe me ë ë vetëdijen qytetare sepse në fund të ditës është përgjegjësi është përgjegjësi personale. Kështu që Ministria e Drejtësisë në javët në vijim do të vijë patjetër me një paketë qoftë ndryshimesh ligjore, por qoftë edhe veprimesh administrative që ne të mos lejojmë tragjedi të tilla të na shkundin dhe të na tronditin dhe të prishin jetë familjesh siç bëri ky”, thekson Gogu.
Komente











