Ekskluzive/ Harta me qytetet e piketuara nga Sali Berisha për t’i bombarduar në ’97 në Jug, përgatiti 500 granata me lëndë helmuese, para largimit zhduku dokumentet bashkë me Gazideden

Në një material sekret të Ministrisë së Mbrojtjes është zbuluar një hartë me zonat në jugun e Shqipërisë të piketuara nga Sali Berisha në vitin 1997, për t’u bombarduar me avionë luftarakë dhe më pas për t’i pushtuar me këmbësori, në kuadër të planit për shtypjen e rebelimit kundër pushtetit të tij pas vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, firmave piramidale, reprezaljeve me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes etj. Harta është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas rrëzimit të Berishës nga pushteti. Komisioni kryesohej nga Spartak Ngjela, ndërsa përbëhej nga anëtarët Spartak Braho, Sokol Hazizi, Fatbardh Hushi dhe Vladimir Fejzo. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, anëtari i komisionit, Spartak Braho ka raportuar për rezultatet e hetimit.

Braho thekson se gjatë hetimeve është zbuluar një hartë me zonat më të nxehta, si Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj., të planifikuara për t’u bombarduar me avion dhe artileri, ku më pas do të hynte ushtria. Komisioni ka zbuluar edhe përgatitjen e 500 granatave me lëndë helmuese, të planifikuara për t’ua hedhur popullsisë. Lënda helmuese që përmbanin granatat ishte fatale për shëndetin e njeriut, ndaj kjo lēndë ishte e ndaluar nga konventat ndërkombëtare. Po pse dështoi operacioni i Sali Berishës kundër qyteteve në Jug të Shqipërisë? Komisioni ka arritur në konkluzionin se operacioni dështoi pasi ushtria u shkatërruar dhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali u arratis duke mos pranuar të zbatojë skenarin Berishës dhe Gazidedes për bombardimet. Në këto rrethana, Braho thekson se disa krerë të PD me në krye Shaban Meminë armatosën militantë të PD për të zëvendësuar ushtrinë dhe për të luftuar kundër jugut.

Nga dokumentet e siguruara nga Shqiptarja.com, anëtari i komisionit hetimor Spartak Braho tha në seancën e 2 korrikut 1998 se në fund të pushtetit, Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede kanë nisur një operacion për të zhdukur të gjithë dokumentet rreth veprimeve kriminale të tyre, sidomos në SHIK, Ministrinë e Brendshme dhe në Presidencë. Por, Braho ka raportuar se në Ministrinë e Mbrojtjes, e drejtuar nga Safet Zhulali, i akuzuar më pas nga Gazidede dhe Berisha për tradhti, janë gjetur materiale. Pas asgjësimit të dokumenteve me një makineri ë posaçme të blerë nga SHIK, Bashkim Gazidede, njerëzit e tij në SHIK, deputetë dhe ministra u arratisën nga Shqipëria, me përjashtim të Berishës.

( Kliko këtu ) Dokumenti me pjesë nga raporti i Spartak Brahos nga hetimi i komisionit për ngjarjet e vitit 1997

...Për sa u përket nënpyetjeve të tjera, nëse komisioni ka evindentuar operacione luftarake apo zona që janë vënë nën goditjen e këtyre operacioneve, varg dokumentesh të komisionit, që janë të arkivuara pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë fjalë për zona operacionale luftarake të veçanta. Fjala vjen në Ministrinë e Mbrojtjes ndodhet një hartë me nr. dhe sigël 7, ka një datë që është 4.3.1997, në të cilat parashikohen zonat ku do të bombardonte edhe aviacioni, edhe këmbësoria, edhe artileria dhe përfshihen zonat e nxehta, disa zona të nxehta të Jugut, siç është Fieri, Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj. janë të depozituara. Ky si material është në Ministrinë e Mbrojtjes.

...Komisioni disponon mjaft dëshmi dhe prova të shumta që vërtetojnë se ka pasur tentativa për përdorimin e lëndëve helmuese luftarake. Lëndët kimike kanë qenë të llojeve që hyjnë në kategorinë e lëndëve që ndalohen nga konventat ndërkombëtare të miratuara me ligjin 7747, datë 29.7.1993. Megjithëse shteti ynë dhe Ministri i Mbrojtjes e ka firmosur këtë konventë, me urdhër të Adem Çobanit, Safet Zhulalit, të Bashkim Gazidedes janë bërë përgatitje të ethshme për përgatitjen e rreth 400-500 granatave me lëndë helmuese për t’u përdorur në zonën e Fier Vlorës. Nuk kanë arritur t’i përdorin....

..Operacionet luftarake të Ushtrisë kundër popullsisë janë ndërprerë vetëm pasi ushtria u shkatërrua dhe, pa dyshim, po të shohësh një lidhje logjike, këto operacione kanë një lidhje të ngushtë me atë armatosje që bënë disa krerë të Partisë Demokratike si Shaban Memia në qytetin e Tiranës dhe të tjera në qytete të tjera. Akti ku disa nga drejtuesit pushtetarë lokalë janë bazuar për armatosje, apo më mirë akti justifikues, është ligji i miratuar nga Parlamenti “Mbi disa masa për gjendjen e jashtëzakonshme”, por në tejkalim të kompetencave dhe pa përcaktuar edhe kriteret se kush duhet të ishin armatosur, duke shfrytëzuar edhe situatën, disa drejtues të pushtetit lokal, unë desha t’i përmend edhe njëherë: në Tiranë Shaban Memia ka udhëhequr turmat, në Durrës Sabah Jemishta, po kështu ka ndodhur edhe në rrethe të tjera si në Berat, Elbasan, Korçë. Mbështetur në dekretin “Mbi disa masa për përdorimin e armëve në gjendjen e jashtëzakonshme” është justifikuar armatosja e mjaft njerëzve, por pa kritere të veçanta...

...Përgjithësisht ka pasur përpjekje të vazhdueshme, të ethshme për të zhdukur, ata që lanë pushtetin. Bënë të tëra përpjekjet për të zhdukur materialet. Madje thuhet nuk e di nëse e tha në interpelancë kryetari i SHIK-ut, në SHIK ka qenë e importuar, e blerë një makineri me një vlerë të madhe që grinte materiale dhe ajo ka punuar me ditë të tëra që ka grirë materiale, një makineri e posaçme. Pasi janë larguar e kanë marrë edhe me vete këtë lloj makinerie. Edhe në institucione të tjera janë zhdukur, si në SHIK, në Presidencë dhe në Ministri të Brendshme. Në Ministrinë e Mbrojtjes janë gjetur materialet me bollëk. Natyrisht materialet e grumbulluara nga komisioni, për bindjen time, janë vetëm maja e ajsbergut, ka shumë materiale të tjera të cilat gjenden edhe në institucione, por edhe qytetarë të ndryshëm presin rastin, presin një vlerësim më serioz të organeve të shtetit për t’i dorëzuar e për t’i vënë në dispozicion të tyre...

...Agostin Marku pyet: A ka shkresë zyrtare apo dekret nga ish-Presidenti për krijimin e një formacioni special siç quhet në raport Garda 2? – Po, ka një shkresë zyrtare, të firmosur nga Belul Çelo ish-Ministër i Brendshëm që krijimi i këtij formacioni është jashtë kompetencave të tij si Ministër i Brendshëm. Të drejtën për të shtuar forcat e Gardës, por vetëm nga Ushtria, e ka Komandanti i Përgjithshëm, por edhe kjo gjë duhej parashikuar në planin operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit. Krijimi i kësaj Garde 2 është krejtësisht i paligjshëm. E theksuam edhe në material, janë harxhuar miliona lekë të reja, për krijimin dhe mbajtjen e këtij organizmi ushtarak...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora njeher dikur: 21/08/2020 21:39

    Ja kush jane heronjte e vertet qe shpetuan Vloren, Tepelenen dhe Saranden nga urdhrat e dhena nga lart per shfarosje. Kush e mban mend, urdhri ishte" Dua nje grusht hi nga Vlora" dhe nisi avionet mig. https://youtu.be/2BURt1C15SI

    Përgjigju
  • Spak: 20/08/2020 13:27

    Thjesht ne jemi e keqja e vetes ton. Keta njerez qe na na uthheqn per 30vjet na ropen lekuren duke fillue me sali berisha, ilir hajdutin meta apo metaj ,e kelysht e tyre. ne duhet to permnysnim me koh. Tani ata jan te fuqishm sa hale nuk I hyn ne sy. Popull zgjohu keta jan kanceri I shqiperise le te zgjohemi eti hedhim ne kazan te plehrave kta hajdute e kriminel njeher e pergjithmon.

    Përgjigju
  • Edkari: 20/08/2020 10:08

    Ai komision kerkoj per nje djale te ri ne Vlore qe sipas laberise kuqe ishte plagosur me thike nga shikasit e kjo ngjarje sherbeu si preteks qe naten e 28 shkurtit u sulmua godina SHIK-ut.Per djalin e plagosur u kerkua gjate gjithe kohes qe funksionoj ky komision.Te gjithe leberit qe rrethuan godinen e SHIK ishin te armatosur.Ishin rreth 300 persona qe qellonin me arme zjarri e duhet te kujtojme se depot e ushtrise akoma nuk ishin hapur.Leberit filluan te nderonin me 3 gishta,nderim qe behet nga serbet.Rebelimi 97 u be nga antishqiptaret qe erdhen ne pushtet e keta jane socialistet shqiptare.

    Përgjigju
    • Dusty: 03/11/2020 16:53

      Po normale flet keshtu sepse nuk e paske jetuar 97 në vlorë me sa duket. Gjyna qe ta quash veten shqiptar duke mbajtur anën e të majtës apo të djathtës sidomos pas 30 viteve mashtrim i sofistikuar me intriga te cilat ndryshe nga cfare pritej pas 1990 vazhduan dhe disa emra janë bere të paprekshëm

  • Lui: 19/08/2020 23:17

    Me sa di une gjykata e Hages Po therret Hashim Thacin me akuzen krim kunder njerezimit, sepse dyshohet qe ka likujduar fizikisht gazetare dhe kundershtare politik. Po per Berishen tone te madh, pse nuk formulon nje akuze te tille gjykata e Hages?! Sepse dyshime ka, indiciet per te hapur hetim jane. Atehere ca pret Haga?!

    Përgjigju
  • Vicifoli: 19/08/2020 22:38

    Rrnofte Flamur Noka pasues i naktmadhnis Berishe

    Përgjigju
  • Bruno: 19/08/2020 20:11

    Shume interesante artikulli. Para pak ditesh udheheqja e PD-se po diskutonte per ta lene jashte listes se kandidateve per deputet. Artikulli me siguri eshte shkruar nga nje i afert i Berishes per te tmerruar pseudo udheheqjen e PD-se.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 19/08/2020 19:41

    T`i rruani tr*pishon doktorit!! Edhe nga varri me bllof do t`jua fitoje doren!!

    Përgjigju
    • Santa: 20/08/2020 19:39

      Ekzakt

  • Vrojtuesi: 19/08/2020 19:23

    Këto mos na i tregoni ne, sepse e njohim këlyshin e UDBsë që në fillimet e tij, këto u duhen rikujtuar atyre që e kanë mbrojtur atë, Fatos Nanos që tradhtoi çdo gjë dhe e rehabilitoi atë në 2005 duke harruar të gjithë krimet që kishte bërë dhe Edi Ramës i cili në dy mandatet e tij shkeli hapur mbi gjakun e njerëzve të pafajshëm të Gërdecit dhe atyre që u pushkatuan në mes të bulevardit. Pse ka ndodhur kjo, sepse ata gjithmonë kanë qenë dhe janë të gjithë bashkë kundër Shqipërisë dhe kundër nesh. Ka ardhur koha që ne pa dallim majtas apo djathtas të bashkohemi e të jemi të gjithë bashkë kundër tyre.

    Përgjigju
  • jugu: 19/08/2020 17:44

    Sali berisha ka kryer krim kunder njerezimit duke dhene urdher per perdorimin e LHL mbi popullsine e jugut te Shqiperise.Faktet jane tronditese.Prokuroria duhet te formuloj akt- akuzen per krime kunder njerezimit ndaj tij.Nuk mund te ket qetesi dhe drejtesi ne Shqiperi, pa u denuar ky njeri,per gjithecka te keqe i ka bere ketij populli.

    Përgjigju
  • Fshati: 19/08/2020 17:14

    Qeveria duhet te spammé amnisti per gjithe vjedhjet dhe krimet e kryera para janarit 2021. Dhe ja fillojme rilindje si burrat.

    Përgjigju
  • Katunari: 19/08/2020 15:22

    Tani qe kam fakte do ta arrestoje une mos kini derte. Edi dhe tere udheheqja shqipetare te flene te qete se e rregulloj une kete pune. Policia te shohe se mos po vjedh dikush ndonje kacarrum misri. Harrova dhe dicka shtoni troprojen se mos po na e vret dikush dhe pastaj skam si ta arrestoje.

    Përgjigju
  • dulja: 19/08/2020 15:00

    ky eshte saliu qe akoma e ftojne nepere sdudjo televizive e bene game gam

    Përgjigju
  • Paulin malok leshi: 19/08/2020 14:27

    Rroft sali berisha o popull kerme dhe debil pse te mos rroje ka 30 vjet qe jeton mbi kurrizin tuaj dhe ju i puthni b*then

    Përgjigju
    • Paulin: 19/08/2020 19:09

      Ku rriten shqiptar si puna jote??

  • O Berishe: 19/08/2020 14:15

    O zorrw b*the.... Kina ta befte Sheqeren e pak e ke.

    Përgjigju
  • Labi: 19/08/2020 13:06

    Pse nuk arrestohet komunisto fashisti Sali Berisha!?Ku fle lepuri?Pse Sh.B.Amerikes nuk kembengulin ne kete pike?Me gjithe ato krime qe ka bere ky mizor,burgun e ka pak.

    Përgjigju
    • Halil: 19/08/2020 14:57

      O labi o k*qe kandari Sali Berisha është mbret i shqiperise

  • SPAKU: 19/08/2020 13:04

    SPAK ka deturimin ligjor te hape dosjen e krimeve 1992-1998.

    Përgjigju
  • tropoja: 19/08/2020 12:41

    Une jam tropojan dhe fisnik biles,me vjen keq per shume shqiptare qe ne 2020 mashtrohen ende me keto lajme te rreme.Sa per dijenine tuaj une e urrej me shume se ju Sali Berishen per shume arsye dhe nuk e votoj e perkrah kurre nje njeri intrigant i vene ne krye te shqiperise nga agjentura te huaja dhe nga vet byroja politike dhe sigurimi fatkeq shqiptar.Ne fillim te trazirave te jugut( qe quhej atehere dhe eshte e vertete)une jam kthyer nga grewia dhe po pija kafe para PD-se kur me bejne oferte qe te kryesoja nje fugon prej 9 vetesh me munizion dhe armatim no limits dhe te nisesha per ne Vlore ne pergjegjesine e (shpetimtarit te kombit).Une per besen e shqiptarit qesha me te madhe se mu duk joreale.Pastaj me vone ne qytetin e Bajram Currit u be nje 'organizim'qe gjoja te mblidheshin per te vajtur e shuar revoltat ne Vlore.Motivacioni?Jugu dhe ne vecanti Vlonjatet do te sulmonin Tiranen do ta digjnin dhe urrejtja e tyre do te ndalej ne tropoje qe do ta benin shkrumb e hi.Ketu vllezer hyn arsimimi kultura njohja e familjes tende te perbashket.Pytja ime sa per dijeni ishte se mos ka sulmuar serbi?,jo me thane,une sa kisha mundesi u fola disa djemve te ri qe ishin fryre e skuqur nga adrenaline qe te shikojne hallet e shpise e vetem po na sulmoje serbi duhet te leme jeten tone.Dhe nje gje sa per saktesi,tani thuhet se Fatmir Haklaj kundershtoj me force kete gje dhe se la te behej,eshte krejt genjeshter ne ate kohe kush donte se pengonte kurren e kurres nje tropojan Fatmir Haklaj te udhetonte.qe te jeni te sigurt qe eshte lajm falls po ju them qe kurre Sali Berisha nuk do ta ndermerrte nje gje te tille per bombat e kam fjalen ishte 1997 dhe jo 1908.sa per bombardime urash apo vendesh te caktuara kete e besoj.Nuk e linte bota kurre ta bente sepse do perfundonte si Milloshevici ne hage.Tani per ta mbyllur rrofshin shqiptaret sa malet kudo qe jane Zoti i ndihmofte.Sa per politikanet e Shqiperise?te majte e djathte qender poshte e larte ne litar pa perjashtim.Mallkimi i popullit dhe i Zotit e ndjekte per 7 BREZ.

    Përgjigju
    • mar: 19/08/2020 17:53

      Ti se po e permend Fatmir Haklaj ti qenke nje nga ata qe tu ka djegur buza. Nese je tropojan si thua ti athere ti e din te verteten se Fatmir Haklaj ka ndaluar zagart e saliut nga Tropoja diten per diell ne mes te qytetit. Po ata zagare jan shperblyer nga saliu kur ka qen ne pushtet me poste pune te larta. Vec nje Demokrat dhe nje hazem i Haklajve mund te thote te kunderten. Ti qenle buzedjeguri.

    • Dashi: 19/08/2020 16:15

      Ne komentin qe ke ber dukesh qe je njeri i zgjuar une si ty isha ne Vlore absolutishte asnje Vlonjate kishte kishte nderment te vinte ne veri e te bente remuj populli Shqiptare eshte nje si ne veri dhe ne juge eshte nje minorance e vogel e injorante qe do te bej diferenx ata militante qe erdhen ne Vlore u shpetuan nga sto nena Vlonjate qe i futen neper shtepira dhe i mbajten sa mbaroi remuja

    • Taku: 19/08/2020 14:28

      Ti mirë fole po tokë ke zanun apo jo

  • Toni: 19/08/2020 12:37

    Palaco burre tradhtar shteteror

    Përgjigju
  • Arber: 19/08/2020 12:28

    Nese kjo eshte e vertete eshte tmerruese . Njeperbindesh i tille na ka qeverusr dia vjet dhe vazhdon te jete perseri aktiv ne politike.Por edhe me e rende eshte heshtja e gjitha atyre qe kane qeverisur pas tij . Kjo heshtje eshte shenje e qarte qe jo vetem nuk i ka bere asnje lloj pershtypje , se ndryshe reagimi duhet te ishte shume shume i ashper , por vazhdojne te heshtin .Arsyeja shume e thjeshte jane njelloj por me strategji te nryshme. Tmerr. Per karriken dhe pushtetin mund te sakrifikojne ne kete vend gjitheshka .Keta duhen shfarrosur me breza.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/08/2020 12:17

    KLANSEKTIT PS,PD,LSI DO TE FILLOJ TI PREKIN KEMBET FUNDIN E GROPES QE KANE HAPUR PER TRIDHJET VJET,VETEM DUKE I VOTUAR ATA MASIVISHT KUNDER NE ZGJEDHJET E ARDHESHME.ESHTE GODITJA ME E MADHE DHE ME SHKATERRUESE SE AJO E SPAKUT DHE E DREQIT TE BIRIT TE SPAKUT. KETE DUHET TE BEJE POPULLI,DHE JO TE MBAJE SYTE NGA QIELLI SE CDO BEJE SPAKU. POPULLI MASIVISHT DUHET TE KUPTOJ SE VOTA E TIJ ESHTE "PLUMB@LITAR" NE BALLIN E QAFEN E KETIJ KLAN SEKTI. PO NUK BEME KETE DETYRE,E MERITOJME TE NA SHTRYDHIN E ÇDEROJNE PS,PD,LSI SI DERI ME TANI.

    Përgjigju
  • Naimi: 19/08/2020 11:48

    SPAKU TE ARRESTOJE KRIMINELIN E NDYRE SALI BERISHA ME CETEN E TIJ.... ....

    Përgjigju
  • Trump: 19/08/2020 11:40

    Kane 30 vjet që bejne ham ham kunder Sales, por askush se denon. Muhabet kot.

    Përgjigju
  • Mala: 19/08/2020 11:22

    Edhe cka duhej te bente ose te beje ende Berisha apo familjaret e klanim i tij politik, qe t'i ndalrt "hovi"t'i merret ulsja ne Kuvend, dhe te del apo te dalin para se drejtes per krimet,hajduterit dhe tardhtit ndaj popullit dhe shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Paulin: 19/08/2020 11:15

    falenderoj komentuesit e komentit tim por me vjen keq per injorancen tipike te rastit!!! nuk kisha asnje qellim le me deshire te mbroja Saliun apo dike tjeter. Kisha vetem deshiren qe dikush te dle e tju tragoje shqiptarve se cfare ndodhi ne vitin e mbrapshte 1997!! Neqoftese ju e dini na e tregoni edhe ne qe nuk e dime. Une me sa kam degjuar dhe lexuar nuk ka asnje konklusion se cfare ndodhi kush e beri dhe pse!! E prederisa nuk ka asnje te dhene te sakte nuk ka as fajtore dhe as te denuar!! Pse?? Neqoftese shkruhen lajme per komsum ditor eshte tjeter por neqoftese doni te verteten duhet ta gjurmoni me guxim me fakte deshmi dhe prova. nuk eshte e nevojshme te shani e bertisni apo etikoni njerzit sipas dufit te castit duke bere qorrazi apo me vetdije lojen e atyre qe jane pergjegjesit e vertete te kesaje tragjedia komtare!!

    Përgjigju
    • Pjeter: 19/08/2020 12:34

      Ke te drejte Paulin,urrejtja nganjehere te humbet arsyen.Qe nen qeverrisjen dhe sundimin e Saliut i kan ndodh 100 te zeza ketij vendi,kjo tashme ska dyshim,por keto shkrime sot,nuk kane prova,duhet provuar me fakte,qe ky personazh kaq i demshem per shqiptaret te paguaje pa ikur nga kjo bote.Eshte nje harte,por urdhrat ja bere me shkrim atehere,dhe per cudi nuk egzistojne.SPAK,duhet te hetoje? Me patjeter,ndoshta ndonje deshmi gjen perputhje ne ndonje fakt apo prova,mundet edhe te mos ken arrit ti ken zhduk te gjitha.Besoj se shumica e shqiptareve e don ate qerrata pas hekurave,por per ne shqiptaret do ishte fitore historike sikur ai te vihej me shpatulla pas murit,dhe te mos kete rruge tjeter sa te pranoje publikisht.Kjo eshte e veshtire per tu realizuar? sigurisht,por SPAK ne qofte se do te rrise vlerat e saj funksionale,duhet te perballet me kete sfide.

  • Shqiptari: 19/08/2020 10:48

    Kriminel me plot kuptimin e fjales. Uroj te gjykohet per gjithe krimet qe i ka shkaktuar ktij populli.

    Përgjigju
  • Goni: 19/08/2020 10:27

    Mos harroni se edhe nje pilot i aviacionit dezertoi duke ikur me avionin ne Pulja itali. Deshmitaret kunder ketij krimineli te popullit te vet qe ka emrin Sali Berisha jane ende gjalle.

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/08/2020 10:13

    Sa me shume ecin vitet, aq me i bindur jam qe shqiperia nuk behet me shqiptare. Kshq Sala, serbi, greku, turku apo cilido qofte do na kishin bere nder nqs do kishin bere ca spastrim.

    Përgjigju
  • Dragon: 19/08/2020 09:42

    Burg per familjen berisha kolerja

    Përgjigju
  • ola: 19/08/2020 09:36

    DHE GJEMB NE KEMBE NUK I KA HYRE...EDHE TANI SI QEN I PLAGOSUR...TE ME FALI QENI QE PO E OFENDOJ NUK PUSHON. SHAN E SHQYN GJITHE DYNJANE!!! SPAK LESHI KU JE???!!!

    Përgjigju
  • birisha: 19/08/2020 09:28

    Ky zoteria qe gjynah te shpenzohet fjala zoteri eshte turp i civilizimit njerezor e poshteroj e shkeli me kembe kete popull qe prej shume vjetesh tashme.

    Përgjigju
  • Paulin: 19/08/2020 09:13

    po si mund te shkruhen gjera te tilla? Nuk po flasim per nje ngjarje banale por per fatkeqersine me te madhe qe i ka ndodhur ketij vendi pas luftes se dyte boterore. Ky Ngjela flet percart. ben deklarata qe nuk gjejne asnje lloj aargumenti apo prove qe te konsiderohen te besueshme.Per mua eshte vetem nje carlatan qe perpiqet te terheqe vemendjen sikua ai di ai ben ai parashikon. Eshte vetem nje asgje qe nuk meriton as te dale neper tv kazane te mediave. persa i takon komisionit hetimor cili eshte konkluzioni i tij per ngjarjet e'97?? paska nje komision hetimor qe duhej te relatonte para parlamentit e tash po na u zbulokan dokumente sekrete??? Shqiptaret deri me sot nuk e dine se cfare ju ka ndodhur me 1997 dhe ju po te jeni te zotet duhet te beni hetime per kete me fakte dhe dukumente dhe jo me suposime e thashetheme. Ngjela eshte gjalle pse nuk flet? ndersa Gazidede e Zhuli kane vdekur por sa ishin gjalle askush nuk i mori ne pyetje

    Përgjigju
    • 1997: 19/08/2020 11:08

      Paulin.Është urdhri për sulmin ndaj jugut provat janë të plota e ai duhet të dërgohet në Hagë.Urdhri për përdorimin e LHL mbi popullsinë është gjenocid kundër njerëzimit e për këtë përgjegjës është Sali Berisha ish-President i vendit.Janë gjallë pilotët që lëvizën LHL ushtarakët që kundërshtuan këtë urdhë.Ka ish-ministra apo funksionarë që janë në dijeni të plotë të gjithë asaj që ka ndodhur. Nuk e kuptoj se çfarë nuk kupton nga ky shkrim është shumë informativë.

    • Bathorija: 19/08/2020 11:08

      O permeti ti ke te drejte, po si i bohet se ktije malukati nuk po i hun gjem ne kome e kom frike se as ska per ti hy.

    • @ Paulin: 19/08/2020 10:33

      Nje kriminel eshte, Sala juaj i dashur Paulin budalli tifozi ultras. ik thuaj te mesoje te flasi gjuhen shqipe injoranti. Ky esht problemi i shqipetareve, familja kriminele berisha pasurohen cdo dit e me shum kurse populli vec do zihet me njeri tjetrin e asgje nuk do zgjidhet.

    • shaban: 19/08/2020 10:25

      @paulin, jane gjalle piloti qe i dergoi LHL (lende helmuese luftarake) e llojit KLoropikrine, jane gjalle ata qe vajten e moren nga komisariati i vlores (oficer ne nivel drejtues divizioni dhe ushtaret qe e shoqeruan) jane gjalle magazinieret jane gjalle njerezit qe jetuan ate kohe. ka vetem nje te vertete Berisha i padenuar i pahetuar asnjehere dhe fajtori kryesor.

    • Paul leshi: 19/08/2020 10:06

      Kishe lindur atehere apo jo ...prandaj qepe e mos fol un jam nga permeti dhe i kam jetuar te gjitha keto se isha familjar dhe 36- vjecar tani jam moshatar ndaj bejm thirje per dit popullit mos gaboj me na kan par shum syt ...nuk e mer me mend ku shkonte cmenduria e sali kriminelit shabanit gazidedez po flm popullit shqiptar nga veriu e jugu qe nuk ben gjak midis vellezrish....un qe flas bashk me shok na qanin tropojanet para syve i kish mar me zor dhe lek....u morem armet i veshem civil u dham ushqim dhe i nisem nga mali per te ikur. Nuk di cu be me ta ...(armet nuk u a morem me zor biles ne i ndihmuam me gjith shpirt ...na i dhan vet mbakten ndinje pstolet per mbrojtje ...ah mor djal sa na kan par syt nga ai kriminel...kashum....

    • lorna: 19/08/2020 09:37

      PO IK O IDIOT QE MBRON NJE AGJENT SERB !!! O POPULL KAFSHE QE NGELE DUKE THUR LAVDE KRIMINELAVE !!!

  • Sokoli: 19/08/2020 09:10

    Ky eshte Asadi i Shqiperise. Sduhet te na beje me karshillik neper pritje. Ky me ka vendin me burg. Spak ku je?

    Përgjigju
    • Futja kot o popull: 20/08/2020 18:04

      Nga komentet e mesiperme dalin shume konkluzione.udheheqja e popullit shqiptare per 30 vjet e deri me sot eshte udheheqje qe nuk eshte votuar nga shqiptaret asnjehere sepse vota e shqiptareve nuk eshte lexuar asnjehere gjate ketyre viteve duhet permbysje totale e ketij rregjimi,mos mbani mendjen te na shpetoje Spaku sepse o popull Spaku jane vete ata qe na qeverisin.Kerkohet kryengritje e fuqishme e gjithe popullit i madh e i vogel sepse na shtypen keta kanibale udheheqes.

    • Sali: 19/08/2020 14:16

      Media mercenare, ndizni zjarr. Rpq. Cohu o popull i drobitur. Te legenosur, te vdekur per se gjalli. Shikoni bjellorusine.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës