22-vjetori/ 'Pse nuk e zbatova urdhrin e Berishës për të bombarduar në Vlorë në 1997?!'

22-vjetori/ 'Pse nuk e zbatova urdhrin e Berishës për të bombarduar në Vlorë në 1997?!'

Kanë kaluar plot 22 vite nga 4 marsi i vitit 1997, nga dezertimi i ekuipazhit të avionit trajnues reaktiv, UTI MiG-15, ku në bord ishin dy pilotët Ardian Elezi dhe Agron Dajçi.

Protagonisti kryesor i kësaj historie Ardian Elezi, tregon 22 vite më pas atë që ka ndodhur atë ditë dhe arsyet pse nuk iu bind urdhërit të ish-presidentit Berisha, për të qëlluar mbi protestuesit rebelë në urën e Mifolit në Vlorë.

Kjo histori është ende e pazbardhur, ndërkohë që dy palët kanë qendrime të ndryshme.

Pilotët deklarojnë se ata u urdhëruan nga qeveria që të godisnin urën e Mifolit, që lidh Vlorën me Fierin, me qëllim që të izolohej rebelimi.

Siç ata deklaruan, duke mos dashur të godisnin civilët, ata u larguan në Itali.

Ndërkohë që nga shteti shqiptar i saj kohe ka patur një tjetër version, se avioni ishte i dobët dhe nuk mund të pilotohej në lartësi të ulët, që provon se plani ishte i parapërgatitur.

Por, 22 vite pas kësaj ngjarje, Elezi thotë se asnjëherë nuk janë analizuar fluturimet e datës 3 mars dhe 4 mars 1997, kur i është dhënë urdhër që të qëllojë mbi Tepelenë.

Elezi thotë se i janë dashur vetëm 4-5 sekonda pasi ka marrë urdhërin që të merrte vendimin për t’u arratisur, dhe se edhe nëse do ishte sot, do të ribënte të njëjtën gjë.

Arratisja me avion e dy pilotëve të Rinasit në marsin e 1997-s ka qenë ngjarja më e bujshme e zhvillimeve kaotike të atyre ditëve.

Deklaratat tronditëse të Ardian Elezit dhe Agron Dajçit në aerodromin ushtarak Galantino të Italisë, se ishin detyruar të braktisnin atdheun pas një urdhri të komunikuar në ajër për të bombarduar protestuesit e Vlorës, bënë xhiron e botës, duke zënë kreun e lajmeve të mediave prestigjioze botërore.

Postimi i plote

4 Mars 1997 - 4 Mars 2019 

Kane kaluar 22 vjet e akoma ka ngelur "enigme", edhe perse jane bere analiza si ajo e Kolonel Astrit Jaupi Komandant i Aviacionit Ushtarak Shqiptar ku ne artikujt e Gazetes Tema eshte diskutuar mbi ngjarjet e precedent te marsit 97 , ku flitet per nje "Tragjedi te njohur dhe te pandeshkuar", "Berisha , Zhulali e Gazidede autore te shkaterrimit te Aviacionit" 
Por edhe si atehere edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma "enigme" e eshte fshehur e nuk eshte diskutuar asnjehere fluturimi im i dt.3 mars 97 me Mig-19 e urdheri qe mu dha ne fluturim per te qelluar mbi Vlore, Fier e Tepelene e me pas fluturimi i dt 4 Mars 97 se bashku me kolegun tim A.Dajci e urdheri qe na u dha ne fluturim per te qelluar mbi nje autokollone me mjete civile nga Saranda e Delvina.

Edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma nje "dileme", nje ekuacion i pazgjidhur !!!!

Ngjarjet jane analizuar , por pa marre parasysh fluturimet e dt 3 e 4 mars 97 , e pa u marre parasysh keto fluturime , cdo analize sado e detajuar qe te jete ka gabimet e boshlleqet e veta. 
Nuk me kane pelqyer mburrjet as mua e as shokut tim , por ishim pikerisht ne , dy ushtarake te rinj karriere e me aspak eksperience per te perballuar nje situate te tille qe ne shume pak kohe ne dispozicion prej 4-5 sekondash ti jepnim kthesen , ndryshimin , shembullin se si duhet te vepronin te gjithe ushtarakeve shqiptare qe jane betuar perpara Atdheut Flamurit e Popullit qe te mos zbatonin urdherat ne kundershtim me betimin Ushtarak. 

U bene 22 vjet qe nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme per urdherat qe na jane dhene ne fluturim e jo ne toke , e qe keto urdhera kane ekzistuar dhe ekzistojne edhe sot e kesaj dite , kur ATA qe i kane mohuar keto urdhera , sot jane duke bere "heronjte" e 97 e se si i kane rezistuar ketyre urdherave , e une u rikujtoj ketyre zoterinjeve "heronj" se si na lane te vetem ne fluturim per te marre nje vendim qe ishte ai me i miri qe mund te ekzistoje duke patur parasysh edhe eksperiencen e kohen prej disa sekondash ne dispozicion , e urdhera te tille Jane dhene e sot e kesaj dite po dalin ne drite ; nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme qe vendimi qe morem , per te mos zbatuar urdherin , mund te quhet "dezertim" e "tradheti" , por qe deri me sot la ngelur akoma si i tille !!!!!!

Edhe sot pas 22 vjetesh nuk do ta nderroja asnjehere e me asnje gje tjeter ate vendim qe mora , edhe sot e kesaj dite ne te njejten situate do te veproja njelloj si ne 97 , sepse vendimi i marre ka te beje me Atdheun, Flamurin Popullin e me nderin tim si ushtarak qe une i sherbeva dhe i sherbej Shqiperise .

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/03/2019 07:23

    Bajga superbajga! Janë bajga sepse gjetën sebep per të emigruar. Mund të mos zbatonin urdhërin dhe të qëndronin në Shqipëri. Yyyyyyyyt!

    Përgjigju
  • Beni: 04/03/2019 16:12

    Kaq llogjike ka cila ishte arsyeja qe ata iken me itali

    Përgjigju
  • hako: 04/03/2019 15:08

    Ushtarak I panderuar:ty nje urdher tu dha per te shembur nje ure (gjithnje duke besuar ne fjalet tuaja),dhe u arratise.Imagjino te te degojne ne lufte,arratisesh lakuriq.Prandaj mos na e shit maskaradhekun tend si heroizem,por ti dilje zot punes.

    Përgjigju
    • CaBone: 04/03/2019 19:15

      Hako te respektoj per nje pergjigje te sjellshme. Por prap ta them qe per mua ai vendim qe ai pilot ka mar ne ato momente ka qen i denj per ke do qe vepron ashtu nen te tilla rethana. Un hera e par qe e degjoj ket rast personalisht ose me mir se mbaj mend, por dhe ti thaush pilotit qe ske ber detyren nuk me duket e sjellshme. Sa per eksitimin un personalisht nuk eksitoem me kto lloj gjerash miku im, thjesht me pelqen te shoh se cfar mendimi kan njerzit ne pergjithsi. Me gjith ate dhe nje her respekte per nje pergjigje te sjellshme dhe toci kuklles nuk qe per ofendim se sa per nje shprehje miqsore dmth dicka qe ja them dhe nje shokut e mikut tim. Ato qe i shaj i shaj me liber shpie se ashtu na mbushet dhe goja, apo se kemi gjuhen ton me te bukuren ne bot.

    • hako: 04/03/2019 18:11

      @CaBone dhe Raku,,shpejt u eksituat,ideja e shkrimit tim eshte qe :kur je ushtar disiplina dhe ndjenja e detyres duhet marre me seriozitet,sepse ketyre vetem 4-5 sekonda u eshte dashur qe te marrin nje vendim kaq te rendesishem.Nejse, veprimi i tyre tregon gjendjen e ushtrise Shqiptare dhe ndjenjen e shqiptareve ndaj kryerjes se detyrave ne pergjithsi.

    • CaBone: 04/03/2019 17:20

      O HAKO a e kupton ca po fol o toc? A e kutpon ca thu apo futja ta fusim? Ai eshte gjesti me trim qe dikush mund te bej kur eshte betuar per komb e flamur. Ai nuk ju ka bindur urdhrave te disa antishqiptarve te mdyr per te goditur vllezrit dhe motrat e veta. Ti del ktu duke bo interesantin dhe ja fut si kau peles hhahahaha. Hajde toc kuklle hajde.

    • Raku: 04/03/2019 15:49

      Po ca thua o ari?Do vriste vëllezërit per ti bere qefin salehut?Duhet trimeri per ti mos sbatuar urdherat dhe jo per ti zbatuar.Bravo i qofte.Jazek ty haki

  • Konjak: 04/03/2019 14:49

    Qe dikush te jap urdhera per te bombarduar popullin e tij ,pas 1990~tes ,ngjan si nje shaka e rendomte .Nse do ta pranojme kete pretendim te dy piloteve ,lind pyetia ;pse keta dy zoterinj s'kan denancuar ,ne prekurori urdherin ,tani 14 vjet pushtet te PS~se ,c'far presin ,pse nuk e denancojne ,"armikun e popullit" ,sipas tyre .Po krahu qe e perdor -pretendimin-per politike ,pse nuk del nga interesat e ngushta te saj politike ,dhe ta denancoje ne prekurori .Akoma do te vazhdojme me proverba ,na ishte nje here nje Sali qe desh te na shuante rracen !Keto telenovelat e politikes tone, u bene sa bajate aq dhe te urriera e skrupuloze sa nuk mund te honepsen me . Zoterinj politikane ,as e mbani dhe as e merrni dot pushtetin me brrockulla .Duhet, aftesi ,pune ,moral, shpirt dhe respekt per popullin ,qe mund te merrni e te mbani pushtetin e popullit dhe ta gezoniate .Ky shtet ,per ju ka para sa te lundroni ne te mira ,kurse per ne popullin eshte tejet fukara ,dhe s'mund te na siguroje me shume nga 3 evro ne dite ;nje meditie sa ofenduse po aq dhe diskredituse .Ju beni sikur kerkoni zotin ,por ate kerkojeni ne popull ,se populli eshte i ofenduar si vet krishti ,ne mes tyre do ta gjeni zotin ;sigurisht ate qe ju mungon .

    Përgjigju
  • Ilir: 04/03/2019 13:48

    Urdherat e dhene gjate fluturimit jane me se te vertet..duhen nxjerr regjistrimet audio te komunikimit me piloteve Kuçoves ku pas kesaj ka pasur edhe rebelim nga pilotet e rinj te Kucoves qe refuzuan te njejtin urdher te dhene per goditje ne turma njerezish.... sa shune ka per te treguar per kete ceshtje...

    Përgjigju
  • Liri: 04/03/2019 13:42

    A mer sali mer i mallkuar

    Përgjigju
    • Roze Paja: 14/04/2021 23:34

      Shume mire qe nuk è zbatuan urdherin... Pse te vriste shqiptari shqiptarin... Ishte Kaos... Urdher I gabuar... Bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri