TIRANË - Video e transmetuar për herë të parë në emisioni Urbanika tregon qartë pasojat që shkakton lënda helmuese Zarine (Sarinë e quajnë në Siri) tek kafshët, lëndë e cila është përdorur edhe në Siri kundër popullsisë.
 
Kjo video është realizuar nga toksilogu Qemal Poçi në vitin 1982 në mënyrë ilegale. Eksperimentet e kryera nga specialitët shqiptarë për lëndët kimike tregojnë efektin vdekjeprurës brenda 3 minutave nga koha e helmimit dhe shpetimi i vetëm është marrja e antidodës kundër Zarinës, në të kundërt nuk ka mundësi shpëtimi.
 
Ekperimentet janë kryer tek delet gjatë kohës kur kanë qenë në kullotë, me injeksion tek kali, lepuri dhe qeni. Efekti i menjëhershëm i përbërësit kimik është paraliza neurolitikte brenda 3 minutave dhe mungesa e frymëmarrjes. Të gjitha gjymtyrët e kafshëve të eksperimentuara dridhen dhe humbasin funksionin e tyre ashtu sikurse ka ndodhur edhe me gratë, fëmijët dhe burrat e helmuar në Siri.
 
Shkencëtarët gjatë eksperimentit kanë vepruar me antidotin ndaj Zarinës brenda 2 minutave nga koha e helmimit dhe kafsha ka arritur të rikthehet në jetë.
 
Zarina është lënda helmuese, e cila gjendet në armët kimike, të cilat u përdorën për vrasjen e popullisisë siriane, armë të cilat ashtu siç po diskutohet ditët e fundit pritet të vijnë në Shqipëri për t’u asgjësuar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)