Ekskluzive/ Hoxha: Si Mehmeti
mundi Titon në gjuetinë e drerëve

Ekskluzive/ Hoxha: Si Mehmeti<br />mundi Titon në gjuetinë e drerëve
TIRANE - Në pjesën e fundit të dokumentit që zbardh mbledhjen e sekretarëve të Komitetit Qendror të 16 dhjetorit 1983 Enver Hoxha dhe të pranishmit e tjerë flasin për pasuritë përrallore të Titos dhe qendrat e pushimeve me lukse marramendëse. Hoxha thotë se ka qenë  vetë në dy prej qendrave turistike të Titos,  dhe ai rrëfen se në Kroaci ai kishte një pallat të vërtetë mbretëror me një park të madh ku Tito gjuante drerë.

Ai tregon se atje kishte qenë edhe Mehmet Shehu, për të cilin thotë me qesëndi se ishte përballur me Titon në gjueti dhe siç kishte thwnw Shehu ai kishte vrarë një dre ndërsa Tito asnjë, e më tej nga inati Tito ishte ngritur natën e kishte dalë për gjueti derisa kishte vrarë edhe ai një.... Më tej tregon për qendra të tjera turistike në cilat Tito kishte punësuar stafe të madha me qindra punonjës në shërbim.

Hoxha thotë se Titon dhe stafin e tij të ngushte e karakterizonte megalomania madje deri atje sa ishte zhytur në borxhe deri në miliona dollarë...
Ajo që bie në sy, sidomos në këtë pjesë të procesverbalit është niveli i ulët i diskutimeve të udhëheqësve komunistë në këto mbledhje që zhvilloheshin mes sekretarëve të Komitetit Qëndror,  duke i kthyer shpesh mbledhjet në biseda kafeneje.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'