Ekskluzive/ I bënë atentat fqinjët, i plagosuri: Dyshuan se i spiunova për kanabisin (Intervista)

Martin Dodaj 34-vjec, i plagosur më 5 shtator në Lezhë flet ekskluzivisht për Shqiptarja.com duke treguar edhe motivet e atentatit. I riu rrëfen se fqinjët Petrit Lleshi së bashku me Zef Bocin (të arrestuar) i kanë bërë pritë, sapo ishin liruar nga burgu, pasi dyshonin se ai i kishte spiunuar tek policia për kanabisin që ata kishin kultivuar. Doda tregon se si u sulmua me armë teksa ishte me gruan dhe dy fëmijët e mitur e që fatmirësisht shpëtuan.

Keqkuptimi sipas Dodajt, kishte nisur pasi autorët e kishin parë në soletën e banesës së tij dhe nuk i pranuan besën për Kanun. Ai thotë se nuk ishte ai që i spiunoi, por ato ditë kishte kaluar një helikopter në zonë dhe mund të ketë qenë ai që e ka evidentuar parcelën me kanabis. Dodaj, shton se kur u arrestuan tre fqinjët, u dërgoi bukë dhe ilaçe në burg, por ata nuk e pranuan që të betohej, ndërsa e fajësuan.

Policia pas ngjarjes fajësoi gjykatën se e liroi nga burgu ‘Petrit Lleshi 33-vjeç ishte arrestuar më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" duke e liruar’.

INTEVISTA E PLOTE

Si është historia juaj?
Fqinjët dolën me më vrarë, jo me më plagosur, por desh Zoti i madh, shpëtova

Kush janë ata?
Unë jam banor i Grykëlumit Tale në periferi të qytetit të Lezhës, në zonën bregdetare. Unë ata persona i kam fqinj në derë të shtëpisë, 40 metra larg, kam pasur marrëdhënie të mira familjare. Një ditë mora një kovë bojë për të lyer soletën. Por nuk pashë gjë nëse kishte bimë narkotike të mbjella të fqinjë. Kur mbarova punë u ula poshtë. Pas një jave helikopter kishte kaluar dhe kishte verifikuar se kishte bimë narkotike. Edhe bukë u dërgova te burgu për ti respektuar.

U vajte në burg?
Më thanë familjarët e atyre që t’u dërgoj disa plaçka, ilaçe në burg, pasi i kapën të tre, babanë dhe dy djemtë. Kur dolën më akuzën se ke hipur në këtë datë në soletë dhe na dhënë në polici. Unë u thash u bëj be sipas Kanunit. Ata nuk pranuan, por thanë do ta gjejmë vetë. Ndërkohë që pa gjetur gjë më bënë atentat dhe më plagosën.

Si quhen ata që të dalluan?
Petrit Lleshi dhe Zef Boci janë nip dhe dajë. Mua më qëlloi Zefi, daja i Petrit që është fqinji im. Ai tentoi që të hakmerret pas një muaji. Unë isha në furgon duke udhëtuar për në Lezhë. Në momentin e ngjarjes, shoferit i ra goma, unë u ula i ndihmova, por më zunë pritë, pasi ishin duke më ndjekur. Në atë moment kisha edhe familjen në tokë deri sa u rregullua makina. Fillimisht më goditën me levë, luftuam pak, pastaj daja, Zefi nxori automatikun dhe më qëlloi. Kur nxori armën ika, por më qëlloi nga mbrapa dhe nuk di gjë cfarë ka ndodhur, vetëm kur më doli gjumi në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ku të kapi plumbi?
Në pjesën e pasme, më dëmtoi fshikëzën e urinës dhe më ka dëmtuar një zorrë, por kam shpëtuar nga shtylla kurrizore.

Të ka ardhur ndonjë nga fqinjët?
Më erdhi nëna e tij, se i kam pasur nga zona nga ku kam ardhur nga Mirdita. Nëna erdhi te spitali dhe më pa duke qarë, më dhimbset, e tha se nuk u ke borxh. Nuk e di a kanë pirë gjë a kanë qenë në efektin e alkoolit. Por dua të sqaroj se nuk jam qëlluar për para borxh për këtë apo atë, prandaj po e sqaroj.

Si do të veproni?
Shteti të bëjë si të dojë, le ti lërë të lirë si nesër

I fal?
Nga ata e shtetit, nuk merrem nëse duan ti dënojnë nëse ti lirojnë që nesër

Pra i fal për plagosjen?
Jo, pasi do ta zgjidhin pleqtë, sepse kam bërë shpenzime...

Do e zgjidhni me Kanun?
Po...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit