Konflikti për drogën, arrestohen autorët e plagosjes në Lezhë, policia: Njëri u kap me kanabis, gjykata e liroi

Konflikti për drogën, arrestohen autorët e plagosjes në Lezhë, policia: Njëri u kap me kanabis, gjykata e liroi

Vendi ku ndodhi ngjarja ne Lezhe

LEZHË-24 orë pasi plagosën një person me armë zjarri, policia ka arrestuar dy autorët e ngjarjes. Ata janë Petrit Lleshi dhe Zef Boci (Dritan Ndoj) të dy banues në Tale. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur "Ura e Prekanit", ndërsa i plagosuri është Martin Dodaj 34-vjeç, banues në Tale.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore. Burime për Report Tv pohojnë se Dodaj është qëlluar me armë zjarri nga Lleshi dhe Boci pas një konflikti për parcelat e hashashit në zonën e Mirditës.

Policia njofton se Petrit Lleshi 33-vjeç ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" duke e liruar.

Pas daljes nga burgu, Petrit Lleshi së bashku me Zef Bocin tentuan të vrasin me armë zjarri Martin Dodajn, ndërsa dyshimet lidhen me konfliktin për kanabisin.Ndërkohë që sot në Memaliaj u gjet një person i vrarë dhe shkak dyshohet se ka qenë denoncimi i parcelave me kanabis. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë