VIDEO/Plagoset me armë zjarri një 34-vjeçar në Shënkoll të Lezhës, u qëllua nga dy persona (Detaje)

LEZHË - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Shënkollit në Lezhë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri është Martin Dodaj, 34-vjeç, banues në Tale, Lezhë i cili është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të tjerë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Lezhë 

Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur " Ura e Prekanit" në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit - Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. 

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër