Ekskluzive/I dehur, shoferi i urbanit
merr zvarrë dy të mitu

Ekskluzive/I dehur, shoferi i urbanit<br />merr zvarrë dy të mitu
TIRANË - Autubosi i Tiranës së Re me targa AA 620 AI në pronësi të “Alba-Trans” ka aksidentuar dy të mitur, 12 dhe 14 vjeç, rreth orës 16:30 minuta.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, kur autobusi ishte duke lëvizur. Nga vendi i ngjarjes gazetari i A1 Report, Arsen Rusta, raporton se, shoferi i autobusit, ka rezultuar në gjendje të dehur, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Kanë qenë pasagjerët që kanë dhënë alarmin dhe shoferi e ka ndaluar automjetin. Ata kanë njoftuar edhe policinë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Dy të miturit, që janë lënduar në ngjarje, kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë dërguar në shtëpitë e tyre.

Duke folur për A1Report, shoferi emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka thënë se, nuk është në gjendje të dehur. “Nuk jam në gjendje të dehur”, tha shoferi. Ai ka deklaruar se, nuk ishte duke lëvizur, kur ka ndodhur aksidenti.

Por ndryshe thotë policia rrugore e Tiranës. Sipas tyre, shoferi pas testit ka rezultuar i alkoolizuar duke dalë pozitiv.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali