EKSKLUZIVE/ I Dërguari i Posaçëm i Britanisë për Tregtinë: Do shtojmë praninë në Ballkan! Deputeti: Shqipëria ka potencial për turizëm, s'kemi pse të shkojmë në Greqi apo Kroaci

TIRANË- Pas daljes nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe do të forcojë marrëdhëniet me rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me Shqipërinë, duke e cilësuar si një pikë strategjike në rajon. Forcimi i marrëdhënieve bëhet i qartë nga vizita e delegacionit britanik në Tiranë, të cilët kanë folur ekskluzivisht në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj.

I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers tha se marrëdhëniet me Shqipërinë po shtrihen në disa fusha, ekonomi, turizëm, tregti, por edhe në arsim. Shqipëria ka një potencial shumë të madh sa i përket turizmit dhe kjo sipas Vickers do të jetë një pikë kyçe për t’ua prezantuar britanikëve në mënyrë që të zgjedhin vendin tonë për turizëm. Përveç turizmit, i Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe thotë se do fokusohen në marrëdhëniet ekonomike, ku shprehet i gatshëm për të afruar investitorë në Shqipëri sa i përket infrastrukturës, sidomos për të investuar në hekurudha, një prioritet i qeverisë shqiptare.

"Kemi një raport shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Por, mundësitë për t’i zgjeruar ato janë akoma më të mëdha. Një nga arsyet edhe të kësaj vizite janë pikërisht me këtë qëllim për të parë cilat janë mundësitë për të ardhmen. Ne patën disa takime me grupe interesi, sidomos me bizneset dhe mund të them me bindje se ka shumë kompani britanike që mund të investojnë në infrastrukturë. Ne vumë re, në qytet se ka shumë ndërtime dhe jam shumë i sigurt mund ta shfrytëzojmë këtë hapësirë. E di edhe nga takimet që kam patur me ambasadorin tuaj në Britaninë e Madhe, se doni që të zgjeroni rrjetin tuaj në infrastrukturë por në hekurudha sidomos dhe detyra ime si i Dërguari i Posaçëm për Industrinë do përpiqem që të sjell në Shqipëri investitorë në këtë fushë. Ju keni një potencial shumë të madh dhe unë do të bëj çmos t’iu vij në ndihmë", tha Vickers në Report Tv. 

I ftuar në ‘Studio Live’ ishte edhe deputeti britanik Daniel Kawczynski i cili thotë se potencialin e lartë që ka Shqipëria për turizëm dhe do e për të sjellë britanikët në vendin tonë për pushime dhe të mos shkojnë në Greqi, Kroaci apo Mal të Zi. Ai thekson se do të sjellin në Shqipëri gazetarë britanikë që të promovojnë Shqipërinë. Deputetja britanike Lisa Cameron shprehet se dy vendet kanë lidhje historike dhe kulturore, mbi të cilat mund të ndërtojmë një të ardhme shumë të mirë.

"Do të thoja se edhe pse në një kohë të shkurtër, patëm disa takime shumë të rëndësishme dhe angazhuese këtu. Kemi patur një drekë me presidentin tuaj, që shikon shumë potencial zhvillimor mes vendeve tona. Por, ne kemi edhe lidhje historike dhe kulturore, mbi të cilat mund të ndërtojmë një të ardhme shumë të mirë", tha Lisa Cameron.

"Herën e fundit që kam qenë në vendin tuaj ishte në Sarandë në 1991 dhe më duhet ta them se vendi juaj është transformuar jashtëzakonisht shumë në 30 vitet e fundit. Jam shumë dakord me Martin dhe Lisën, se duke patur një dialog mes Londrës dhe Tiranës në do të ndikojmë të forcojmë partneritetin tonë brenda Natos, pasi Shqipëria ka një pozicion shumë strategjik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, pa dyshim që jemi këtu edhe për të promovuar tregtinë. Por, shumë me rëndësi është që shumë shtetas britanik të vijnë dhe ta vizitojnë Shqipërinë, sepse aq më shumë britanik të vijnë këtu ta shikojnë vendin tuaj të bukur, por të shikojnë edhe sa vend i sigurt që ju jeni, do të ishte shumë e lehtë që ata të investojnë këto. Kur unë të kthehem, do përpiqemi të bindim disa nga gazetarët tanë të turizmit që të vijnë këtu dhe të shkruajnë se sa vend i bukur jeni ju për turizm. Nuk kemi pse shkojmë në Greqi, Mal të Zi apo Kroaci, pasi Shqipëri është një vend që ia vlen", u shpreh Daniel Kawczynski.

Shqiptarët që jetojnë në Londër dhe Britani të Madhe ishin fokus diskutimi në studio, ku ddeputeti Kawczynski u shpreh se Britania po punon për t'i ofruar atyre kushte sa më të mira. Ndërsa theksuan se do të punojnë edhe për problemet me vizat.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Lufta/ Deputeti britanik në Report Tv: Duhet të tregojmë që nuk jemi të varur nga gazi rus! Deputetja: Bota po solidarizohet me ukrainasit

 

Deputeti britanik Daniel Kawczynski tha në Report Tv se duhet të tregojmë që jemi jo vetëm kundër Vladimir Putin në këtë luftë, por edhe që nuk jemi të varur nga gazi rus. I dërguari i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers thotë se kryeministri Boris Johnoson ka qenë i ashpër me sanksionet ndaj Rusisë. Ndërkohë, deputetja britanike Lisa Cameron se kjo situatë ka bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar.

“Unë mendoj se pjesa më e madhe e shteteve të botës është bashkuar për luftën në Ukrainë dhe kanë dënuar veprimet e Vladimir Putin. Kryeministri Britanik Boris Johnson, ka qenë një drejtues i fortë, duke kërkuar më shumë ndihmë dhe aksione të forta kundër Rusisë, duke ndërmarrë edhe aksione të forta deri në sanksionet e forta ndaj Rusisë. Dukshëm lufta nuk po shkon në drejtimin që Putini do të dëshironte. Duhet të bëjmë më shumë në arritjen e paqes dhe zhvillimin e mëtejshëm të Ukrainës”, tha Martin Vickers për gazetaron Arbër Hitaj.

“Kemi parë pamje tragjike që kanë prekur zemrat e njerëzve në gjithë botën. Mijëra britanikë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar ukrainasit duke i strehuar në shtëpitë e tyre. Edhe familja ime po kërkon të bëjë të njëjtën gjë deri sa lufta të mbarojë. Besoj se ky horror që po ndodh në Ukrainë, po e forcon akoma më shumë komunitetin ndërkombëtar. Që po solidarizohet më popullin ukrainas”, u shpreh Lisa Cameron.

“Putini po përdor taktika lufte prej 20 vitesh tashmë. E filloj me Çeçeninë, Abkazinë e Jugut, Osetinë, Krimea, Gjeorgjia, Luhansk. Fatkeqësisht bota nuk ka qenë shumë e vëmendshme ndaj veprimeve të tij, ose e bashkuar për ta detyruar të japë llogari. Unë mendoj se kjo luftë e ka unifikuar botën dhe Naton si asnjëherë më parë. Jemi të gjithë shumë të privilegjuar që jeni pjesë e NATO-s, si Shqipëria dhe Britania e Madhe, që është një nga organizata në mos organizata më potente ushtarake në botë. Nuk ka humbur asnjë centimër tokë, ndër vite dhe besoj, tani më shumë se kurrë, se Shqipëria, Britania e Madhe dhe SHBA, por edhe gjithë shtetet anëtare, më e fundit Maqedonia e Veriut, duhet të tregojmë forcën tonë. Jo vetëm duke qenë kundër Putinit, por duke treguar se s’jemi të varur ndaj gazit rus si është Gjermania fatkeqësisht. Shumë nga ne kanë qenë duke punuar kundër ndërtimit të gazësjellësit Nord Stream, që e shikojmë si një lidhje të fortë e Rusisë në zemër të Europës. Unë besoj se duke parë dhe këtë tragjedi që po ndodh në Ukrainë Nord Strim do të ndalojë”, vijoi Daniel Kawczynski.

Ora 18:13
Shqiptarët në Londër, deputeti britanik për Report TV: Tani që jemi jashtë BE, po punojmë për t’u ofruar kushte sa më të mira

 

Deputeti britanik, Daniel Kawczynski thotë për Report Tv se tani që Britania e Madhe është jashtë Bashkimit Europian po punon për t'i ofruar shqiptarëve në Londër dhe Britani kushte sa më të mira. Deputetja Lisa Cameron thotë se Britania e Madhe do të punojë edhe sa i përket problemeve me vizat e shqiptarëve.

“Po ka lidhje shumë të forta. Kemi takuar shumë shqiptar që kanë ardhur në Britaninë e Madhe dhe kanë një arsimim fantastik, që vijnë ta zgjerojnë në Britaninë e Madhe, por edhe që duan të rikthehen përsëri këtu për të dhënë kontribut. Por, kemi patur edhe disa probleme të tjera në lidhje me vizat dhe kemi rënë dakord që ne si deputet kur të kthehemi do të flasim për këto çështje kur të kthehemi”, tha deputetja britanike Lisa Cameron për gazetarin Arbër Hitaj.

Unë kam ardhur bashkë më një asistenten time nga Rosburry që është Shqiptare, quhet Arlinda dhe është një sipërmarrëse. Ajo bën një punë të madhe në zonë time politike me komunitetin. Unë si deputet e kam parë në zonën time, kontributin e madh që shqiptarët japin në Britani. Tani që jemi jashtë Unionit Europian, ne duam që të krijojmë kushte sa më të mira për shqiptarët që jetojnë atje, apo duan të vijnë të jetojnë dhe punojnë në Britani. Por edhe e kundërta, ne duam sa më shumë shkëmbime kulturore dhe ekonomike mes Londrës dhe Tiranës dhe pse jo edhe britanikë që të vijnë të jetojnë këtu”, u shpreh Daniel Kawczynski.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geraldi: 06/04/2022 10:19

    Bla, bla, bla, u mbushem me dote dote dote por asgje......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike