TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi ka lënë sot spitalin, megjithatë ai nuk është shëruar plotësisht për t'iu rikthyer skenës politike pas më shumë se 50 ditësh mungesë. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv kësaj here nga shtëpia e tij, Alimadhi është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë, por vijon të marrë ende oksigjen në mënyrë artificiale.
"Sipas këshillave të mjekëve kam 2 litra oksigjen. Me thënë të drejtën në orën 09:15 kam qenë në ankth, se prisja një skaner dhe u realizua sot, por mora përgjigjen dhe tani jam qetësuar, 30% të mushkërive po vazhdoj mjekimin. Është bllokimi i frymëmarrjes, kur lëviz jep ngacmim dhe krijon probleme dhe në organet e tjera,janë plagë. gjatë këtyre ditëve kam diskutuar dhe me doktor dhe është bërë dallimi mes dy skanerëve, kur kam dalë me COVID dhe kur shkova në renimacion ka qenë shumë i vështirë, prandaj prisja përgjigjen e skaner, as doktorët nuk e shpejtojnë pse skaneri i dytë para se të futesha në reanimacion ka dalë me shumë probleme", tha Alimadhi.
Duke qenë se e ka kaluar rrezikun ndaj COVID-it, pasi analizat kanë rezultuar negativ pas 5-6 testeve të kryera, Alimadhi rrëfen se ka pasur shumë vizita në shtëpi nga familjarët dhe miqtë.
"Unë di që kam bërë 5-6 herë analizat e COVID-19, përgjigja ka dalë negativ, problem ishin mushkëritë, se nuk kisha probleme të tjera. Unë jam munduar që t'i respektoj këshillat e mjekëve, kam qenë bashkëpunëtor me ta, por duke qenë se jemi një fis i madh, gjithë dita ka qenë e ngarkuar duke i pritur dhe përcjellë ata se kanë qenë shumë të shqetësua. 20-45 ditë do të vazhdojë terapinë e mjekëve, duhet disa ditë", rrëfen ai.
Edhe pse fizikisht është shkëputur nga politika, ai është përpjekur që të jetë në kontakt me informacionet më të fundit mbi zhvillimet e aktualitetit, këtu edhe për Reformën Zgjedhore, për të cilën thotë se i vjen keq që nuk ka mundur të jetë aty gjatë diskutimeve, edhe pse është i bindur se ka një pakt të fshehtë mes PD-PS për të mos ndryshuar sistemin.
"Kur isha në reanimacion, shefja Alma Cani ma bllokoi celularin 5 ditë, dhe e kisha të vështirë se doja të lexoja aktet e reformës zgjedhore, por mu desh që për shkak të gjendjes jo të mirë dëgjova këshillën, shkëputa celularin Mund të jepja mendimet e mira, po ka një ngarkesë, ligjet po kalojnë shumë shpejt. Kam qene i vetëdijshëm për paktin PD-PS, këta janë bashkë, sistemi është i kapur, e kam thënë po s'më ka dëgjuar njeri. Mendja ka qene top", përfundoi Alimadhi.
Duhet shembur
Përgjigju