TIRANE - Dokumentet e Bankës së Shqipërisë dërguar Kuvendit në 31 korrik 2012 tregojnë se qindra milionë harxhohen çdo vit nga aparati 502 punonjës i Bankës së Shqipërisë për shpenzimet në ushqim, sport, udhëtime për jashtë vendit dhe honorare, pa llogaritur miliarda lekë të tjerë që shkojnë për luksin e përditshëm të Bankës që duhet mbikqyrë sistemin bankar dhe orientojë ekonominë në krizë.

Gazeta "Shqiptarja.com" e cila zbuloi dokumentet, shkruan sot, se përgjatë katër viteve të fundit shpenzimet e Bankës së Shqipërisë, janë rritur në mënyrë drastike, duke kapur shifra që nuk justifikojnë punën e një institucioni qendror bankar, që duhet të jetë vetë shembull për menaxhimin e fondeve në kohë krize të thellë ekonomike dhe reduktime shpenzimesh. LEXO KETU SHKRIMIN E PLOTE