TIRANE - Pas më shumë se 4 vitesh punime në selinë qendrore të Bankës së Shqipërisë A1Report sjell për herë të parë pamjet se si do jetë kjo seli pas përfundimit.

Nga pamjet e fokusura nga sipër selisë të ndodhur në qendër të Tiranës, gjithçka është krejt ndryshe nga më parë. Selia e bankës është dyfishuar në madhësi, ndërsa pjesa e shtuar është e veshur krejtësisht me xham pasqyrë, ndërsa në qendër është vendosur tuneli i thesarit, i cili zhvendoset nga Linza per t’iu bashkuar selise qendrore. 

bsh

Në këto punime nuk mungojnë dhe dyert e blindura të Bankës ku njëra prej tyre, ajo e thesarit i është besuar një kompanie italine nga Parma.
 
bsh

Këto imazhe shfaqen për herë të parë, ndërsa ende punimet në bankë nuk kanë përfunduar.

Në një kohë kur pamja e re e bankës sjell një imazh krejt të ri, është Prokuroria e Tiranës e cila ende nuk ka thënë fjalën e saj në lidhje me shpenzimet dhe tenderat e kryera për këto punimë pasi një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur abuzime të konsiderueshme në vlera monetare.
 
bsh



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)