EKSKLUZIVE/ Ja si u vendosën
shenjat e Liktorit në flamurin kuqezi

EKSKLUZIVE/ Ja si u vendosën<br />shenjat e Liktorit në flamurin kuqezi
TIRANE - Si u vendosën shenjat e Liktorit në Flamurin tonë kombëtar dhe pse u vendos që ai të ngrihej për herë të parë pikërisht ditën e pavarësisë me 28 nëntor 1939?
Dokumenti i sotëm, një telegram i datës 26 nëntor 1939, drejtuar gjithë prefekturave dhe nënprefekturave të vendit, zbulon shumë hollësi mbi ngritjen për herë të parë të këtij flamuri dhe se si ai do të shpërndahej në çdo qytet, do të ngrihej në krah të flamurit kombëtar dhe gjatë ceremonisë do të këndohej jo vetëm hymni kombëtar por edhe Hymni mbretëror dhe Giovinezza.

Telegrami urdhëron drejtuesit e prefekturave që flamuri i ri duhej të ngrihej në orën dhjetë e gjysëm të datës 28 nëntor dhe se kontigjenti i këtyre flamurëve ishte parashikuar që të sigurohej një ditë para ceremonisë (pra me 27 nëntor) dhe do të shëpërndahej në të gjithë prefekturat. Nëse ky kontigjent nuk do të ishte gati krahas flamurit kombëtar shqiptar do të ngrihej flamuri italian.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik