TIRANE - A1Report ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të dy hajdutëve, të cilët kishin si objektiv vjedhjen e navigatorëve satelitor nga makinat luksoze në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, njëri nga autorët është dënuar, ndërsa tani Prokuroria ka çuar çështjen në Apel.

Pamjet tregojnë personin që kryen vjedhjen, i cili është 30-vjeçari I. Zeqo.

Fillimisht, thyen xhamin anësor të fuoristradës tip Merces Benz dhe më pas nxjerr nga kroskoti navigatorin Satelitor, ku minimumi i vlerës në treg shkon 150 euro. 

Pasi e merr navigatorin nga makina e vendos poshtë në trotuar, duke mos u shqetësuar nga askush. Zeqo në momentin që kryen vjedhjen shoqërohet nga një person tjetër i amatosur. 

Në pamjet e siguruara nga A1Report, shikohet qartë se, veshja “trendy” e Zeqos me xhaketë gri dhe me pantallona të bardha nuk të krijonte përshtypjen e një hajduti të rëmdomtë, ndërsa për prangosjen e tij policisë i janë dashur plot gjashtë muaj. 

Dy hajdutët janë pikasur nga kamerat e sigurisë, pranë një dyqani tek rruga e “Kavajës”.

Zeqo së bashku me autorin tjetër, i cili është shpallur në kërkim nga policia, e kryenin  “aktivitetin” e tyre pranë rrugës “Myslym Shyri”, në rrugën e “Durrësit” dhe në rrugën e “Kavajës”.

Në harkun kohor të gjashtë muajve, në Tiranë, ky grup ka arritur të vjedhë dhjetëra navigatorë nga makinat më luksoze, ku vlera totale shkon rreth 45 mijë euro.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)