Ekskluzive/ Kamëz, banorët
'luftë' t’i shpëtojnë përmbytjeve

Ekskluzive/ Kamëz, banorët<br />'luftë' t’i shpëtojnë përmbytjeve
KAMEZ- “A1 Report” ka sjellë pamjet ekskluzive të momenteve të para të përmbytjes në zonën Kamëz buzë lumit të Tiranës në lagjen e njohur si “Treshi”.

Në orët e para të mëngjesit të tre ditëve më parë banorët janë përballur me furinë e përmbytjes e për të shpëtuar veten janë ngjitur mbi tarracat e shtëpive.

Uji ka marrë para gjithçka në orendi shtëpiake, ku lartësia ka kaluar 1 metër e gjysmë.

Rreziku ka qenë i madh për të gjitha familjet, pasi edhe fëmijët e vegjël janë kërcënuar nga situata e përmbytjes.

Më të vështirë e kanë pasur disa prej banorëve, të cilët s’kanë mundur të largohen më parë, por kanë mbetur mbi bordurat e mureve rrethuese e një prej tyre dhe mbi një portë.

Një nga banorët e zonës ka mbetur mbi një portë ngjyrë blu për afro 2 orë, derisa ka rënë intensitetiti i përmbytjes.

Banorët tre ditë pas përmbytjeve apelojnë për ndihmë, pasi sipas tyre uji i ka marrë gjithçka në pak minuta dhe ende askush nga institucionet shtetërore si ka shkuar të përllogarisë dëmin.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë