Ekskluzive/ Kampionë dhe nënkampionë Europe, rusët e artë të mundjes shqiptare: Këtu na vlerësojnë, tani synojmë Lojërat Olimpike (VIDEO)

Islam Dudaev nderoi Shqipërinë në kampionatin Europian të mundjes, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 65 kilogramë. 29-vjeçari nga çeçenia fitoi të pesta ndeshjet në Rumani, teksa në finale mposhti rusin Rashidov, duke lartësuar flamurin shqiptar në podium. Për Report TV ai rrëfeu emocionet e të qenit kampion Europe.

“Jam shumë i lumtur për këtë medalje, pasi është shumë e rëndësishme për mua. E doja prej një kohe të gjatë, por më ka ndjekur fati i keq. Gjithsesi këtë ia dedikoj edhe shokëve të mi të cilët më kanë ndenjur afër duke më motivuar,”-tha Islam Dudaev, kampion Europe në mundje.

Për Dudaev medalje e artë në Europian nuk është akoma maja sepse ai ka të tjerë objektiva të mëdha.

“Objektivi i rradhës është të kualifikohem në Lojërat Olimpike të Parisit. Më duhet të fitojë një turne në Baku të Azerbajxhanit për të shkuar atje,”-deklaroi ai.

Prej më shumë se 2 vitesh Dudaev, bashkë me mundësin tjetër Abakarov, jetojnë në Shqipëri dhe ai pohon se ndjehet i vlerësuar.

“Jam shumë i kënaqur me jetesën në Shqipëri. Kam marrë dashuri dhe rrespekt këtu dhe për këtë falenderoj ekipin tim, trajnerin Leonard Çakmashi dhe presidentin Sahit Prizreni,”-u shpreh Dudaev.

Edhe pse kishte pretendime për medaljen e artë, edhe mundësi tjetër nga Çeçenia i cili përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov, bëri krenarë sportin shqiptar me vendin e dytë në kategorinë deri në 61 kilogramë.

“Ndeshja e dytë më nervozoi disi pasi ndaj mundësit gjeorgjian bëra një gabim dhe humba 4 pikë. Gjithsesi e mblodha veten dhe mora 6 pikë për 16 sekonda. Do thoja se medalja e argjendit nuk është ajo që doja, pasi e kisha fituar edhe më herët, por duhet të saktësoj se në përgjithësi rezultati është pozitiv,”-deklaroi Zelimkhan Abakarov, nënkampion Europe në mundje.

Si Dudaev ashtu edhe Abakarov në muajt prillë dhe maj kanë dy gara ndërkombëtare ku synojnë të kualifikohen për Lojërat Olimpike të verës në Paris.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 21/02/2024 22:46

    Keto dine vetem te thone "faleminderit" ne shqip or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension