Në këtë foto siguruar nga policia Doda ka qenë vetëm 18 vjeç. Zhvillimet e reja ku ai dyshohet se është përfshirë në korrupsionin e një gjyqtari për të fituar lirinë e ka sjellë edhe njëherë tjetër në vëmendjen e policisë përsëri si person në kërkim.
VIDEO/ Report TVv siguron foton e re e të kërkuarit Gentian Doda
Report TV ka mundur të sigurojë këtë foto të re të Gent Dodës në të cilën ai është fiksuar gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës. Mësohet se kjo foto i është shpërndarë të gjitha komisariateve dhe pikave kufitare për ta idenfikuar dhe ndaluar Gentian Dodën.
(Foto e re e Gentjan Dodës, personi që u lirua nga burgu me vendim të gjyqtarit Shkëlqim Miri)
Burimet policore pohojnë se Gentian Doda për momentin është një prej shqiptarëve më të kërkuar në të gjithë Shqipërisë. Po ashtu shenjat e gishtave dhe kjo foto i është dërguar Interpolit dhe Europolit. Prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen hetimore ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri ka një sërë provash, mesazhe telefonike dhe biseda në Whats app ku përfshihet Doda. Gentjan Doda dyshohet se është arratisur duke kaluar kufirin e gjelbër me Kosovën. 
(Gentjan Doda në moshën 18-vjeçare, kur kreu vrasjen në Burrel)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










