Ekskluzive/ Kur Enver Hoxha
merrej me arkivolet dhe fustanet

Ekskluzive/ Kur Enver Hoxha<br />merrej me arkivolet dhe fustanet
Ishte një mbledhje e zakonshme, ditore, e sekretarëve të Komitetit Qëndror, e 3 majit 1983. Aty flitet për tema të mëdha e të vogla, çështje rreth të cilave udhëheqja ishte e shqetësuar. Atë ditë, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Foto Çami, Hekuran Isai dhe Vangjel Çërrava, ishin mbledhur për të folur “për organizimin e mirë dhe entuziazmin e mobilizimin e masave punonjëse gjatë manifestimeve të 1 Majit në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, për rritjen e vigjilencës, për ndërtimet, për matësin elektrik, për disiplinën në punë të Kombinatit të Autotraktorëve “Enver Hoxha” si dhe për ndërresën e tretë të Kombinatit të Tekstileve “Stalin”, për një takim me rritës të dalluar të bagëtive të imta, për pusin e naftës e të gazit nr. 37 në avari dhe përpjekjet që bëhen për mbylljen e tij, për problemin e gruas në disa rrethe, për rëndësinë që i duhet kushtuar organizatës së rinisë në repartet e Ushtrisë Popullore, për rëndësinë që i duhet kushtuar koncepteve të vjetra e të dëmshme që ekzistojnë akoma në disa rrethe dhe lufta kundër tyre.... Dhe në fund, një cështje që ngjan groteske në pamje të parë, por tregon se deri në ç’pikë ndërhynte regjimi në jetët e njerëzve. Ata diskutojnë shpenzimet e tepërta të shqiptarëve në diktaturë për fejesat, martesat, vdekjet...
 
Shqiptarja.com publikon procesverbalin e mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qëndror. Dialogjet mes udhëheqësve janë shumë domethënëse.

Lexoni këtu shkrimin e plotë në Shqiptarja.com (versioni online i gazetës Print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit