Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvillura një takim rreth 60 minuta në rezidencën amerikane me ambasadoren Yuri Kim. Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë reforma zgjedhore, për të cilën po në shtëpinë e amerikanëve u arrit marrëveshja mes palëve, por vijon të mbetet peng i riformatimit të KQZ.
Lulzim Basha i është drejtuar ambasadores Yuri Kim një ditë pasi kryeministri Rama tha në Kuvend se opozita duhet të ndalojë kërcnëimet, sulmet dhe shantazhet ndaj PS, pasi një fije peri e ndan marrëveshjen nga grisja.
Edhe pse më 5 qershor palët arritën një marrëveshje për Zgjedhoren, ende nuk ka një përcaktim të saktë të saj të përkthyer në amendamente ligjore, pasi KQZ vijon të jetë problemi që mban peng këtë reformë. PS dhe PD nuk po bien dakord për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe pse në takimin e fundit të Këshillit Politik u dukur sikur palët ishim më optimiste për arritjen e një konsensusi mes tyre. PD-ja kërkon që të zgjidhet sërish nga politika, por kryeministri Edi Rama deklaroi se në Këshillin Politik në draftin që u dakordësua u pranua nga të gjitha palët fakti që ky institucion, pra KQZ-ja do të ishte e depolitizuar.
Ambasadorja Yuri Kim së bashku me ambasadorin e BE, Soreca dhe atë britanik Norman u investuan personalisht që të arrihej kjo marrëveshje mes palëve të Këshillit Politik, ndërsa ndihma e ndërkombëtarëve për kryeministrin Rama duhet t'i kujtonte të gjithë palëve politike se çështjet e brendshme duhet t'i zgjidhin mes tyre dhe jo t'i drejtohen faktorit ndërkombëtar.
Gjatë paradites së sotme edhe një grup deputetësh të opozitës janë takuar në Kryesinë e Kuvendit në orën 11:30, me shefin e zyrës politike të Ambasadës së SHBA, Ian Crawford. Në fokus të takimit ka qenë pikërisht reforma zgjedhore, ku opozita parlamentare kërkon lista të hapura, ndryshim sistemi dhe mos krijimin e koalicioneve parazgjedhore dhe se do të bojkotojë votimin nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.
Ian Crawford është një ndër ndikuesit e arritjes së Reformës Zgjedhore e ardhur posaçërisht nga SHBA-ja, i cili më 31 maj është takuar edhe me Oerd Bylykbashin, Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin.
He mo ngele femij bythe ti pregatitu behi pak serioz se do te takoi dhe ty te behesh mut kryeminister sic gjith keta palacot e tjer
PërgjigjuTmerre, erdhi dita qe Basha te xhiroje SHBA-te! Dhe se ka keq, pasi i dhane gishtin dihet se cfare do kerkoje!
Përgjigju