Krisja për KQZ-në, Rama kërcënon Bashën: Ramë dakord se do ishte e depolitizuar! Lëri shantazhet, një fije peri e ndan marrëveshjen nga grisja

TIRANE-Drafti i reformës zgjedhore që u miratua në Këshillin Politik me ndërmjetësimin e fortë të ndërkombëtarëve pak javë më parë është një fije peri larg grisjes. Paralajmërimin për hapin ekstrem e bëri kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme plenare. Kreu i qeverisë iu drejtua kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe anëtarit të këshillit politik nga LSI-ja Petrit Vasili që të lënë shantazhet, kërcënimet dhe sharjet në drejtim të Partisë Socialiste, pasi nuk janë vetëm noter të cdo gjëje që kërkojnë, por forca më e madhe politike në vend, qeverisëse.

"Mos na tundoni se për atë Zot ajo marrëveshje është një marrëveshje që sigurisht ka krijuar kushtet pozitive, në raport me klimën dhe natyrisht dhe në raport me partnerët, por për mua personalisht ajo nuk është reformë. Ai është një kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm që kemi bërë të gjithë ne, që jemi në këtë krah dhe e kemi bërë për të njëjtën arsye që thotë dhe zonja Hajdari, në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet prapë muhabet kafenesh, lart e poshtë nëpër Europë, por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshjeje nga grisja e asaj marrëveshjeje.

E këtë fije peri duhet ta ruaj mirë Lulzim Basha bashkë me Peço Vasilin e me të gjithë ata se nuk ia kemi për borxh që të na sulmojnë çdo ditë, të shpifin çdo ditë, të akuzojnë çdo ditë, ndërkohë që dua apo nuk dua unë personalisht, është fakt që shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura. Mos kujtoni se jemi noterë të cdo teke që ju vendosni, se kur bëhet dhe kur nuk bëhet dhe ti ndalojnë sharjet, e kërcënimet ndaj PS-së, se mësimin ua kemi dhënë disa herë dhe prapë do ua japim, por në këtë pikë të mos na shqetësojnë se boll jemi tërhequr përtej cdo lloj pritshmërie edhe nga baza e votuesve tanë, që nuk e kuptojnë pse komisionet nuk u depolitizuan" tha Edi Rama.

Pak minuta pas deklaratës në Kuvend, gjatë prezantimit të kryenegociatorit Zef Mazi, kryeministri tha se deklarata nuk ishte kërcënim. "Ajo marrëveshje do të shkojë në parlament, ne i qëndrojmë, por ata të mos vijojnë me sharje të atyre deputetëve që të do të votojnë marrëveshjen. Unë nuk kam më shumë respekt për Bashën dhe Peco Vasilin sesa për Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin. Ata nuk kanë asnjë ekskluzivitet. Ne kemi detyrim ti qëndrojmë marrëveshjes. Në parlament janë njerëz që kanë bërë zgjedhjen e tyre. Sot janë tre palë në Shqipëri, ne, ata jashtë dhe ata brenda. Ne kemi detyrim ti akomodojmë kërkesat e tyre, por nuk jemi fondacioni "Populli" i Rrapush Xhaferrit. Nuk është kërcënim, marrëveshja për mua nuk është reformë, por dakordësi për një statusquo që Shqipërinë nuk e ndihmon për zgjedhjet, por e ndihmon lidhur me klimën, me dakordësinë në proces" tha ai.

Pika që ka futur në ngërç palët për reformën zgjedhore aktualisht është përbërja e KQZ-së. PD-ja kërkon që të zgjidhet sërish nga politika, por kryeministri Edi Rama deklaroi se në Këshillin Politik në draftin që u dakordësua u pranua nga të gjitha palët fakti që ky institucion, pra KQZ-ja do të ishte e depolitizuar. Propozimet e PD-së, Edi Rama i cilësoi si zvarritje ndaj procesit. "Frika nga zgjedhjet është në barkun e Bashës. Tani vijnë me propozime ekstravagante për KQZ, edhe pse kemi rënë dakord që do të jetë e depolitizuar. Ka një proces që është ende i papërfunduar si rezultat i zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare detajimit të marrëveshjes" tha ai.

Deputetja demokrate Rudina Hajdari akuzoi opozitën jashtë parlamentare PD-LSI se bëri dy vite revolucion me molotov dhe protesta pasi dogji mandatet dhe në fund rezultoi se e bëri gjithcka për një tender, atë të identifikimit biometrik. "Këshilli Politik përfundoi duke e lënë atë sistem sikur është nuk bëri asgjë. PS, PD, LSI ranë dakord se sistemi aktual është më i mirë. Thanë le ta lëmë sikur ishte, po kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet, kur numërimi, administrata është mirë. Pse i nxorët njerëzit në rrugë, pse i latë bashkitë rrugëve? Opozita mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. Bëri revolucion, nxori njerëzit në rrugë, bëri luftë për dy vite me radhë për tenderin e identifikimit biometrik. Ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender. Por nuk merrem më me atë se është humbje kohe" tha ajo.

Rudina Hajdari tha se e mbajti fjalën duke firmosur marrëveshjen për hir të integrimit, ndërsa i kërkoi Edi Ramës që të mbante premtimin që dha që pas shkallës së parë të reformës zgjedhore do të diskutohej ndryshimi i sistemit. "Rama do të shkojë në pension politik, po i hapi listat. Por nuk e kuptoj atë lider opozite që do të rrijë sikur është, nuk e do votën e diasporës, depolizitimin e administratës.  Edi Rama ti gabohesh nëse mendon se ne jemi kartonë të votojmë atë reformë pa ndryshuar sistemin. Nëse ke ndërmend të shpallesh diktator mund ta bësh, nëse ke ndërmend, bashkë edhe me Bashën, thuaje, ne jemi bashkë dhe do të shpallim diktaturën. Edi Rama na premtove se do ta bëjë reformën me dy faza. Unë e ngjita atë shkallë, se vura interesin e shqiptarëve para meje, po tani ti ku e ke shkallën tënde, cfarë do të bësh ti? Sot listat e hapura i do e gjithë shoqëria shqiptare. Jeni bërë sulltanë. Nuk ka votë pa dëgjuar zërin e popullit shqiptar dhe Kuvendit." tha Hajdari.

Nuk mungoi përgjigja e kryeministrit, që theksoi se është i hapur dhe ndryshimi i sistemit nuk është tabu për atë, por përgjegjësia sërish do i mbetet liderit për listën. "Listat e hapura kanë problemet e tyre, por për mua nuk janë tabu që të jemi të qartë. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthekan kryetarin si të tjerët, ia heqin përgjegjësinë për listat, sepse përgjegjësia e lidershipit është aty" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
Balla: S'ka për të pasur trafikim votash për të votuar 'Zgjedhoren'

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh në Kuvend se nuk ka për të pasur histori trafikimi të votave për të votuar reformën zgjedhore. Ai tha se PS-ja ka 74 vota dhe për të plotësuar numrin e duhur, pra 84 duhen , duhen kartonët jeshil nga opozita parlamentare.

"Histori trafikimi votash nuk ka për të pasur. Nëse duan që marrëveshja të kthehet në ligj, duhen edhe votat e këtyre këtu (opozita në parlament). Në këtë krah ka vetëm 74 mandate (shumica socialiste). Këtu ka nevojë për një marrëveshje tjetër me ju, por të sillemi të përgjegjshëm. Nuk gjej ndonjë dallim të madh mes Kujtim Gjuzit dhe Salit" tha Balla.

Ora 12:28
Batutat në Kuvend, Rama: Gjuz, të honksha shaminë, vetëm mustaqet s'ti heqim dot (VIDEO)

Gjatë fjalës nga foltorja në Kuvend, kryeministrit i ndërhyri disa herë Kujtim Gjuzi, ndërsa Edi Rama nuk i kurseu disa batuta në adresë të tij. "Mor Gjuz të jetë për ty e lëmë i luajmë fenë, ke një gjë që ne nuk ti heqim dot, mustaqet. Unë kam një kripto mustaqe, Gjuz mos më ndërhy të honksha shaminë që ke në xhep. Boll se je i vetmi mbret që bërtet. Gjuz referendum për Monarkinë nuk do të ketë se fiton ti dhe bëhesh mbret" tha ai. Ndërsa Gramoz Ruçi e paralajmëroi disa herë për ta përjashtuar.

Ora 12:19
Krisja e 'Zgjedhores' për KQZ-në, Rama: Ramë dakord të ishte e depolitizuar, tani PD sjell propozime ekstravagante

Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se opozita jashtë parlamentit PD-LSI po zvarrit draftin për reformën zgjedhore që u ra dakord me propozimet për KQZ-në. Sipas Ramës, në tryezë u ra dakord që KQZ-ja të ishte e depolitizuar, por tashmë, shtoi si, PD-ja sjell propozime ekstravagante.

"Duhet të akomodoheni me idenë, që ka një marrëveshje për të adresuar rekomandimet e ODHIR-it. Ka të drejtë Murrizi që të dalë dhe të bëjë talljen e madhe, pasi është e kundërta e rekomandimit të ODHIR, por ja që është ODHIR ka dhënë OK-ej. Frika nga zgjedhjet është në barkun e Bashës. Tani vijnë me propozime ekstravagante për KQZ, edhe pse kemi rënë dakord që do të jetë e depolitizuar.

Tani cudia më e madhe është që jo në zgjedhjet e ardhshme vendore, por të përgjithshme, pra ata mendojnë se do të jenë në opozitë. Teknologjia sot në raport me kohën është e pamundur, por ne nuk duam të marrim asnjë përgjegjësi për këtë, jo u bë, jo s'u bë tenderi, le ta marrin dhe ta bëjnë vetë. Po u bë bukuri, po s'u bë mos kemi llafe. Edhe këtë thonë nuk e duam deri në zgjedhje, por me mandat të plotë. Zvarritja nuk ndihmojnë" tha ai.

Ora 12:13
Ndalimi i koalicioneve, Rama sulmon Maliqin: Nuk votoi as për veten e tij, kapi një drejtori...

Një grup deputetësh në parlament nga opozita kërkojnë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por një tjetër pjesë e opozitës në Kuvend e kundërshtojnë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Edi Rama nuk ka shmangur kunjat dhe sulmin kundër Lefter Maliqit, kur vjen puna te koalicionet. Edhe pse nuk iu referua me emër konkret, në përgjigjen e tij la të kuptohet se bëhet fjalë për atë.

"Kur vjen puna te koalicionet mos më bëni të flas. Është një deputet këtu që nuk ka votuar as për veten e vet, ka ardhur këtu deputet, i PD-së, ka bërë fushatë për mua për PS-në, mes dy kohërave ka kapur një drejtori. Mua hajde të më pikturoni si diktator, por unë dhe Luli? Do të ishte zhvillim i rëndësishëm demokratik sepse Shqipëria nuk do të kërcënohet nga diktatura si me lista të mbyllura si të hapura" tha Rama.

Lefter Maliqi në vitin 2017 ishte në listat e PD si kandidat në Berat, por jo në listën fituese. Për këtë arsye, ai u largua nga PD duke kaluar me PS. Si shpërblim për rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore në Berat shumica e emëroi zv. Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve. Por pas djegies së mandateve nga opozita e vjetër, i erdhi radha në listë dhe ai pranoi që të merrte mandatin duke sulmuar tani Ramën.

Ora 12:08
Rama: Listat e hapura nuk janë tabu për mua, por përgjegjësinë sërish e ka lideri (VIDEO)

Edi Rama u shpreh sot se është gati që të flasë për ndryshimin e sistemit zgjedhor në parlament, por përpara duhet të kalojë drafti i dakordësuar në shtëpinë amerikane dhe të Europës. "Për derisa ju iu referuar që unë aty kam thënë, është e vërtetë. Ju asnjëherë nuk më dëgjuat, por më refuzuat. Se nëse do të ishim ulur që atëherë kur ata të tjerët e kishin ndarë mendjen se do ta merrnin pushtetin me dhunë atëherë sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por jo këtë. Edhe PS-ja ka interesat e veta dhe i ka më të përputhura me ato publike dhe kombëtare sesa ju, sepse përgjegjësinë dhe ndikimit e ma më të madh.

Kjo temë është në zhvillim e sipër dhe më vjen keq sepse e shosh edhe në sjelljen publike të atyre që janë jashtë që kujtojnë se mund ta kalojnë lumin hipur mbi kalin mbrapsht, nga njëra anë duke vendosur kushte dhe nga ana tjetër duke dalë dhe na sharë dhe akuzuar. Aty ku bashkohem me ju është pjesa, që nuk kam sesi të kemi mendim ndryshe, e ngritën tërë këtë ballonë në ajër dhe një ditë të bukur na thanë, jemi mirë kështu si jemi. I duam sikur i kishim, pra nuk e paska pasur fajin sistemi i administrimit, pasi paska qenë OK-ej.

Dhe në kohën e humbur zonja Hajdari, ne kemi lënë mbrapa dy pika të rëndësishme, njëra e huaja sot, e jona që dje, vota e emigrantëve dhe tjera e tyrja, identifikimi biometrik. Le ti kthehen fjalëve të mira shumë kohë më parë, kur thosha Lulzim mos humb kohë rrugëve por hajde të bëjmë reformën për sistemin e teknologjisë që ta fusim në sistem, të bëjmë projektin pilot për teknologjinë dhe mbi atë të ngremë sistemin e plotë duke adresuar sistemin e plotë. Por atë kohë ishte ideja 'te sheshi, te sheshi, do të ndahet përsheshi', sa te Astiri te Teatri dhe në fund erdhëm ta lëmë sikur e kemi. Falë edhe zonjës Hajdari ne kemi pranuar, që të mos depolitizohet sistemi i administrimit. Nga interesi partiak nuk është problem për mua, por nga pikëpamja e shtetit është kthim i madh mbrapa. Ju duhet të kuptoni se nuk funksionon, mos mësoni nga Basha ti kërkoni të gjitha dhe të mendoni se këtu nuk ka të tjerë.

Zonja Hajdari kemi folur, unë nuk besoj që listat e hapura sjellin demokraci, rritje të cilësisë, që do të hapen listat dhe këtu do të vërshojë rinia dhe të tjerët do të goditen nga votat. Listat e hapura kanë problemet e tyre, por për mua nuk janë tabu që të jemi të qartë. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthekan kryetarin si të tjerët, ia heqin përgjegjësinë për listat, sepse përgjegjësia e lidershipit është aty. Por janë disa pyetje, nëse ju sot jeni këtu kjo ka ardhur nga listat e mbyllura. Por listat e hapura nuk janë tabu për mua, doni ti diskutoni, i diskutojmë, por nuk mund të na impononi, mos u bëni si ata që ikën, se me kërcënime dhe shantazhe PS-në e tundoni të tregojë sa të vegjël jeni. Të gjejmë një zgjidhje në shqip, jo në anglisht. Vota e diasporës do kohë është sistem" tha Rama.

Ora 12:03
Rama kërcënon Bashën dhe Vasilin: Lërini shantazhet se marrëveshjen një fije peri e ndan nga grisja (VIDEO)

Marrëveshjen për reformën zgjedhore e ndan vetëm një fije peri nga grisja. Kështu tha Edi Rama, që iu drejtua Bashës dhe Vasilit që të lënë shpifjet dhe sharjet në drejtim të PS-së. Edi Rama tha se marrëveshjen e pranuan për hirë të integrimit, edhe pse shumica e shqiptarëve nuk e duan.

"Ne duhet të mbyllim marrëveshjen, keni bërë gabim (Hajdarit) që keni braktisur këshillin, dhe pastaj cfarë doni që të diskutoni me ne një mirëkuptim për të votuar është temë, që pason dhe diskutimet këtu janë diskutime këtu, ata që janë jashtë nuk mund të imponojnë cfarë do të diskutohet këtu. Unë i them edhe njëherë sot Bashës dhe Peco Vasilit, mos dilni të shani dhe shantazhoni.

Mos na tundoni se për atë Zot, ajo është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive për klimën, por për mua nuk është reformë, është një kthim mbrapa për funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet muhabet kafenesh lart e poshtë, por një fije peri e ndan nga grisja pasi këtë fije duhet ta ruajë mirë, se nuk e kemi për borxh që të shpifshin cdo ditë, pasi shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura.

Mos kujtoni se jemi noterë të cdo teke, apo cdo koke që ju vendosni, se kur bëhet dhe kur nuk bëhet dhe ti ndalojnë sharjet, kërcënojnë PS-në, se mësimin ua kemi dhënë disa herë dhe prapë do ua japim, por në këtë pikë të mos na shqetësojnë se boll jemi tërhequr përtej cdo lloj pritshmërie edhe nga baza e votuesve tanë, që nuk e kuptojnë pse komisionet nuk u depolitituzuan" tha ai.

Ora 11:40
Edi Rama: PD-LSI po zvarrisin detajimin e marrëveshjes për reformën zgjedhore

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën jashtë parlamentare PD-LSI se po zvarrit draftin për reformën zgjedhore. "Ju dëgjova me vëmendje dhe nuk mund ti shmangem replikës edhe pse do të doja që në këtë moment mos shprehesha publikisht derisa ka një proces që është ende i papërfunduar si rezultat i zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare detajimit të marrëveshjes, që ju personalisht bashkë me tre të tjerët keni firmosur në selinë e një ambasade mike" tha Rama.

Ora 11:25
Reforma Zgjedhore, Rama për PD-në: Kërkojnë gjithcka dhe nuk lënë gjë pa thënë (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Edi Rama foli edhe për reformën zgjedhore. "Po ndodh një proces reformimi në sistemin e drejtësisë, i ndërlikuar, i gjatë, me defektet e veta dhe ndjekja e aseteve kriminale. Ministri i Brendshëm nuk mbledh kamerat, por sot dhe jo dje, policia është e pavarur zoti Valteri. Ju nuk mund të flisni policët kështu dhe policët ashtu. Shikoni të gjitha operacionet nga policia dhe do të shikoni si krimet e kryera më parë, janë hapur autorët. Patjetër që grabitja në Rinas do të bënte lajm të bujshëm, por ju e dini, që organizatorët janë kapur, janë pas hekurave. Ju flisni këtu njëlloj si kryetari juaj, Lulzim Basha. Jeni një tenor më i mirë se ai, me ushtrinë nuk keni lidhje, por me melodinë jeni më familjar se ai. Nga një anë kërkojnë gjithcka, nga njëra anë nuk lënë gjë pa thënë. Duan cdo gjë sikur e duan ata, nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj nesh, jo ndaj jush, por ndaj nesh, se ju jeni bijtë e mohuar të PD-së dhe i meritoni ato që u thonë, se ata u kanë sjellë këtu dhe ju keni dalë nga reshti, por me ne cfarë kanë? Kanë pamundësinë për kapërcimin e një kulture politike, që është problemi i madh i këtij vendi dhe si pasqyrohet në media.

Ne të gjithë jemi europiane dhe themi ta integrojmë Shqipërinë sa më parë në Europë dhe kur japim argumentet pse jemi më të zotë dominon ajo që nuk ka lidhje me BE-në, kultura e akuzës, shpifjes, fyerjes, përçarjes, sakatimit psikologjik, të një mileti të tërë, që këtu merr shembullin më të keq. Si ka mundësi që kur vini këtu ju apo ata që ishin para jush silleni kundër të gjitha atyre që u kërkoni fëmijëve tuaj në shtëpi, si shpjegohet? Sikur fëmijët tuaj të bëjnë atë që bëni ju këtu, apo baballarët tuaj (PD) secili si prind do të ishte shumë i shqetësuar. Imagjino zoti Valteri nëse ju thërret mësuesja e djalit, apo vajzës, se nuk e di cfarë keni vajza apo djalë, apo jeni në kërkim të një vajze. Ju do u dhimbe koka dhe do të thonit nga doli ky, ndërsa këtu u jepni shembull të gjithë nxënësve se kjo është mënyrë për t'u bërë njerëz të mëdhenj.

Ne nuk jemi engjëj, por as djaj, por as ju. Ti je një ëngjëll djallëzor që shfaqesh këtu në formën e një politikani të ri që nuk ka lidhje me të vjetrën është në rrugën tënde, do të kesh sukses besoj, se na duhen forca të reja në politikë, por nëse vërtetë do të jesh i ri në politikë, mos fol njëlloj si ata që të kanë sjellë këtu, se është mëkati më i madh që ky parlament ka bërë 30 vjet. Nuk ka qeveri që nuk bën gabime, nuk ekziston, por parlament në botë që të jetë një klub ku mblidhen njerëz dhe pa pasur raki përpara i bëjnë të dehurit të duken esëll krahasim me ta nuk ka. Nëse duhet të flasim për integrim duhet të zgjidhim këtë, duke bërë secili pjesën e vet, edhe unë që po flas, nuk e përjashtoj veten. Po të flesh me komshiun, patjetër i merr edhe zakonet. Jemi shqiptar me dëshirat, pasionet, dhe të metat tona. Por për të mos mbetur dyerve të ambasadave për gjëra që duhet ti zgjidhim këtu" tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bradasheshsi: 19/06/2020 03:17

    O palle heren e fundit ne votime shperndave ne fshatrat e elbasanit dhe librazhdit dekodera TV po tani cfare do japesh per te blere votat ? Paret qe more nga Toyota yaris

    Përgjigju
  • KAPTERR MALIQ KAKAO: 18/06/2020 20:23

    O kapter maliq bsjga po a ka ku të shkoi më posht që ti ske votu as për veten tate o maliq surat patate. Po ti mor fshatari ndyr je i gjithi lëtyr o kok pa lar maliqi karr.

    Përgjigju
  • mustaqet e celos: 18/06/2020 18:34

    ahahahahahaha ....o gjuz te hongsha shamine.hahahahahaha i madh per Zotin.ky tall lesht me te e atij i rritet nuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK